Një person është plagosur rëndë me lëndë plasëse në Gjirokastrë në rrethana ende të paqarta nga autoritete vendore të policisë. Ngjarja ndodhi disa minuta më parë dhe një helikopter po e dërgon drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.
I plagosuri është një bari me inicialet V.LL dhe ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Hani i Subashit”.
Gjendja shëndetësore është e rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes po punojnë ekspertët kriminalistë për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, nëse ka qenë një ngjarje aksidentale, apo kemi të bëjmë me një sulm.