• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA do të fusë ndihmat në Venezuelë, Maduro mbyll kufijtë

08:53 : 22/02/2019
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha dje se SHBA nuk do të tërhiqet nga plani për të shpërndarë ndihma humanitare në Venezuelë këtë javë, pavarësisht refuzimit nga presidenti Nicolas Maduro, i cili mbylli dje kufirin me Brazilin dhe kërcënonte se do ta bënte dhe me Kolumbinë. Në të dy kufijtë e fqinjëve të Venezuelës, SHBA ka akumuluar kamionë me ndihma humanitare, si pjesë e strategjisë politike në mbështetje të figurave opozitare në Venezuelë që mbështeten nga Uashingtoni. Pompeo ka deklaruar se interesat amerikane të sigurisë ishin në rrezik në vendet e Amerikës Latine. “Këtë fundjavë do të përpiqemi të shpërndajmë ato qindra tonelata me asistencë humanitare që populli amerikan, taksapaguesit tanë, i kanë paguar me bujari dhe që tani ndodhen në rajon. Shpresojmë t’i kalojmë ato përtej kufirit”, tha Pompeo.

Maduro i quan ndihmat ‘provokime’

Ndërkohë Maduro ka ruajtur për momentin pushtetin dhe mbështetjen e ushtrisë, ndërsa ndihmat amerikane që presin në pikat kufitare i quajti “provokime”. Ndërkohë grupet opozitare po lëviznin drejt kufirit për të marrë paketa ndihme megjithë refuzimin e regjimit. Lideri opozitar Juan Guaido, i njohur si president i përkohshëm i vendit nga 50 shtete, ishte pjesë e një autokolone që po i drejtohej kufirit për t’u kujdesur për ndarjen e ndihmave. Analistët thonë se sfidat e ndihmave në kufi nuk akt ë bëjë shumë me plotësimin e nevojave, por më shumë me vënien në provë të besnikërisë së ushtrisë ndaj Maduros. Dje administrata e tij socialiste  venezueliane tha gjithashtu se ka mbyllur kufijtë detarë me ishujt e Danimarkës në Kaibe, Aruba, Curacao e Bonaire, pasi qeveria në Curacao tha se ishte e gatshme të magazinonte ndihmat të destinuara për Venezuelën. Ndërkohë Guaido erdhi në pikën kufitare përballë qytezës kolumbiane Cucuta, e cila është kthyer në pikën kryesore të përballjes, ku përveç paletave me ndihma sot organizohet dhe një koncert falas nga biznesmeni britanik Richard Branson.

Festë në pikën kufitare

Sot në pikën kufitare Cucuta do të jenë dhe presidentët e Kolumbisë, Kilit, Panamsë e Paraguait, për t’u kujdesur mbi shpërndarjen e ndihmave, të cilat janë magazinuar në kazermat e ushtrisë. Avionët ushtarakë amerikanë kanë mbërritur prej disa ditësh në kufiri për të shpërndarë ndihmat humanitare për vendin latin të kapluar nga kriza. Avionët kanë zbarkuar me kërkesë të liderit të opozitës venezueliane, Huan Guaido, që muajin e kaluar u vetëshpall president i përkohshëm i vendit. Guaido ka deklaruar se rreth 600 mijë vullnetarë venezuelianë punojnë për të kaluar ndihmat në kufi, duke nisur nga data 23 shkurt. “Ne do të mobilizohemi brenda dhe jashtë kufijve. Beteja jonë vazhdon”, ka deklaruar Guaido përmes një postimi në Tuitter. Nga ana tjetër, presidenti Nikolas Maduro ka deklaruar se ndihmat janë pjesë e një komploti amerikan për të pushtuar ushtarakisht Venezuelën. Mbetet e paqartë se si ndihmat do të kalojnë kufirin, duke qenë se pjesa venezueliane e aksit lidhës me Kolumbinë është e bllokuar nga konteinerë të mëdhenj. Në një konferencë për shtyp nga qyteti Kukuta, administratori i USAID, Mark Grin ka deklaruar se ndihmat kanë mbërritur për shkak se Venezuela ndodhet e përfshirë nga një krizë humanitare.“Fëmijët janë të uritur dhe thuajse të gjitha spitalet në Venezuelë kanë mungesë të theksuar medikamentesh”, ka thënë Grin. Venezuela, ndonëse vend i pasur me naftë është duke u përballur me krizë ekonomike dhe politike prej vitit 2010. Rusia ka vendosur ta ndihmojë Venezuelën me marrëveshje të ristrukturimit të borxhit, pasi Venezuela është goditur nga ulja e çmimit të naftës dhe nga sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe:

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

 

Lajme të lidhura

BOTA

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

15:43 : 07/09/2025
RAJONI

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

15:36 : 07/09/2025
BOTA

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025
AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Sot spektakël në qiell! “Hëna e përgjakur” do jetë e dukshme dhe në Shqipëri, kur do ndodhë eklipsi

15:03 : 07/09/2025
AKTUALITET

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

14:53 : 07/09/2025
Para

Djegia e mandateve, reagon Berlini zyrtar

TË GJITHA

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

15:43 : 07/09/2025

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

15:36 : 07/09/2025

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025

Sot spektakël në qiell! “Hëna e përgjakur” do jetë e dukshme dhe në Shqipëri, kur do ndodhë eklipsi

15:03 : 07/09/2025

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

14:53 : 07/09/2025

Librazhd/ Makina rrokulliset në greminë për 100 m pas kthesës, shoferi në gjendje kritike niset te Trauma

14:42 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com