• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryebashkiakët me 3 mandate, çfarë thotë ligji qartësisht…

16:22 : 18/02/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” përveçse përcaktoi ndarjen e re administrativo-territoriale në 12 qarqe dhe 61 bashki, përcaktoi edhe kufizimin e mandateve kohorë të kryetarëve të bashkive, duke vendosur kufizimin në tre mandate të njëpasnjëshme.

Konkretisht pikat 1 dhe 2 të nenit 59 të ligjit përcaktojnë : “1.Çdo bashki ka kryetarin e saj, të zgjedhur sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor. 2.Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje.”Ky parashikim ligjor sjell disa pyetje të cilat do duhet të marrin përgjigje përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

1) Kryetarët aktualë e bashkive që kanë ushtruar tre mandate të njëpasnjëshme, nuk mund të rikandidojnë vetëm në bashkinë ku kanë ushtruar këto tre mandate, apo ky kufizim aplikohet për të gjitha bashkitë, duke mos i lejuar të rikandidojnë në asnjë prej 61 bashkive? Kjo pyetje lind në dy situata:

Nëse do të ishim në kushtet kur kryetarët që kanë ushtruar tre mandate në një bashki, ndryshojnë vendbanim e tyre në një bashki tjetër. A do të kishin të drejtë të kandidonin në bashkinë ku do të tranferoheshin për vendbanim? Ky transferim vendbanimi do të bëhej në plotësim të parashikimit kushtetues se të drejtën të zgjidhen si kryetar bashkie e kanë vetëm shtetasit që janë me banim të përhershëm në territorin e njësisë vendore përkatëse;

kryetarët e bashkive aktualë që e kanë mandatin e dytë në një bashki, ndërsa mandatin e parë e kanë ushtruar në bashki, të cilat u shkrinë me ligjin 139/2015 dhe me këtë ligj konsiderohen si njësi administrative. Psh. Artur Bardhi i cili në vitin 2011-2015 ka qenë kryetar i ish-Bashkisë Laç (e përfshirë tashmë në Bashkinë Kurbin) dhe në vitin 2015, Kryetar i Bashkisë Kurbin, apo z. Nesim Spahiu, i cili në vitin 2011-2015 ka qenë Kryetar i ish-Bashkisë Çorovodë (e përfshirë tashmë në Bashkinë Skrapar) dhe në vitin 2015 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Skrapar, do t’ju llogaritet si mandate i dytë ky i fundit apo si mandat i parë? Kjo pyetje do duhet të marrë medoemos përgjigje nëse kryetarët aktualë rikandidojnë dhe rizgjidhen si kryetarë bashkie. Në këtë rast do të konsiderohen si tre mandate të njëpasnjëshme apo si dy mandate? Përgjigjja e kësaj pyetje do vendosë fatin e këtyre dy kryetarëve aktualë nëse do mund të rikandidojnë në zgjedhjet vendore të vitit 2023, nëse në zgjedhjet e këtij viti do të rizgjidhen sërish.

Lexo edhe:

Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

Ligji i strehimit favorizon oligarkët e ndërtimit, 83 mln euro të zhdukura

2) Kryetarët e bashkive që kanë ushtruar mandatin e tyre gjatë vitit 2015 dhe dy mandatet e kaluara kanë ushtruar mandatin e kryetarit të bashkisë apo të komunës, pa ndërprerje, pra kanë tre mandate të njëpasnjëshme si kryetarë bashkie dhe komune bashkë, a lejohet të rikandidojnë? A do të llogaritet mandati si kryetar komune për efekt të nenit 59 të ligjit 139/2015 të cituar më sipër?

Ekskluzivitetin për dhënien e përgjigjeve të pyetjeve të mësipërme e ka vetëm Gjykata Kushtetuese. Po aktualisht Gjykata Kushtetuese përbëhet vetëm nga dy anëtarë dhe nuk mund të gjykojë asnjë kërkesë të paraqitur. Edhe për shqyrtimin paraprak të kërkesave, gjatë të cilave nuk shqyrtohet themeli i çështjes, por merret vetëm vendimi nëse do të kalojë në seancë plenare apo jo, duhen të paktën tre gjyqtarë kushtetues, numër i cili nuk plotësohet aktualisht. Ndërsa për shqyrtimin në themel të kërkesave duhen të paktën 6 gjyqtarë kushtetues. A do të plotësohet ky numër para zhvillimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019? Apo nuk do të lindë nevoja për diskutimin e mësipërm, pasi kandidaturat që do të paraqiten nuk do të çojnë në këto dilema ligjore?

Përparim Shametaj,  Zef Hila dhe Fran Frrokaj kanë qenë kryetarë komune në vitet 2003, 2007, 2011 dhe janë zgjedhur kryetarë bashkie në vitin 2015, përkatësisht në bashkitë Selenicë, Vau i Dejës dhe Lezhë. Nëse mandatet si kryetarë komunash do të llogariteshin për efekt të parashikimit të nenit 59, këta tre kryetarë bashkie nuk duhej të kishin kandiduar dhe si pasojë as të zgjidheshin në funksionin e kryetarit të bashkisë. Rregullsinë e dokumentacionit të kandidimit e verifikon KQZ-ja. Por as kjo e fundit dhe as ndonjë institucion tjetër nuk e kanë kundërshtuar një gjë të tillë. Do të ketë reagime për këtë çështje në këto zgjedhje vendore? Do të ketë një zbatim ndryshe të parashikimit ligjor të nenit 59 të ligjit 139/2015, për sa i përket llogaritjes së mandateve si kryetar komune e akumuluar me atë si kryetar bashkie? Një precedent është vendosur tashmë, por mbetet për tu parë nëse ky precedent do të ketë ndryshim.

Pyetjet që shtrohen e që duhet të marrin përgjigje, kur mbeten dhe 4 muaj nga zgjedhjet vendore të 2019, janë:

1)Mandati si kryetar komune do të llogaritet për efekt të kufizimit në kohë të tre mandateve të njëpasnjëshme për tu zgjedhur kryetar bashkie? Një precedent është vendosur tashmë me zgjedhjet vendore të vitit 2015 ku tre kryetarë aktualë bashkie i kishin tre mandate të njëpasnjëshme si kryetar komunash. A do të ndryshojë ky precedent? Apo ky do të jetë rregulli që do të aplikohet edhe këtë vit për ata kryetarë aktualë bashkie të cilët së bashku me mandatet e komunave bëjnë tre mandate? Përgjigjja e kësaj pyetje do të ‘përcaktojë fatin’ për 6 kryetarë bashkiakë aktualë (tabela më sipër).

2)Mandati i ushtruar në njësitë vendore të përfshira në njësitë e reja, a do të llogariten për efekt të tre mandateve të njëpasnjëshme? Janë dy kryetarë aktualë bashkie të cilët kanë ushtruar mandatet 2007-2011 në bashki që nuk ekzistojnë më dhe janë përfshirë në njësitë e reja vendore, dhe në vitin 2015 janë zgjedhur për të ushtruar mandatin si kryetarë bashkie në këto të fundit. /Adela Kula, koordinatore Porta Vendore/.

Etiketa: kryebashkiaketligjimandate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

16:13 : 23/05/2025
AKTUALITET

Ligji i strehimit favorizon oligarkët e ndërtimit, 83 mln euro të zhdukura

22:18 : 21/05/2025
AKTUALITET

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi në Tiranë/ Xhaçkë “strategjikja” merr mandatin, digjen 3 burra për shkak kuotash

21:08 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

20:21 : 18/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi për partitë në të 12 Qarqet, si ndahen votat dhe mandatet

20:11 : 18/05/2025
Para

Përfundon takimi i Bashës me aleatët/ Ja çfarë vendimi u mor për mandatet

TË GJITHA

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

09:53 : 24/05/2025

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

09:44 : 24/05/2025

EMRI/ I riu nga Vlora thyen “arrestin shtëpiak” dhe plagos me thikë 34-vjeçarin. Ç’ndodhi më pas

09:30 : 24/05/2025

Aksident në Fier/ Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur

09:17 : 24/05/2025

Këmbimi valutor 24 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 24/05/2025

“Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg

09:00 : 24/05/2025

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

08:46 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com