Nga Boldnews.al
Sot e gjithë Tirana mban frymën pasi në orën 18:00 luhet ‘derbi’ Tirana-Partizani, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.
Partizani është shumë pranë realizimit të mijëra tifozëve, të rikthehet tek fitimi i titullit pas 26 vitesh, ku i fundit ka ndodhur në vitin 1993, dhe nëse nuk e arrin edhe këtë sezon do të ishte vetëvrasje.
Ata ndodhen në vendin e parë më 49 pikë dhe janë +8 nga vendi i dytë, ndërsa larg Tiranës janë 21 pikë.
Edhe pse këtë sezon dhe 4-5 sezonet e fundit ata kanë qenë më lart se bardheblutë, historia flet ndrysh.
24 herë kampionët e Tiranës kanë fituar 18 tituj me Partizanin prezent. Ndërsa Partizani ka fituar 15 herë titullin kampion, aktualisht… 26 vjet pa medalje! Dyshja “kampionëve” ka një të përbashkët mes tyre, por me kahe të kundërt. Në vitet e Partizani, “17 nëntorasit” (SK Tirana) fitonin titullin e parë pas çlirimit, pikërisht në sezonin e 20- të të pas çlirimit.
Ndërkohë që Partizani i Ministrisë së Mbrojtjes kishte koleksionuar 10 tituj të kampionit të Shqipërisë në 17 pjesëmarrjet e tij të para. Kurse tani është Partizani që ndeshet me Tiranën, e cila ka fituar 10 tituj të kampionit pas titullit të fundit të marrë nga Partizani, 26 sezone më parë.
Ecuria e këtyre dy ekipeve që kanë fituar më shumë trofe ka qenë me luhatje në periudha të ndryshme.
* Kur 17 Nëntori i Tiranës fiton titullin kampion në sezonin 1964/ 65 u shkrua: “… për herë të parë, 17 Nëntori i Tiranës shpallet kampion i Shqipërisë…!” Në fakt, ishte titulli i 7-të për kryeqytetasit “e vjetër”.
* Në 1972/73, 17 Nëntori (10 herë kampione e Shqipërisë) rrezikonte të zbriste të dytën dhe një sezon më vonë i shpëton në momentin “shtesë” rënies nga kategoria!
* Në sezonin e fundit të shekullit të kaluar, 1999/2000, Partizani bie për herë të parë në kategorinë e dytë…
* 2000/01 – Partizani rikthehet në Superiore duke u pozicionuar pas Tiranës, në vendin e tretë, por me 16 pikë më pak!
* 2004/2005 – Tirana kampione arrin kulmin, grumbullon 84 pikë. Partizani renditet i 8-ti me… 38 pikë më pak!
* 2007/2008 – Partizani arrin të shpallet nënkampion, pas ndeshjes së fundit. Tirana renditet e 6-ta me 16 pikë më pak.
* 2008/2009 – Ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani, kishte sezone që vetëm premtonte, por nuk harxhon më asnjë “kacidhe” për 15 herë kampionen e lavdishme, dhe Partizani rrëzohet përsëri në divizionin e dytë.
* Sezonet 2009/10 deri më 2012/13 Partizani dhe Tirana konkurrojnë si “vëllezër” të divorcuar. Ndërsa Partizani ishte skuadra e vetme në botë, që nuk kishte as adresë dhe jo më para, kishte një “mburojë” vërtet heroike, në radhë të parë vetë ata djem të rinj apo veteranë futbollistë, që luanin për “atdheun sportiv” të prindërve të tyre, për Partizanin e legjendarëve të famshëm të marrë nga e tërë Shqipëria.
Tashmë prej 4-5 vitesh ata janë rikthyer dhe janë në vendet e para, por përsëri nuk e kanë arritur objektivin rikthimin tek titulli kampion.
Ky sezon për Partizanin është ideali, pasi kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje deri në përfundim të kampionatit ata janë plot 8 pikë nga vendi i dytë.
Sezoni 2016/17 ishte dhe më i errëti në historinë e klubit të Tiranës, e cila ra për herë të parë nga kategoria, por u rikthyen fill në sezonin tjetër.
Këtë sezon ata e nisën mjaft keq ku deri para disa javësh ishin në ekipet që rrezikonin që të binin sërish nga kategoria, por tashmë kanë 28 pikë dhe janë +8 nga rënia dhe vetëm 7 pikë larg Laçit të vendit të katërt, ku nga ai vend mund edhe të sigurosh një vend të kupat e Europës.
Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.
Më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.
Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 47 barazime.
Mesatarja për gol në çdo ndeshje është 2.51.
Golashënuesit me 5 gola e lart për Partizanin
11 gola: Agim Murati
7 gola: Refik Resmja
5 gola: Kolec Kraja, Panajot Pano, Ylli Shehu.
Dygolsha për skuadrën e kuqe
Janë 11 futbollistë të Partizanit që kanë arritur tu gëzohen “dopietave”. Natyrisht duke evidentuar më tepër “nuhatje”. Refik Resmja dhe Agim Janku dy “bomberë” të sprovuar kanë realizuar nga dy dygolësha. Konkretisht kemi këtë rreshtim “dopietash”:
Hamdi Bakalli 1, Zini Gjinali 1, Osman Reci 1, Refik Resmja 1 +1, Kolec Kraja 1, Panajot Pano 1, Agim Murtati 1+1, Edmond Kacaci 1, Roland Agalliu 1, Arben Milori 1, Rubin Hebaj 1.
Tregolësha për Partizanin
Vetëm Agim Murati më 28.12.1980 në takimin e fituar 3-2 ka arritur të realizojë një “tripletë” dhe natyrisht në një rast si ky adrenalina e emocioneve është maksimale.
Golashënuesit me 5 gola e lart për Tiranënë
11 gola: Indrit Fortuzi
9 gola: Agustin Kola
8 gola: Petrit Dibra,
7 gola: Arben Minga,
5 gola Enver Shehu, Shkëlqim Muca, Devi Muka, Hamdi Salihi
Dygolësha për bardheblutë
Një numër më i madh lojtarësh që kanë arritur të shijojnë “dopietat” kla Tirana. Madje Petreit Dibra, Indrit Fortuzi kanë arritur të realizojnë dygolashat e tyre në mënyrë të përsëritur. Në takime derbi kjo nuk është pak.
Kjo lista e “dopitave” sipas autorëve të tyre:
Enver Shehu 1, Skënder Hyka 1, Bahri Ishka 1, Petrit Dibra 1+1, Llambi 1, Agustin Kola 1, Edmond Gëzdari 1, Astrit Ramadani 1, Krenar Alimehmeti 1, Indrit Fortuzi 1+1, Devi Muka 1, Hamdi Salihi 1, Daniel Xhafa 1, Elis Bakaj 1
Tregolësha për Tiranën
Janë të mirënjohurit Arben Minga dhe Mahir Halili të vetmit futbollistë që kanë arritur të realizojnë nga një tregolësh karshi Partizanit. Minga ka shënuar në atë rezultat që ka mbetur edhe sot historik për bardheblutë si fitorja më e thellë 7-3 më 09.03.1986. Ndërsa Mahir Halili në ndeshjen e fituar 3-1 më 03.05.2003, por me të veçantën se dy prej golave i ka realizuar nëpërmjet finalizimit me sukses të dy 11-metërshave.
Ndeshjet e përfunduar pa gola
Nr. DATA REZ. JAVA
1). 24.03.1957, 0-0 java 3-të
2). 21.03.1959, 0-0 java 1-r
3). 16.04.1964, 0-0 java 16-të
4). 12.10.1969, 0-0 java 4-r
5). 24.11.1974, 0-0 java 11-të
6). 19.06.1977, 0-0 java 31-të
7). 27.09.1981, 0-0 java 4-r
8). 11.12.1983, 0-0 java 13-të
9). 10.05.1987, 0-0 java 25-të
10). 18.04.1998, 0-0 java 27-të
11). 07.11.1999, 0-0 java 7-të
12). 03.11.2001, 0-0 java 7-të
13). 05.05.2004, 0-0 java 24-ët
14). 10.11.2007, 0-0 java 11-të
15). 27.09.2014, , 0-0 java 6-të
(zhvilluar pa praninë e spektatatorë).
16). 07.12.2015, 0-0 java 15-të
17). 25.09.2016, 0-0 java 4-r
(luajtur në Elbasan, fushë asnjënëse).
18). 12.02.2016 0-0
Total
152 derbi: 62 fitore Partizani ; Tirana 43 fitore ; Barazim 47
Golat e shënuar: Partizani 215 ; Tirana 167
Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në ‘derbi’.
Më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.
Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 47 barazime.
Trofetë
Kampionate/ Tirana 24 ; Partizani 15
Kupa e Shqipërisë/ Tirana 16 ; Partizani 15.
Superkupa/ Tirana 11 ; Partizani 1.
Kupa Ballkanike/ Tirana 0 ; Partiazni 1.
Fitues të Kampionatit dhe Kupës në të njetin sezon/ Tirana 3 ; Partizani 6.
Themeluar/ Tirana- 15 gusht, 1920 si Shoqata Sportive Agimi ; Partizani 4 shkurt, 1946.
Tifozeritë/ Tirana-Fanatics ; Partizani-Ultras Guerrils.
Tirana ka që prej 7 shkurtit 2014 që nuk fiton në ‘derbi’, plot pesë vite ose ndrysh 15 ndeshje, tetë humbje dhe 7 barazime.
/Ariglon Pali/Boldnews.al/