• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do ishte djegur çdo cep…”/Kryemadhi: Nuk ka më kthim pas

11:47 : 21/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Monika Kryemadhi nisi fjalimin e saj në protestë jo vetëm si opozitare por edhe si kryetare e LSI-së, parti e cila sipas saj do të jetë gjithnjë në shërbim të popullit.

Kryemadhi theksoi se djegia e mandateve të opozitës shënon fundin e tranzicionit në Shqipëri dhe se ata nuk do të bëhen fasadë e “narko-shtetit”.

 

Fjala e plotë e Kryemadhit në protestë

“Të dashur motra dhe vëllezër. Zoti ju ruajt ju, Zoti shpëtoftë Shqipërinë. Zoti i ruajt shqiptarët kudo që janë. Rama Ik! Të dashur motra dhe vëllezër. Të dashur vëllezërit tanë policë. I kanë vendosur përballë motrave të tyre, prindërve të tyre, vëllezërve të tyre. Ata policë, rrogat e të cilëve janë 300 mijë lekë, aq të vjetra sa kushton një kollare e Edi Ramës. Nuk mund të jenë ata përballuesit e dhunës. Ata policë të cilët janë njëlloj si të gjithë shqiptarë, që vuajnë, që paguajnë faturën e energjisë elektrike njëlloj si të gjithë ju, më shtrenjtë se asnjëherë tjetër. Ata policë paguajnë njësoj faturën e ujit, paguajnë njësoj si ju libra për fëmijët e tyre. Ata policë njëlloj si ju kanë hedhur letra dhe kanë paguar për legalizimet e shtëpisë së tyre, sepse Edi Rama përdor uniformën, për ti shtypur, për ti përdorur dhe për ti shfrytëzuar. Prandaj mandatet tona më shumë se kurrë janë për të gjithë arta djem dhe vajza policë të cilët e duan vendin e tyre, e duan popullin e tyre.
Motra dhe vëllezër, sot mandatet tona, nuk janë më mandate të narko shtetit, nuk janë më fasadë e narko shtetit. Sot mandatet tona janë mandatet e shqiptarëve, pavarësisht bindjeve që kemi. Sot mandatet tona janë mandate për tu rikthyer dhe njëherë në 1990 për të thirrur të gjithë së bashku LIRI DEMOKRACI. Sot mandatet tona nuk janë më fasadë e një Parlamenti i cili rrethohet me tela me gjemba. Sot mandate tona janë mandatet e banorëve të Unazës së re, janë mandatet e minatorëve, janë mandatet e naftëtarëve, janë mandatet e atyre studentëve që në mënyrën më të bukur i nxorën bojën shtetit të kalbur të Edi Ramës. Dua tu them dhe diçka. Nëse në çdo vend të botës, në Amerikë apo në çdo vend demokratik. Në qoftë se një kryeministër, deputete apo kongresmen, do të faktohej nga Prokuroria me fakte që votat e tyre janë blerë me paratë e kartelit të drogës, të jeni të bindur që jo vetëm do ishin në burg, por do i kishin djegur çdo cep të institucioneve të narko shtetit.
Prandaj djegia e mandateve tona nuk ka të bëjë me pozicionet politike. Djegia e mandateve tona ka të bëjë me fundin e tranzicionit që po kalon Shqipëria. Mandatet tona do të digjen për të bërë paktin për shtetin, për të ndërtuar shtetin. Për të ndërtuar institucionet, që të mos guxojë më njeri që të vijë në pushtet me paratë e krimit, me paratë e drogës, me gjakun e shqiptarëve. Ne ju japim fjalën sot që nuk ka më kthim pas. Nuk ka më kthim pas sepse do të na mallkojnë brezat e tjerë që do të vijnë. Do ta na mallkojnë fëmijët tanë. Do të na mallkojë shpirti i qindra dhe mijërave shqiptarëve.
Motra dhe vëllezër, Rama ka ikur. Sepse po të ishte i fortë sot ai do të ishte në atë sallë. Sepse po të ishte i fortë nuk do të ikte si Arafati, që çdo ditë nuk rri asnjëherë në një vend. Nuk do të përfundonte si një frikacak i cili fshihet si miu mes vrimave të krimit dhe të drogës. Prandaj ju bëj thirrje, ju bëj thirrje që ky kryeministër nuk mund të mbajë në dorë të ardhmen e shqiptarëve. Secili nga ne ka një mision dhe misioni është shumë i qartë. Të largojmë krimin. Të ndajmë politikën nga krimi dhe nga droga dhe t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Të kthejmë ata 400 mijë shqiptarë që Edi Rama i largoi. T’i kthejmë identitetin vendit tonë që flamuri ynë kombëtar të valëvitet ashtu siç i takon. Zoti ju ruajtë ju, Zoti i ruajtë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë! Faleminderit.
”

Lexo edhe:

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

Ka radhë për Cristiano Jr, klube të njohura e vëzhguan gjatë debutimit me Portugalinë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025
SPORT

Ka radhë për Cristiano Jr, klube të njohura e vëzhguan gjatë debutimit me Portugalinë

15:56 : 14/05/2025
AKTUALITET

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

15:42 : 14/05/2025
SPORT

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin për talentin e skuadrës

15:38 : 14/05/2025
AKTUALITET

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025
Para

Sarri i bënë dalje Kantes,kërkon ritëm në ekip

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025

Ka radhë për Cristiano Jr, klube të njohura e vëzhguan gjatë debutimit me Portugalinë

15:56 : 14/05/2025

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

15:42 : 14/05/2025

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin për talentin e skuadrës

15:38 : 14/05/2025

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

15:30 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com