• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Rudina që “humbi” Azemin

10:58 : 04/03/2019
në BOLD BLOG, POLITIKE


Nga Alfred Lela

Rudina Hajdari është e vetmja që e meriton, ndër të gjithë ata që ishin në Kuvend dhe që duan të futen aty, pas djegies së mandateve të forcave opozitare, një diskur publik. Ia vlen të flasësh për të dhe të argumentosh psetë dhe sepsetë e aktit të saj.

Jo se Rudina është Rudina, por se ajo është e bija e Azem Hajdarit. Jo vetëm se është e bija e Azemit, por edhe se është gege. Jo vetëm se është gege, por edhe se është e shkolluar jashtë; jo kudo, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jo vetëm se është shkolluar jashtë, por se ajo përfaqëson dy gjëra në një në mesin e së djathtës: një prurje të re dhe një ardhje nga tradita.

Jo vetëm se ajo mbërrin nga tradita, por edhe se e ka nëpër këmbë një ‘aktualitet’. Të ëmën, gjyqtaren Fatmira Hajdari, e cila pret t’i nështrohet procesit të vettingut.

Lexo edhe:

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

“Ishim përgatitur për kushte normale”/ Xhelal Mziu: I paarritshëm mandati i 3-të në Dibër

Rudina, ndoshta, i ka shkur nëpër mend të gjitha këto arsye (ose jo), kur e ka marrë vendimin për ta mbajtur për vete mandatin e deputetit. Zyrtarisht ajo ka dhënë dy motive që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi: ndërkombëtarët dhe ‘amanetin’ e të atit.

Ndërkohë që për të parën duhet të jemi të sigurt, po kaq të pasigurt duhet të jemi për të dytën. Nëse Azem Hajdari do të ishte gjallë, a do ta kishte djegur apo mbajtur mandatin e deputetit? Do të ishim në kufijtë e abuzimit po të vinim bast me ‘po’ e ‘jo’ për secilin variant, por temperamenti personal dhe politik i Azem Hajdarit na bën me dije se, në kreshendo, në ngjarje, bujë dhe dinamika të forta plot me kundërshti, lëshonte shtat profili i tij. Azemi ishte biri i padurimit dhe nëpërmjet zemëratës e kryengritjes e shprehte aq mirë solfezhin e vet të tribunit.

Thënë këtë, imagjinata ime e sheh Azem Hajdarin, jo në anën e të paktëve, ku futen edhe ndërkombëtarët, dhe ata pak kokrra burrash e grash që kanë pranuar të bëhen deputetë ‘pas shpine’, por me shumicën absolute demokrate dhe opozitare.

Këtë shumicë kërkoi gjithë jetën Azem Hajdari dhe kjo e përplaste, jo rrallë, me liderin absolut të PD së dikurshme, Sali Berishën. Ka një moskuptim kur flitet për ‘rivalët e Berishës’ në PD. Pashko, i ndjerë, senatoriali Ceka, Meksi flegmatik, e me radhë të tjerët. Vetëm Azem Hajdari, i cili në fjalët e tij ‘mblidhte më shumë njerëz po t’i binte goma e makinës, se sa shumica e krerëve demokratë në miting’ ishte ‘këmba-këmbës’ në thembër të Berishës.

Por kjo është vetëm retrospektivë, e cila na ndihmon për të shpjeguar të ardhmen. Ngaqë e tashmja është e paparashikueshme. Për të shpjeguar Rudina Hajdarin, e cila është një vajzë e shkëlqyer, por amatore në politikë.

Ajo humbi një rast të shkëlqyer për t’i dhënë vetes atë kreshendo, që vetëm i ati mund ta prodhonte. 8 dhjetorin e vitit që sapo iku, Rudina kumtoi në ‘Qytetin Studenti’, në përvjetorin e Dhjetorit ’90, i cili aq shumë qëndron mbi shpatullat e të atit, se do digjte mandatin për t’iu bashkuar studentëve që po protestonin për të drejtat e tyre dhe padrejtësitë e të tjerëve. E tha Rudina, por nuk e ndoqi pas jehonën e asaj që tha. Pak ditë më pas, të enjten parlamentare, ajo e humbi rastin që të bëhej jehona e një akti, kur nuk u shfaq për të mbajtur një fjalim të shkurtër me ‘tumirmbetshi!’, për të deklaruar publikisht nga foltorja ku iu plagos i ati, se dorëzonte mandatin dhe iu bashkohej studentëve që po protestonin në prag të Kuvendit. Duke mos e bërë këtë ajo mbeti Rudinë dhe nuk u bë dot Azem. E bija e liderit të Dhjetorit në gjak, por jo në temperament politik.

Dy muaj më vonë, kur Lulzim Basha u kërkoi forumeve të larta të PD dhe aleatëve që të digjnin mandatet, Rudina u kruspullos si një fetus në bark të nënës. Tha, pas disa ditësh në Bruksel, se kishte zgjedhur ndërkombëtarët.

Rudina Hajdari zgjodhi kështu audiencën më të vogël të mundshme, vetëm dy muaj pasi kishte humbur rastin e audiencës absolute.

Në këtë minimo politike ajo e humbi takimin me historinë.

Etiketa: azem hajdarihajdarimandatirudina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
AKTUALITET

“Ishim përgatitur për kushte normale”/ Xhelal Mziu: I paarritshëm mandati i 3-të në Dibër

18:01 : 12/05/2025
AKTUALITET

Analiza: Loja për mandatin e fundit të Beratit mbetet e hapur

15:41 : 24/04/2025
AKTUALITET

Dumani kërkon rikandidimin/ Berisha: Nuk e ndryshojmë Kushtetutën për karrigen tënde!

15:00 : 14/04/2025
AKTUALITET

U regjistrua si votues në Durrës/ Juristi: Veliaj ka humbur zyrtarisht mandatin! Ja ç’thotë Ligji

18:17 : 07/04/2025
AKTUALITET

Për çdo mandat nga një zanat

19:18 : 25/03/2025
Para

Paralajmërimi/ Paloka: Do të jemi më të “gjallë” në protestë, se ai gazi na ka ngacmuar nervat…

TË GJITHA

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025

Vendimi i papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

09:02 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

08:53 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com