• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U akuzua si njeriu i Rusisë/ Sonila Meço: Media e politika duhet të shqetësohen nga …

15:22 : 13/02/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetarja Sonila Meço, ka reaguar ndaj akuzave që Spartak Ngjela ka hedhur në drejtim të saj, duke e cilësuar si njeri të Rusisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meço shkruan se intervista e Ramush Haradinajt ka shkaktuar shqetësime tek persona të ndryshëm në Shqipëri, pas akuzave të kryeministrit të Kosovës, se Rusia po paguan në Prishtinë dhe Tiranë.

“Detyra primare e medias, asaj që nuk shantazhohet, nuk blihet e nuk ka asnjë axhendë veç interesit publik është t’i trazojë, të marrë qëndrime në vetën e parë, të bëjë protagonistët të flasin. Vetë media e politika sot duhet të shqetësohen nga akuzat e Haradinajt. Por mbi të gjitha, sot kemi një intervistë e deklarime me zë e figurë nga lideri i Kosovës mbi vendosmërinë e tij për të detyruar komunitetin ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Serbinë për njohjen e Kosovës. Nuk do të mund të përftojmë kurrë qëndrime në vetën e parë pa bërë të gjitha pyetjet”, shkruan Meço.

Postimi i plotë Sonila Meços

Në një intervistë ekskluzive për Tempora, në Ora Neës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bën deklarata të forta, ngre akuza të drejtpërdrejta si asnjëherë më parë mbi çështjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe:

Basha “blen” partinë e dikurshme të Spartak Ngjelës (Dokumenti)

Ndarja nga jeta e gazetarit, reagon vëllai i tij Enkel Demi: Saimiri iku tek Hyji

Në një moment kaq të rëndësishëm dhe delikat, kur nga kreu i qeverisë së një shteti të pavarur, njëherazi ish luftëtar i UÇK-së artikulohen ide dhe mesazhe të drejtpërdrejta në drejtim të komunitetit ndërkombëtar, politikës në Kosovë, asaj në Shqipëri, liderve të tyre, mediave dhe shqiptarëve, në kushte të një informacioni të paqartë dhe mungese absolute transparence nga aktorët, që kanë propozuar një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, që mund të prekë kufijtë mes tyre, më e rëndësishmja është të bëhen të gjitha pyetjet, të shtrohen të gjitha dilemat, të dëgjohemi e flasim duke guxuar të hapim të gjitha dyert e mbyllura përtej të cilave tentohet me shumë forma të vendoset fati i një vendi.

Për këtë, çdo pikpyetje, dyshim a dilemë që sot endet në mendjen e çdo shqiptari mbi fatet e Kosovës e Shqipërisë duhet të marrë përgjigje nga ata që janë në krye të tyre.

Ramush Haradinaj e bëri, foli hapur, pa asnjë drojë për Kosovën sipas tij, për qëndrimin e tij të prerë mbi të ardhmen dhe tërësinë territoriale të saj, për ndikimin e armiqve të Kosovës, për rusët që po ushtrojnë çdo lloj ndikimi deri në blerje politikanësh, analistësh e mediash për të imponuar një axhendë të tyren. Ky është misioni i medias, të guxojë të arrijë tek e vërteta, në kërkimin e pakompromis të saj, duke pyetur, marrë përgjigje.

Patjetër në kohë si këto ka nga ata, që shqetësohen nga përgjigjet e deklaratat e kryeministrit Haradinaj. Ka nga ata që do të donin të mos prekej asfare kjo çështje në mediat shqiptare, duke u shqetësuar nga pyetjet e gazetarëve.

Ndaj detyra primare e medias, asaj që nuk shantazhohet, nuk blihet e nuk ka asnjë axhendë veç interesit publik është t’i trazojë, të marrë qëndrime në vetën e parë, të bëjë protagonistët të flasin. Vetë media e politika sot duhet të shqetësohen nga akuzat e Haradinajt. Por mbi të gjitha, sot kemi një intervistë e deklarime me zë e figurë nga lideri i Kosovës mbi vendosmërinë e tij për të detyruar komunitetin ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Serbinë për njohjen e Kosovës. Nuk do të mund të përftojmë kurrë qëndrime në vetën e parë pa bërë të gjitha pyetjet.

Ky është misioni i gazetarit, kush tutet për ta bërë a kush trazohet fort prej tyre, arsyet duhet t’i gjejë tek qëllimet e tij.

Etiketa: ngjelareagimisonila meco

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Basha “blen” partinë e dikurshme të Spartak Ngjelës (Dokumenti)

23:07 : 04/05/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e gazetarit, reagon vëllai i tij Enkel Demi: Saimiri iku tek Hyji

14:17 : 23/03/2025
AKTUALITET

Deputeti Dashnor Sula përjashtohet nga lista e PD: Arsyeja, pse jam “SPAK-ist”

13:54 : 12/03/2025
AKTUALITET

Mosreagimi në protestën pro Veliajt/ Policia: S’kishim informacion, ishte spontan. Nuk u cënua rendi

09:59 : 15/02/2025
AKTUALITET

Manipulimi i shortit për Salianjin, Bardhi: Akt i paprecedent! Shembull i shëmtuar i drejtësisë

14:58 : 27/01/2025
AKTUALITET

Rama njoftoi mbylljen reagon TikTok: 14-vjeçari i vrarë nuk ka pasur llogari në rrjetin tonë

22:47 : 21/12/2024
Para

“Si po pengohet protesta e opozitës”/ PD zbardh skemën dhe i jep një mesazh Ramës

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen tre makina, disa të plagosur! Një në gjendje të rëndë

17:47 : 03/06/2025

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025

Interi mbetet pa trajner, zbulohen dy emrat favorit për stolin zikaltër

17:28 : 03/06/2025

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën raftin e kuzhinës?

17:24 : 03/06/2025

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: Nuk dinim not, jeleku i shpëtimit s’na mbajti

17:16 : 03/06/2025

Inzaghi merr vendimin, largohet nga Interi dhe firmos me Al Hilal në Arabi

17:10 : 03/06/2025

Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

17:08 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com