• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shisnin heroinë në afërsi të shkollave, në pranga dy persona

09:26 : 27/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mësohet se shtetasit E.S 45 vjeç dhe F.Z 25 vjeç shisnin heroinë në afërsi të shkollave të kryeqytetit. Gjatë operacionit ‘Rrjeta’ janë sekuestruar edhe 1 kg e 33 gramë heroinë.

Polia bën me dije se shtetasi F.Z rezulton i dënuar me veprën penale të ‘Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor’.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Rrjeta”, në fushën e tregëtimit të drogërave të forta. Në pranga dy shtetas që tregëtonin heroinë në doza të vogëla në gjithë zonën e Tiranës dhe në afërsi të shkollave. Sekuestrohet 1 kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë. Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej Nëntorit të vitit 2018

Lexo edhe:

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të operacionit të koduar “Rrjeta” në ngarkim të një grupi kriminal të tregëtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, kapën dhe arrestuan shtetasit: E. S., 45 vjeç, lindur në Tiranë, me pseudonimin “Peshku”, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

F.Z., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Nëntor të vitit 2018 referoi materialet në Prokurori ku dhe u rregjistrua procedimi penal. Pas një pune të mirfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të drogërave të forta, të shtetasve nën hetim E. S., me pseudonimin “PESHKU” dhe F. Z., të cilët shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse.

Në funksion të këtij procedimi penal, bazuar në provat e grumbulluara Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, më datë 25.02.2019, caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. S., dhe F. Z., pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

Gjatë ekzekutimit të urdhërave të ndalimit, Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e shtetasit E.S., një kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Nga hetimet rezultoi se veprimtaria e tyre kriminale kryhej në fushën e shitjes së lëndës narkotike “Heroinë”, veprimtari të cilën e kryenin pranë disa shkollave të mesme. Pas tre muaj hetimesh nga ana jonë ku vijonte procedimi me metoda speciale të hetimit, më datën 28.01.2019, një pjesë e veprimtarisë kriminale të këtij grupi u trajtua në një nga emisionet investigative. Pavarësisht kësaj Policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijoi procedimin deri në finalizimin gjatë mesditës së djeshme, duke arrestuar autorët dhe sekuestruar lëndën narkotike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve E. S., dhe F. Z.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025
RAJONI

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025
BOTA

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 05/11/2025
BOTA

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

08:19 : 05/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Para

“KLP-ja e re me huqe të vjetra”

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 05/11/2025

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

08:19 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Diell dhe kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:57 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com