Mbrëmjen e sotme në fshatin Buzhalë të Pukës, u gjetët trupat e pajetë të dy të rinjve, të cilët dy ditë më parë kanë shkuar për të ruajtur bagëtinë në Stan.
Sipas policisë dy të rinjtë T.Pjetri 20 vjeç dhe K.Maka 24 vjeç, dyshohet se kanë rënë nga një lartësi dhe kanë humbur jetën.
Informacioni i policisë:
Më datë 23.02.2019, rreth orës 14:00, nga familjarët , janë gjetur të pa jetë në greminë shtetasit T. P. 20 vjeç dhe K. M. 24 vjeç, banues në fshatin Buzhalë. Nga veprimet paraprake dyshohet të jenë rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin, të cilët prej dy ditesh kishin dalë për të gjetur bagëtitë në Mal. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.