Vrasja e dy personave në Vlorë Arjan Hasanaj, Resti Rexho dhe plagosja me dy plumba e Armando Sulejmanit ose siç njihet ndryshe me nofkën “Çipuri”, është kryer nga tre individë tëmire armatosur dhe ende të paidentifikuar nga policia e Vlorës.
Në 17 shkurt 2019 në orën 12:30 lagjia e “Ujit të Ftohtë”në Vlorëështë përfshirë në“luftë”, pasi të shtëna të shumta armësh janë dëgjuar në rrugën “Dhimitër Konomi”, aty ku po udhëtonin me një mjet tip “Passat” tre personat Arjan Hasanaj, Resti Rexho dhe Armando Sulejmani.
Sot “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë ku atentatorët i janë vënë nga pas dhe sapo kanë marë kthesën drejt ish-kampit të puntorëve në Vlorë, “Passati” ku udhëtonin tre personat e dëmtuar, është gjendur mes breshërive të shumta automatike që vinin nga tre armë të ndryshme zjarri. Për 5 apo 7 minuta kjo zonë ka qënë në luftë, për shkak se nga Benzi, që vinin të shtënat janë lëshuar mbi “Passatin”, ku udhëtonin viktimatArjan Hasanaj, Resti Rexho dhe i plagosuri Armando Sulejmani, plot 78 plumba. Pjesa më e madhe e plumbave vinin nga prapa “Passatit” por edhe nga anash. Ndërkohë për t’ju shmangur zjarrit të pamëshirshëm që vinte nga Benzi, drejtuesi i mjetit tip “Passat” Arjan Hasanaj edhe pse në trup mbante shumë plumba, ka mundur ta fusë makinën në oborrin e shtëpisë të shtetasit K.B.
Ndërsa autorët janë larguar në drejtim të lagjes “Çentrale”, aty ku në 1997 zona kontrollohej nga grupi i “Xhelitajve”. Shumë plumba në trup kanë marë dy viktimat e pafajshme, ndërkohë që objektivi i këtij atentati Armando Sulejmani ka marrë vetëm dy plumba dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ditën e djeshme Sulejmani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim heqjen e plumbave. Sulejmani ruhet me masa të forta sigurie në spitalin e Vlorës, ndërkohë po dje i është komunikuar në ambjentet e spitalit të Vlorës dhe masa e “arrestit në burg” për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”.
Atentati, 78 gëzhoja Çipuri reagoi me pistoletën Amerikane
Plot 78 plumba janë dershur gjatë kësaj beteje në rrugët e Vlorës. Një shifër e tillë konfirmohet në procesverbalet e policisë ku gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor ka mundur të sekuestrojë sasinë e gëzhojave prej 78 copë, të cilat janë gjendur në një distancë shtrirje prej 100 metër rrugë. Ndërkohë në vendgjarje janë sekuestruar dhe 18 plumba të cilët nuk janë qëlluar nga asnjë armë. Personat ende të paidentifikuar kanë qëlluar në lëvizje e sipër, ndërkohë zjarrit të tyre i është kundër përgjigjur me një pistoletë Armando Sulejmani, i cili besohet se ka qëlluar drejt atentatorëve plot 6 herë.
Mësohet se Sulejmani ish-ushtari i bandës së “Gaxhait” në Vlorën e viteve 1997, në momentin e atentatit kishte me vete një pistoletë prodhim amkerikan me mulli të tipit “Magnum SË 357 SMITH ËESON”. Gjatë momentit të sekuestrimit të kësaj arme rreth 50 metra larg automjetit “Passat”, ekspertët e policisë kriminale kanë konstatuar se në mullirin e saj, ishin gjashtë gëzhoja, në foletë përkatëse. Të gjitha këto prova materiale janë dërguar për ekspertim balistik dhe daktiloskopik në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë, ku anëtarët e grupit hetimor shpresojnë në gjentjen e ndonjë gjurme gishti, e vlefshme për krahasim. Gjitashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe automjeti tip “Passat” ku udhëtonin dy viktimat dhe i plagosuri “Çipuri”, i cili për shkak të plumbave kishte marrë dëmtime të shumta. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe tre telefona me mbishkrimin BQ dhe një telefon tjetër që i përkasin të dëmtuarve.
Kontrolle në kompleksin “Oslo”, pyetja e dëshmitarëve
Një seri vrasjesh, kanë nxehur gjakrat e bandave rivale të 1997, të cilat tashmë janë aktivizur fuqishëm duke kryer krime shumë të sofistikuara dhe policisë së Vlorës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbledhëkufomat dhe gozhojat në rrugë.Këto grupe kriminale janë fuqizuar ndjeshëm për shkak edhe të potencialit finaciar që gëzojnë, duke arritur të nxjerin nga burgu kontigjentë të rrezikshëm kriminalë, të cilët vihen në shërbim të bandave dhe kryejnë vrasje pa mëshirë. Për të hedhur dritë mbi masakrën e dyfishtë të 17 shkurtit 2019 ku mbetën të vrarë,Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho dhe u synua të vritej Armando Sulejmani, prokuroria e Vlorës ka urdhëruar kontrolle në banesat e dy personave jo pak të njohur në botën e krimit në Vlorë, të cilët sipas policisë së Vlorës mendohet se kanë konflikte me “Çipurin”.
Shtëpia e Nadir Ferko në Vlorë i njohur ndryshme si “Dirushi” është kontrolluar imtësisht, por hetimi nuk ka sjellë asnjë rezultat. Ai ndodhej në banesë në momentin ku ndodhi ngjarja. Një tjetër banesë që është kontrolluar imtësisht është dhe ajo e shtetasit Ervis Matodashi, në komleksin “Oslo” në Vlorë, i cili ndodhej në shtëpi, ku ka ndodhur ngjarja. Gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm ndërkohë të dy janë shoqëruar dhe pyetur gjatë në policinë e Vlorës për këtë ngjarje. Në vazhdën e hetimeve janë sekuestruar pamjet filmike në kompleksin “Oslo” dhe filmime të disa rrugëve ku janë larguar autorët me makinë.
Makina e atentatorëve i përket kushëririt të familjes “Haklaj”
Hetimi i kasaj ngjarje rëndë ka sjellë verifikimin me imtësi të çdo prove materiale të sekuestruar. Që në orët e para pas atentatit të rëndë, policia e Vlorës mundi të zbulojë mënyrën e kryerjes së këtij krimi, por jo të gjejë autorët që qëlluan mbi dy viktimat dhe Armando Sulejmanin. Automjeti tip “Benz-Mercedes” që është gjendur i djegur në rrugën “Çahire” në vendin e quajtur “Liqeni 2” rezulton të jetë vjedhur në Tiranë. Ky automjet i përket shtetases me iniciale A.Haklaj, por përdorej nga babai i saj Adem Haklaj, i cili rezulton të jetë kushëri i familjes së famshme Haklaj në Kërnajë të Tropojës. Burime pranë policisë së Tiranës thanë se Adem Halklaj e kishte denoncuar vjedhjen e makinës në policinë e kryeqytetit, e cila nga ana e saj në datën 20 dhjetor 2016, ka bërë shpalljen në kërkim të mjetit tip Benz-Mercedez, i cili tre vite pasi është vjedhur, u përdor në një atentat kundër Armando Sulejmanit. Mësohet se për të shmangur çdo dyshim, autorët e atentatit kanë arritur të maskojnë benzin e vjedhur me targa të vjedhura, targa këto që i përkisnin një automjeti tip “Hynday” në Fier dhe që përdoret si makinë mësimore e autoshkollës “Ferra”. Në 4 dhjetor 2018 këto targa janë shpallur si të vjedhura nga policia e Fierit, pasi pronari i autoshkollës ka bërë kallëzimin penale.
Dy viktimat “shoshë” nga plumbat
Ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën ditën e diel, solli dy viktima të pafajshme, ndërkohë objektivi i këtij atentati Armando Sulejmani mbeti i plagosur lehtë me dy plumba. Kyështë atentati i dytë brenda dy viteve që Sulejmani i shpëton në Vlorë. Sulejmani ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”, ka marë vetëm dy plumba, një në dorë një në këmbë. Kjo pasi dyshohet se dy viktimat Arjan Hasani dhe kunati i Sulejmanit,Orest Rexho,kanë shërbyer si mburojë për të.Kjo pasi nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se Resti Rexho,ka marrë në trup 19 plumba, ndërsa 14 plumba automatiku ka marrë në trup viktima tjetër Arjan Hasani.Për shkak të rripit të makinës, ky i fundit ka mbetur pa lëvizuar fare, ndërkohë Orest Rexho, ka mundur të dalë nga makina dhe të ndërrojë jetë vetëm disa metra më larg.Sipasburimeve,Sulejmani prej kohësh qëndronte i fshehur dhe bënte një jetë mes Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Ai lëvizte gjithmonë i armatosur dhe shpesh herë përdorte kunatin e tij Resti Rexho, si taksist duke e transportuar nga njëra bazë në tjetrën.Rexho për policinë kriminale në Vlorë njihet si person qëështë marë me shitjen e drogës, por jo i implikuar në vrasje. Ndërsa Hasanaj nuk ka qënë ndonjëherë i implikuar në veprimtari kriminale.
Kush është “Çipuri”, ushtari i Gaxhait që u kthye tmerri i Vlorës
Armando Sulejmani ose siç njihet ndryshme me nofkën “Çipuri” së bashku me Sokol Sinomatin që njihet me nofkën “Buzderi”, kanë qënë pjesë e bandës në Gazmend Brakës allias “Gaxhai” në Vlorë. Nëmars të vitit 1997 si pasojë e disa zhvillimeve shoqërore e politike në qytetin e Vlorës janë hapur depot e ushtrisë dhe armët u morën nga civilët. Kështu, kur rendi dhe siguria publike nuk ekzistonin më, në qytet filluan të krijohen grupimet e para të personave të armatosur. Si pasojë edhe e hapjes së burgjeve në Shqipëri persona me precedent penal u lanë të lirë dhe filluan që të organizoheshin në grupe të vogla kriminale që më pas nga fundi i muajit Mars 1997 në Vlorë u grupuan në banda të armatosura dhe filluan të kenë ndikimin e tyre kryesisht në “mbrojtjen” e lagjeve apo të zonave ku ata kryesisht banonin, duke krijuar kështu zonat e influencës se tyre.Në qytetin e Vlorës në atë kohë, filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Më konkretisht grupi i “Xhelitajve” në lagjen “Çentrale”,grupi i Zanit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”.
Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”,Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami)si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.Por kohët evoluan dhe disa nga këta emra mbetën burgjeve disa të tjerë mundën të dalin prej tyre, dhe të marrin situatën nën kontroll. “Çipuri” është gjykuar dhe tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ku prokurori Eugen Beçi në atë periudhë ka kërkuar burg përjetë për Armando Sulejmaninm kërkesë e cila është miratuar nga dy shkallët e gjyqësorit Por në shkurt 2014 gjyqtarët e gjykatës së Lartë, me relator Edmond Islamaj,vendosën që Sulejmani dhe Sinomati të mos dënohet me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënohet përfundimisht me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, duke u dënur përfundimisht me 16 vite burgim.Ky vendim solli lirimin e tyre nga qelia,edhe pse ishin të akuzuar dhe dënuar për një tjetër vrasje të kryer në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vdekur mbeti Elton Tato.Sokol Sinomati ose “Buzderi” sipas policisë së Vlorës jeton në Belgjikë ku meret me aktivitet të paligjshëm, ndërsa në Shqipëri qëndron shoku i tij Armando Sulejmani, i cili kohët e fundit është dyshuar për disa atentate me vrasje në Durrës dhe Vlorë, por policia dhe prokuroria asnjëherë skanë patur fatin ta “mbërthejnë” me prova.
Vrasja e Elton Tato e dënimi me 2 vite burg
Sistemi i Drejtësisë me vendimet e marra hapur të paligjshme ka favorizuar ndjeshëm eksponentët kriminale në Vlorë,duke sjellë riaktivizimin e aktiviteteve kriminale, me pasoja deri në vdekje. Dy personat Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati janë favorizuar ndjeshëm nga sistemi i drejtësisë, gjatë gjykimit në vrasjen e shtetasit Elton Tato në Vlorë.Çështja ndaj “Çipurit” dhe “Buzderit”është zvaritur pa fund duke u rigjykuar disa herë.Për këtë vrasje Armando Sulejmani është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” ndërsa Sinomati me 20 vite burgim. Sipas dosjes së prokurorisë vrasja e Elton Tato është kryer në26 qershor 2002, rreth orës 15:00, në afërsi të ish-lokal “Zyrih”-ut,në lagjen “Skelë” të qytetit të Vlorës,ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Tato.Ditën e ngjarjes është realizuar edhe këqyrja e një kanali të shkarkimit të ujërave të zeza që kalon përmes lagjes “Pavarësia” dhe derdhet në vendin e quajtur “Aulona” ku është gjetur dhe marrë me cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik kallashnikov me qytë të prerë.Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati për shkak të një konflikti të mëparshëm me Elton Tato dhe Robert Boraku, u ka lindur mendimi kriminal për vrasjen e tyre.
/Nga Shqiptarja.com/