• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetarja e njohur thumbon europarlamentarët: Ne e duam Shqipërinë si Europa, ju Europën si …

16:34 : 28/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazetarja Sonila Meço përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratave të europarlamentarëve në Tiranë, pas takimeve që zhvilluan me liderët politikë në vend.

Vizita e delegacionit të PE-së, përkon me një situatë krize politike, ku opozita ka dorëzuar mandatet e deputetëve, ndërsa qeveria vijon me arrogancën e saj.

Meço shkruan se nëse vendosni të bëni arbitrin, nuk mund të bëni dot as tifozin që rri me kurriz derisa të dëgjojë në altoparlant rezultatin e as të jepni rezultate në tavolinë.

“Sa kohë as opozita s’mund të pretendojë fitore në tavolinë, askush nuk mund të japë verdikte nga e njëjta tavolinë. Ndeshjen duhet ta garantoni me të njëjtat standarde si në çdo vend europian.

Ky është misioni, që na keni prezantuar qysh ditën e parë kur thërritëm: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Por me vepra, ngjan se po na thoni: “E duam Europën si Shqipëria””, shkruan Meço.

Lexo edhe:

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

Komenti nga Sonila Meço

Pse u dashka t’i qëndrojnë disa opinioneve të ndenjura mbi situatën ndërkombëtarët dhe nuk veprojnë të pastrojnë ujrat? Se nuk i beson më askush se po i turrbullojnë për t’i kthjelluar. Jo më!

Atëherë pse nuk bëhen ata nismëtarë të një pakti, të një dokumenti ku qartaz të nënshkruhen nga liderët politikë rregullat për të patur një sistem? Se nuk është se e kemi të keq, por nuk e kemi asfare.

Sot pritej nga ndërkombëtarët të flisnin jo vetëm për pasojat, por mbi gjithçka për shkaqet. Sepse nesër mund të mos jenë më eurodeputetë e një Zot e di kur do t’u bjerë sërish në mendje për Shqipërinë. Ndërsa ne do të ngrysim ditët këtu. Ndaj nëse nuk ia dolën deri më sot të mundësonin me udhëheqjet shqiptare një sistem minimalisht të pranueshëm në vendet e tyre, të paktën mos lënë tokë të djegur pas. Ja çfarë prisnin shqiptarët sot prej tyre, një zgjidhje ku të preken një herë e mirë shkaqet:

• Të hetohet deri në fund blerja e votës e të ndëshkohet çdo i përfshirë në të.

• Të vihet në lëvizje prokuroria (që duhet të ketë një kokë të votuar jo vetëm nga një parti politike dhe të marrë fund përkohshmëria e saj) për çdo dosje përgjimesh a akuzash mbi zyrtarë të shtetit, për skandale të qeverive që po myken nëpër sirtarët e saj.

• Të kryhet me themel reforma zgjedhore, produkt primar i së cilës të jetë demokracia përfaqësuese.

Që shqiptarët të mos votojnë më për listat e kryetarëve, por të zgjedhurit e tyre.

Që shqiptarët të kenë të mundur referendumet për të gjitha çështjet me rëndësi kombëtare dhe që prekin interesin publik.

Që vota e emigrantëve të vlejë.

Që të depolitizohet një herë e mirë administrata zgjedhore.

Që asnjë mjet e aset i administratës publike mos përdoret për fushatë.

Që të bëhet transparenca e plotë e financimit të partive politike nëpërmjet auditit ndërkombëtar.

• Të sanksionohet një herë e mirë kontrrolli dhe hetimi i plotë i koncesioneve të dhëna në vend, sidomos nga kompani të regjistruara në parajsa fiskale.

• Miratimi i kontratave koncesionare dhe PPP-ve, në rastet kur detyrimet buxhetore kalojnë një periudhë katër vjeçare të mos kryhet më me vendim qeverie (VKM), por me ligj nga Parlamenti.

• Heqje e lejes koncesionare për rastet e e evazionit fiskal nëpërmjet transferimit të kapitalit, që në Shqipëri ka krijuar miliona euro dëme.

• Ndalimin e pjesëmarrjes në tenderimet publike të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale offshore, si dhe në çdo licencë, që jepet për shfrytëzimin e pasurive kombëtare.

• Vetting në politikë

Po asnjë nga këto elementë nuk dëgjova të artikulohet nga ndërkombëtarët këtu a thua se raportet i marrin të gatshme nga sirtarët e paraardhësve të tyre. Për këto a kanë mendim, sugjerime?

Se që Shqipërinë e duam të qetë, pa probleme, me parlament funksional e mirëqënie ekonomike ua themi ne. Veç nëse vendosni të bëni arbitrin, nuk mund të bëni dot as tifozin që rri me kurriz derisa të dëgjojë ne altoparlant rezultatin e as të jepni rezultate në tavolinë. Sa kohë as opozita s’mund të pretendojë fitore në tavolinë, askush nuk mund të japë verdikte nga e njëjta tavolinë.

Ndeshjen duhet ta garantoni me të njëjtat standarde si në çdo vend europian. Ky është misioni, që na keni prezantuar qysh ditën e parë kur thërritëm: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Por me vepra, ngjan se po na thoni: “E duam Europën si Shqipëria”.
Atëherë hiqeni fanellën e arbitrit dhe deklarohuni lojtarë. Në të kundërt a mundeni dy fjalë për sa më sipër???

Etiketa: europarlamentaretShqiperiasonila meco

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
BOTA

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Shqipëria vendi më i sigurt”/ Rama kritikon Britaninë në Bruzh: Ata kanë probleme me kriminalitetin

20:48 : 16/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar për sundimin e ligjit në Ballkan: Kos paralajmëron vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë

20:14 : 16/09/2025
SPORT

Asist dhe gol, sulmuesi i harruar nga Sylvinho shkëlqen sërish në Angli (Video)

12:35 : 14/09/2025
Para

Aksidenti me vdekje, kush është gruaja që humbi jetën

TË GJITHA

Shpërthim me eksploziv në banesën e Xhelal Mziut në Kamëz

08:04 : 19/09/2025

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com