Shqipëria sot është duke kaluar përmes situatave të paprecedentë në të gjithë historinë e saj. Bazuar në regjistrimet e publikuara nga Voice of America, opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetëve të saj përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë. Regjistrimet e publikuara vërtetuan edhe një herë akuzat dhe kritikat që Partia Demokratike kishte ngritur prej vitesh.
Regjistrimet zbuluan me fakte konkrete se si kreu i bashkisë së Durrësit, bashkia e dytë më e madhe në vend, Vangjush Dako kishte bashkëpunuar ngushtësisht gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 me një ndër familjet më të njohura e të pushtetshme në botën e krimit, me qëllimin për të përfituar një numër më të madh votash për Partinë Socialiste.
Të njëjtat regjistrime vërtetuan edhe implikimin e ish-ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknurit dhe kreut të qeverisë Edi Ramës, në afera korruptive. Të dy ata kishin kontaktuar dhe bashkëpunuar me persona të inkriminuar të cilët kanë pushtet absolut në komunitetet që jetojnë. Të gjitha këto fakte çuan në krisjen e situatës politike edhe pse maxhoranca refuzoi të pranonte akuzat e ngritura jo vetëm nga opozita por edhe vërtetësinë e dokumentave të zbardhura.
Kryeministri socialist i vendit refuzoi të pranonte faktet e parashtruara duke e konsideruar The Voice of America, si një media pa reputacion edhe në tregun mediatik amerikan, madje duke e etiketua atë edhe si “media kazani”.
Ai gjithashtu ndaloi të gjithë prokurorët të hetojnë lidhur me këto akuza duke eliminuar hapjen e çdo lloj investigimi kundrejt personave të implikuar në këto afera. Kjo lëvizje erdhi edhe si një pasojë e fakteve të pakundërshtueshme që tregojnë për bashkëpunimin e tij në çdo marrëveshje me personat e implikuar.
Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe OSBE, institucione ndërkombëtare që kërkojnë domosdoshmërisht një qeveri demokratike dhe solide për të mos cenuar sigurinë e demokracisë dhe legjitimitetit në asnjë nga vendet pjesëmarrëse.
Edhe vetë OSBE, nga vëzhgimet e bëra gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, konstatoi se në këtë proces kishte vjedhje votash, intimidim të votuesve dhe korrupsion që çuan në cenimin e zgjedhjeve të lira e demokratike. 20% e votuesve pranuan se u ishte ofruar shuma parash në këmbim të votës.
Shqipëria në qershor të 2019 pret një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave lidhur me anëtarësimin e saj në BE. Megjithatë, përfaqësues të Partisë Popullore Europiane kanë konstatuar se fatkeqësisht kjo është një procedurë që ka shumë pak gjasa të ndodhë, vetëm nëse në sferën politike shqiptare kryhen ndryshime rrënjësore që do të bëjnë diferencën mes politikë bërjes sot dhe dje.
Sot qytetarët shqiptarë janë të detyruar të pranojnë një regjin i cili u kushtëzon atyre shumë prej të drejtave të tyre kushtetuese, një regjim që shtyp dhe censuron sistematikisht median e lirë dhe lirinë e fjalës. Ky sistem ka krijuar imazhin ku liderët e vendit dhe aleatët e tyre janë të paprekshëm nga ligji dhe drejtësia.
Gjithashtu edhe sepse nevojitet urgjentisht një mbikëqyrje e kujdesshme për zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të opozitës si dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
Kjo deklaratë bëhet edhe në dijeni të presidentit të YEEP, zotit Joseph Daul.
Lajmi i publikuar në http://youthepp.eu