• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Parlamenti Evropian dënon përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve

11:51 : 18/02/2019
në BOTA, KRYESORE

Parlamenti Evropian (PE) dënoi përdorimin nga policia të gazit lotzjellës dhe të plumbave të gomës ndaj protestuesve në Francë.

Gazeta franceze Le Monde njofton se deputetët e PE-së votuan një rezolutë në datën 14 shkurt, e cila dënon përdorimin e tepërt të forcës nga ana e policisë ndaj protestueve, veçanërisht përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave të gomës.

Rezoluta “Mbi të drejtën për protesta paqësore dhe përdorimin e përpjesëtuar të forcës” dënon në mënyrë të veçantë “përdorimin e disa llojeve të armëve nga ana e policisë kundër protestuesve paqësorë, si ato me plumba me goditje kinetike [plumba gome] dhe të gazit lotsjellës,” si dhe “ndërhyrjet e dhunshme dhe të shpërpjesëtuara nga ana e autoriteteve publike gjatë protestave dhe demonstratave paqësore.”

Rezoluta mori 438 vota pro, 78 kundër dhe 87 abstenime. 165 deputetët e majtë dhe të gjelbërt që nuk votuan pro, e bënë këtë pasi mendonin se rezoluta duhet të dënonte më ashpër përdorimin e dhunës dhe të gazit lotsjellës nga ana e policisë.

Lexo edhe:

Shiste doza kokaine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

Rezoluta i bën thirrje qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të përdorin forcën ndaj protestuesve vetëm kur është e domosdoshme, ta përdorin atë sa më pak të jetë e mundur, dhe të ruajnë jetën dhe shëndetin e protestuesve.

“[Qeveritë] të sigurojnë që përdorimi i forcës nga agjencitë ligjzbatuese të jetë gjithnjë ligjor, proporcional dhe vetëm kur është i nevojshëm, si dhe të ushtrohet vetëm me qëllimin për të ruajtur jetët dhe integritetin fizik të personave.”

Më tej rezoluta thotë se “përdorimi pa dallim i forcës ndaj turmës shkon kundër parimit të proporcionalitetit.”

Rezoluta mbështet edhe policinë, e cila “ka pasur shumë viktima në radhët e saj, punon në kushte të vështira, sidomos kur përballet me dhunën e disa demonstruesve të caktuar, dhe është e mbingarkuar me punë.”

PE i bëri thirrje qeverive që të mbledhin “prova për keqpërdorimin, […] lëndimet dhe shkaqet e lëndimeve” për rastet kur policia ka përdorur armë si gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës, ndërkohë që ka pasur mundësi të përdorte forma të tjera më pak të dhunshme.

Kërkesa fillestare për hartimin e rezolutës u bë nga deputetë të majtë dhe të gjelbër të Parlamentit Evropian, të cilët në fund votuan kundër ose abstenuan, pasi sipas tyre teksti përfundimtar nuk e dënonte mjaftueshëm policinë për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës ndaj protestuesve.

Këto dy armë kanë shkaktuar lëndime serioze tek protestuesit në Francë, Poloni, Spanjë dhe Greqi. Në diskutimin përpara votimit në PE, deputetë francezë dënuan përdorimin e këtyre armëve gjatë protestave të “jelekverdhëve” në Francë. Të ashtuquajturit “jelekverdhë”, për shkak se veshin jelekë fosforeshentë në protesta, nisën të protestonin kundër qeverisë franceze kur çmimi i naftës në vend u rrit me 8 lekë për litër dhe ai i benzinës me 3 lekë për litër. Protesa u shtri në të gjithë Francën dhe ende vazhdon prej javësh. /Exit.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste doza kokaine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

10:24 : 25/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

10:16 : 25/08/2025
AKTUALITET

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën 2 motrave në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin i dehur

10:06 : 25/08/2025
AKTUALITET

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

09:42 : 25/08/2025
BOTA

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025
HOROSKOPI

Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

09:19 : 25/08/2025
Para

Edhe Arbana si Rudina/ Gafa e radhës e moderatores (FOTO)

TË GJITHA

Shiste doza kokaine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

10:24 : 25/08/2025

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

10:16 : 25/08/2025

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën 2 motrave në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin i dehur

10:06 : 25/08/2025

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

09:42 : 25/08/2025

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025

Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

09:19 : 25/08/2025

Kapet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik dr*ge e grup kriminal/ EMRI

09:04 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com