• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori nesër para KPK-së, si ka ndryshuar pasuria ndër vite

17:32 : 05/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Drejtori aktual i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Arqilea Koça do të përballet të mërkurën me KPK-në. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Arqilea Koça, drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Z.Koça do të kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Arqilea Koça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitet ’90. Ai punon prej 15 vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur edhe postet drejtuese të luftës kundër krimit të organizuar, drejtorisë së hetimit dhe të ndjekjes penale dhe së fundmi drejton zyrën e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Paralelisht me detyrën si prokuror, Koça ka qenë edhe pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës si dhe anëtar për tre vite i Këshillit të Prokurorisë. Në vitin 2017, ai kandidoi për t’u zgjedhur Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm, post i cili u fitua nga Arta Marku.

Lexo edhe:

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arqilea Koça nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Arqilea Koça për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arqilea Koça zotëronte pasuri me vlerë 5.6 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë, të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Koça deklaronte pronësinë mbi një tokë bujqësore prej 830 m2 në Linzë, një apartament të blerë me kredi dhe një makinë me vlerë 250 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.2 milionë lekëve, pa llogaritur këtu disa pasuri të paluajtshme që prokurori Koça i përfitoi përmes një kontrate shkëmbimi me një kompani ndërtimi.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve familjare të prokurorit dhe kapin vlerën e 11.8 milionë lekëve. Përveç apartamentit të zotëruar në Tiranë prej vitit 2000, ai deklaron nisjen e ndërtimit të një shtëpie në Voskopojë si dhe ka blerë një apartament banimi në Lukovë. Z.Koça zotëron gjithashtu 1.2 milionë lekë likujditete bankare, 500 mijë lekë kursime në cash si dhe automjet me vlerë 1.5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 50.5 milionë lekë. Vetëm 56% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, pagën e bashkëshortes dhe të ardhurat nga mësimdhënia. Shitja e pasurive të paluajtshme i ka siguruar familjes Koça të ardhura të konsiderueshme ndër vite, duke zënë 38% të totalit me një vlerë financiare prej 19.2 milionë lekësh. Gjithashtu, 4.3% e të ardhurave kanë si burim qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Arqilea Koça.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një kontratë të vitit 2006, e cila shkëmben sipërfaqen e truallit që zoti Koça zotëronte në Linzë të Tiranës me sipërfaqe ndërtimi. Nga kjo kontratë, familja Koça ka përfituar rreth 100 metra katrorë garazhe, një njësi tregtare dhe pesë apartamente, shitja e pjesshme e së cilave ka sjellë 19.2 milionë lekë të ardhura.

Në deklaratat e pasurisë mungojnë megjithatë informacionet e detajuara mbi destinacionin e këtyre të ardhurave dhe nuk është e qartë nëse janë ri-intestuar apo mbahen në gjendje cash.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

/Reporter.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025
SHOW BIZ

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

19:54 : 14/05/2025
SHOW BIZ

“Më njohu nga TikTok e pastaj donte ta mbyllja”, Hati flet për herë të parë për ndarjen nga Jashari

19:53 : 14/05/2025
SPORT

“Nuk e di çfarë k*** bën në futboll”, presidenti i Milanit i përgjigjet Boban: E kishte për veten

19:43 : 14/05/2025
BOTA

Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

19:39 : 14/05/2025
AKTUALITET

Rama: Linda, opozita e vetme që nuk e mund dot!

19:35 : 14/05/2025
Para

‘Më tha djali të bëhem si Elisa Spiropali’/ Komentuesit masakrojnë ‘deputeten’ e Lefter Kokës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

19:54 : 14/05/2025

“Më njohu nga TikTok e pastaj donte ta mbyllja”, Hati flet për herë të parë për ndarjen nga Jashari

19:53 : 14/05/2025

“Nuk e di çfarë k*** bën në futboll”, presidenti i Milanit i përgjigjet Boban: E kishte për veten

19:43 : 14/05/2025

Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

19:39 : 14/05/2025

Rama: Linda, opozita e vetme që nuk e mund dot!

19:35 : 14/05/2025

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Beratit

19:31 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com