• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vatra në krye të diasporës që refuzon Samitin farsë të Edi Ramës

17:10 : 01/03/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Të shkosh në një Samit aq të fryrë nga propaganda qeveritare, aq pompoz, ku janë parashikuar 3 ditë aktivitete dhe mijëra Euro shpenzime, në një kohë kur vendi është në kaos, në krizë totale dhe i trazuar nga protestat që kërkojnë largimin e “kryeparit” të akuzuar për korrupsion, nuk ka asnjë kuptim tjetër, veçse të tentosh t’i vendosësh një patericë mbajtëse Qeverisë në kohë të vështira dhe t’u bësh karshillëk atyre që protestojnë dhe kërkojnë ikjen e tij.

– Të shkosh dhe të shpenzosh për 3 ditë paratë e shqiptarëve që vuajnë për bukën e gojës, është një tjetër karshillëk që u bëhet qytetarëve të varfër të atij vendi….

– Është më shumë se sa një Farsë e gjithë kjo komedi. Një qeveri që ka nda e përça shqiptarët në Atdhe si mund të bashkojë mërgimtarët nëpër Botë, një pjesë të të cilëve i ka përzënë ajo vetë duke ua bërë të pamundur jetesën në Vendlindje!?

NGA DALIP GRECA

Të Enjten, 28 Shkurt 2019, ora 7.00 P.M. fillon Samiti fasadë i Diasporës, organizuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko nën kujdestarinë e organizatorit real, Kryeministrit aq të përfolur e aq të kontenstuar prej shqiptarëve.

Lexo edhe:

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Ministri i Diasporës, për gati dy vjet,u përpoq shumë që të bënte “babaxhanin” për t’ia mbushë mendjen Diasporës se ky Samit nuk do t’i ngjajë atij të parit, të Ramës, kur përveç fotografisë me Naltmadhninë e Tij-Kryeministrin, nuk ka mbetë asnjë gjurmë pas.

Majko bëri të pamundurën për t’u mbushë mendjen emigrantëve që të bëheshin pjesë e Samitit sepse “kohët paskan ndryshuar” dhe se në krye është ai vetë! Vetëm naivët mund t’i besojë premtimeve të një qeverie që i ka detyruar shqiptarët të marrin rrugët e Botës dhe çdo ditë zbrazin vendin. Të shkosh në një Samit aq të fryrë nga propaganda qeveritare, aq pompoz, ku janë parashikuar 3 ditë aktivitete dhe mijëra Euro shpenzime, në një kohë kur vendi është në kaos, në krizë totale dhe i trazuar nga protestat që kërkojnë largimin e “kryeparit” të akuzuar për korrupsion, nuk ka asnjë kuptim tjetër përveçse të tentosh t’i vendosësh një patericë mbajtëse Qeverisë në kohë të vështira dhe t’u bësh karshillëk atyre që protestojnë dhe kërkojnë ikjen e tij.

Vetë Ministria që mbanë emrin e Diasporës s’është gjë tjetër veçse një Ministri Fantazmë, që përveç shëtitjeve të Ministrit në SHBA , Kanada e Evropë me paratë e shqiptarëve,në përpjekjet e dëshpëruar për ta çuar në Samit, asgjë tjetër nuk i ka ofruar mërgimtarëve.

Të shkosh dhe të shpenzosh paratë e shqiptarëve, që vuajnë për bukën e gojës, është një tjetër karshillëk që u bëhet qytetarëve shqiptarë.

Është ironike kapja pas Bashkimit folklorik Kombëtar, emërtimit patriotik, që ka zgjedhë qeveria për ta shitur Samitin në Ditën historike të Kuvendit të Beslidhjes së Lezhës si akt Kombëtar në kohët e reja!!!! Është më shumë se sa një Farsë e gjithë kjo komedi. Një qeveri që ka nda e përça shqiptarët në Atdhe si mund të bashkojë mërgimtarët nëpër Botë, një pjesë të të cilëve i ka përzënë ajo vetë duke ua bërë të pamundur jetesën në Vendlindje!?

VATRA ndjehet mirë që i doli parashikimi për Samitin e shkuar të Ramës. Ajo e denocojë atë si fasadë të Kryeministrit sic kishte bërë para atij Samiti edhe me mjekët shqiptarë nëpër Botë; që i mblodhi, u fotografua me ata dhe bëri të kundërtën e këshillave të tyre. Propozimet e mjekëve i mori era, ndërsa shërbimi mjeksor ka shënuar nivelet më të ulta.

Pavarësisht peshës që përpiqen t’i japin vetes ata që shkuan në SAMIT, Diaspora në SHBA, është në krye të refuzimit të atij Samiti. Katër degët e Vatrës në Florida, dhe jo vetëm degët e Vatrës por asnjë shoqatë tjetër me peshë në komunitet nuk shkoi në Samit, ashtu si edhe në Nju Jork, ku me përjashtim të ndonjë përfaqësuesi-shoqërues të ndonjë shoqate lokale, Organizatat serioze nuk e morën mundimin të shkojnë pas qeverisë. E njëjta gjë ndodhi në Michigan kur Vatra e refuzoi prerazi, dhe haptazi Ministrin Majko që në ballafaqim me komunitetin, siç refuzoi VATRA edhe në Toronto, por jo vetëm Vatra, edhe organizatat e tjera të Kandasë me përjashtim të pjesmarrësve të Samitit të parë, të tjerët nuk u bënë pjesë e farsës.

Po të nisemi nga ajo ç’ka kanë bërë publike organizatorët, në panele do të diskutohet :Të Drejtën e Votës për emigrantët, Zhvillimi ekonomik dhe I qëndrushëm si dhe Identiteti Shqiptar. E drejta e votës është e drejtë Kushtetuse që nuk ka nevojë ta tjerrësh në Samite, ndërsa për Identitetin, Shqiptarët në Diasporë i kanë dhënë leksion shtetit shqiptar për më shumë se 100 Vjet, pastaj një Kryeministër që shpërfytëron Simbolet Kombëtare nuk mund të japë leksione për identitetin Kombëtar.

Ka një mijë arsye pse Vatra i tha Jo Samitit të Dytë të Diasporës, por në thelb, arsyet janë po ato të refuzimit të Samitit të parë, janë arsye logjike, parimore. Po sjellim të plotë tekstin e refuzimit që i bëri VATRA Samitit të Parë, pa bërë asnjë ndryshim. Shiheni vetë nëse i qëndroi kohës parashikimi i Vatrës. /Gazeta Dielli/

Etiketa: Ramasamitivatra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
Para

Qeveria dështon me informalitetin, i mungojnë 1 mld lekë në buxhet...

TË GJITHA

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com