• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Si t’i tatojmë të pasurit…

07:59 : 17/02/2019
në EKONOMI

Gjatë kohës kur ai nuk kishte vendosur se do të kandidonte për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, propozoi në vitin 1999, vendosjen e një takse pasurie mbi amerikanët me më shumë se 10 milionë dollarë, shkruan The Economist. Shumë shpejt, ai mund ta gjejë veten duke e kundërshtuar këtë gjë. Kjo edhe sepse së fundmi, demokratët duken shumë të vendosur për të gjetur mënyra për tatimin e të pasurve.

Senatorja Elizabeth Warren ka bërë thirrje për vendosjen e një takse vjetore prej 2% mbi pasurinë mbi 50 milionë dollarë dhe 3% mbi pasurinë mbi 1 miliard dollarë. Ndërsa Alexandria Ocasio-Cortez, një anëtare e krahut të majtë në Kongres, ka kërkuar vendosjen e një tatimi prej 70% mbi të ardhurat më të larta. Në njëfarë mënyre, këto propozime janë lehtësim.

Demokratët e krahut të majtë kanë ide të shumta për shpërndarjen e shpenzimeve të reja, kujdes mjekësor për të gjithë, heqje të pagesës për ndjekjen e kolegjeve, “Marrëveshja e re e gjelbër”, e cila ka nevojë për financim. Kryesisht për shkak se Amerika po plaket, por gjithashtu edhe si pasojë e shkurtimeve të taksave të pafinancuara nga z. Trump, raporti i borxhit ndaj PBB-së pritet dyfishohet në 30 vitet e ardhshme. Nëse një administratë e ardhshme demokratike do të krijojë programe të reja shpenzimi, duke ruajtur ato ekzistuese, do të jetë e nevojshme padyshim vendosja e taksave më të larta.

Nëse të ardhurat duhet të rriten, atëherë arsyet janë të shumta se përse fillimisht duhet t’u drejtohemi të pasurve. Shkurtimet e taksave të z. Trump janë një prej ndryshimeve të fundit, që kanë ndikuar duke ua përmirësuar jetën më të pasurve.
Mes viteve 1990 dhe 2015, të ardhurat reale të 1% të ekonomive familjare më të pasura, pas taksave dhe transferimeve, gati u dyfishuan. Gjatë së njëjtës periudhë, të ardhurat mesatare u rritën vetëm me një të tretën, dhe pjesa më e madhe e kësaj rritjeje erdhi kryesisht në sajë të ndërhyrjes së qeverisë. Globalizimi, ndryshimet teknologjike dhe konkurrenca e lëkundur kanë qenë të gjithë faktorë ndihmues që të pasurit të pasuroheshin në dekadat e fundit.

Tekno-profetët kanë frikë se pabarazia do të përkeqësohet në një kohë shumë të shkurtër, pasi algoritmet e ndryshme po e zëvendësojnë në masë fuqinë punëtore. Pavarësisht nëse kanë apo jo të drejtë, përfitimet e tepërta që të pasurit i kanë përfituar tashmë, mund të justifikojnë gjenerimin e të ardhurave të reja prej tyre. Por fatkeqësisht, skemat e reja të propozuara janë të dobëta.

Lexo edhe:

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

Znj. Warren thekson edhe nivelin e pabarazisë së pasurisë, i cili është rritur në mënyrë dramatike. Tatimi i pasurisë është i ligjshëm, por vendosja e taksës së propozuar prej saj, do të ishte vështirë për t’u zbatuar.

Perspektiva do të ndikonte në reduktimin e investimeve dhe të sipërmarrjeve. Ndërkohë, burokratët do ta gjenin veten duke vlerësuar koleksionet e artit të miliarderëve dhe asetet e tjera jolikuide. Tetë vende të pasura i kanë hequr taksat e pasurisë që nga viti 1990, shpeshherë të ndikuara nga shqetësimet rreth kostove ekonomike dhe administrative. Në vitin 2017, vetëm katër i vendosën ato sërish. Ka mënyra më të mira për të rritur taksat mbi kapitalin, një prej të cilave është nëpërmjet rritjes së taksës së trashëgimisë.
Vendosja e taksave të larta të pronës mund të jetë një tjetër mënyrë efikase. Një mundësi e mirë është edhe rritja e taksave për korporatat që gëzojnë fitime të larta, por pa penguar rritjen e mëtejshme. Po tatimi mbi të ardhurat? Mbështetësit e znj. Ocasio-Cortez theksojnë se një taksë prej 70% është afër normës që duhet për të rritur të ardhurat, e thënë kjo edhe në një studim të fundit ekonomik.

Në Francë, taksa 75% e vendosur mbi të ardhurat më të larta, u zbatua për një kohë të shkurtër (u hoq në vitin 2014) nuk rezultoi të ishte aq e suksesshme sa pritej dhe nuk gjeneroi nivelin e parashikuar të të ardhurave.
Edhe pse ekziston mundësia që taksat ndaj të pasurve të rriten, ata nuk mund të paguajnë për gjithçka, edhe sepse të pasurit janë relativisht të paktë në numër. Një studim tjetër thekson faktin se ideja e znj. Ocasio-Cortez duhet të zbatohet vetëm tek të ardhurat që janë mbi 10 milionë dollarë, ndoshta në 12 miliardë dollarë.

Sipas mbështetësve të znj. Warren, propozimi i saj do të rriste të ardhurat me 210 miliardë dollarë në vit, por ata e supozojnë realizimin e saj pa asnjë dëm ekonomik. Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme që duhet kuptuar në lidhje me strategjinë që duhet përdorur për tatimin e të pasurve është se ajo padyshim ka kufizime./Monitor/

Etiketa: SHBATatimete pasur

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025
SHENDETI

Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

16:56 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025
BOTA

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

20:44 : 07/08/2025
BOTA

Meksika, i vetmi vend që mori një pezullim 90-ditor të tarifave nga Trump

19:52 : 07/08/2025
BOTA

Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas

16:12 : 06/08/2025
Para

Moti, ja çfarë parashikohet për sot/ Vranësira dhe temperatura…

TË GJITHA

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

16:57 : 08/08/2025

Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

16:56 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com