• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Organizatat kriminale shqiptare, më aktivet”/ Zbardhet raporti i Antimafias italiane, si funksionon mafia shqipare

17:39 : 13/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Raporti i fundit i Departamentit të Antimafias Italiane, DIA, që sapo është prezantuar në Parlamentin Italian, sjell të dhënat e gjashtëmujorit e parë të vitit 2018 mbi aktivitetin kriminal të mafies italiane e të grupeve kriminale të huaja mes të cilëve dhe atyre shqiptare në territorin italian.

Krimit shqiptar në Itali i dedikohet një kapitull më vete në raportin e Antimafias italiane ku shkruhet “siç është raportuar dhe në gjashtëmujorin e  mëparshëm, shqiptarët janë organizimet kriminale të huaja ndër më aktivet e më të degëzuara në territorin italian.”

“Rekrutimi i vazhdueshëm i të rinjve është një simptomë e aftësisë së tyre për të shtuar radhët e grupimeve kriminale, e sjellja e dhunshme që i  karakterizon  përdoret jo vetëm për qëllime kriminale por dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes grupeve”, thuhet në këtë raport.

Trafiku i lëndëve narkotike mbetet aktiviteti kryesor i krimit të organizuar shqiptar në Itali. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2018 janë ekzekutuar mjaft operacione që kanë çuar në arrestimin e shumë shtetasve shqiptarë si dhe në sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

Antimafia italiane thotë se Shqipëria prodhoi e eksportoi një sasi të konsiderueshme të marijuanës në Itali e destinuar të shpërndahet më pas në të gjithë Evropën.

Lexo edhe:

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

Bayern pagoi 55 milionë euro, mesfushori kërkon largimin pas vetëm një sezoni

Në të njëjtën kohë, raporton Antimafia italiane, Shqipëria është vendi tranzit i heroinës së prodhuar në Azinë Qendrore e Afganistan.

Të shumtë janë kriminelët shqiptarë që janë vendosur prej shumë vitesh në Itali e kryesisht në zonën e Salentos.

Antimafia italiane i cilëson shqiptarët si ekspertë për transportimin përmes detit me anë të mjeteve të fuqishme lundruese të sasive të mëdha marijuane që më pas shpërndahet në të gjitha rajonet italiane e sidomos në Puglia.

I tillë qe operacioni i ekzekutuar në 16 shkurt të 2018 i cili çoi në sekuestrimin e 178 kg marijuanë e arrestimin e 3 skafistëve, 2 shqiptarë e 1 italian, apo operacioni  i 1 janarit 2018 ku në Meledugno në provincën e Brindizit u kap skafi me mbi 1700 kg marijuanë, 1 kallashnikov, 2 karikatorë e 60 fishekë.

Për antimafian italianë  grupet kriminale shqiptare janë degëzuar fuqishëm në të gjithë Italinë e kanë aftësinë të trafikojnë drogë  përmes Italisë drejt vendeve të tjera të Evropës siç dëshmojnë dhe operacioni “Rexton” i ekzekutuar nga Policia e Bolonjës , Milanos e Leços, ku u ekzekutuan mbi 50 urdhra arrestimi të shtetasve shqiptarë e marokenë e u shkatërruan dy organizata kriminale , të cilët trafikonin rreth 300 kg marijuanë në muaj e 1 kg kokainë të  pastër në javë.

Apo dhe dy operacionet e koduar “Orange ” e “Nadir” që shkatërruan nëj trafik droge mes Italisë e Holandës e Spanjës për llogari të trafikantëve shqiptarë.

Hetimet e Antimafias italaine kanë zbardhur  sesi grupimet kriminale shqiptare në Itali kanë marrëdhënie fitimprurëse në trafikun e drogës me mafian italiane sidomos me atë pulieze e me klanet mafioze kalabreze.

Raporti i Antimafias italiane thekson lidhjen e ngushtë të kriminalitetit shqiptar me rajonet në jug të Italisë, në veçanti me Kalabrinëe Puglian.

Këtë fakt e vërteton operacioni “Bogotá” që zbardhi bashkëpunimin mes shqiptarëve e mafies puglieze në trafikun e marijuanës  e kokainës me degëzime në Holandë e Gjermani. Apo dhe operacioni i koduar “Stammer 2- Melina” i cili shkatërroj një organizimi kriminal bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe mafias kalabreze Ndrangheta duke trafikuar mbi 5 tonë marijuanë nga Shqipëria me një vlerë përfitimi prej 10 milionë euro.

Një tjetër operacion i Antimafias Italiane i koduar Affari di Famiglia çoi në shkatërrimin e një celule kriminale shqiptare me bazë në Romë e degë në Shqipëri, Holandë e Belgjikë e që trafikonte kokainë me vendet e Ulëta.

Sipas Antimafias Italiane problemi i plantacioneve me marijuanë në Shqipëri e e i trafikimit të saj ka çuar në aktivizimin e Planit Kombëtar Antikanabis 2018 -2020 ku autoritetet shqiptarë kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve italianë për identifikimin e plantacioneve me marijaunë me anë tre monitorimit ë zonave të thella me anë të aeroplanëve, dronëve e helikopterëve.

Një tjetër aktivitet fitimprurës për krimin shqiptar në Itali është ai i shfrytëzimit të porstitucionit. Gjatë operacionit të koduar “Tregtar në Fier” Policia e Milanos mundi të shkatërroj një grup kriminal shqiptar të cilët në bashkëpunim me një grup kriminal rumunë trafikonin e shfrytëzonin për prostitucion vajza nga Evropa e Lindjes, e gjithashtu merreshin dhe me trafikun e drogës.

Sipas DIA italiane aktiviteti kryesor i veprimit të kriminalitetit shqiptar në Itali i cili shpesh kryhet në bashkëpunim mes italianëve e organizata kriminale të huaja vazhdon të mbetet; trafiku i lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni e krimi kundër pronës.

Në krimin kundër pronës është verifikuar dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe shtetasve rumunë si e dëshmon operacioni i ekzekutuar në qershor të 2018 në komunën Stradella të Pavias e i koduar “Vampiri”, ku u arrestuan 9 shqiptarë, 8 rumunë, 3 moldavë 1 kosovarë, 2 italianë të akuzuar për mbi 70 grabitje të dhunshme me armë.

“Karakteri transkombëtar i veprimtarisë së grupeve kriminale shqiptare në Itali, shumëllojshmëria e aktivitetit të tyre të paligjshëm, burimet financiare  zotërimi i armëve, e kanë bërë krimin shqiptar në Itali si një nga format kriminale me marrëdhënie më të qëndrueshme e të frytshme me organizatat mafioze italiane”, thuhet në raportin e Antimafias italiane.  /Ora News/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20:50 : 20/06/2025
SPORT

Bayern pagoi 55 milionë euro, mesfushori kërkon largimin pas vetëm një sezoni

20:47 : 20/06/2025
AKTUALITET

Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

20:42 : 20/06/2025
BOTA

Krijuesi i OpenAI, Sam Altman: Musk po abuzonte me pushtetin, Trump e kuptoi këtë

20:35 : 20/06/2025
AKTUALITET

Punonjësit e transportit protestojnë në Tiranë, kërkojnë kushte më të mira dhe konkurrencë të ndershme

20:30 : 20/06/2025
SPORT

Botërori i klubeve, ndërpritet ndeshja Benfica-Auckland City

20:24 : 20/06/2025
Para

Guardia e pabesueshme, në “epokën Tahiri” tha se u shkatërrua 98.2 % e kanabisit

TË GJITHA

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20:50 : 20/06/2025

Bayern pagoi 55 milionë euro, mesfushori kërkon largimin pas vetëm një sezoni

20:47 : 20/06/2025

Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

20:42 : 20/06/2025

Krijuesi i OpenAI, Sam Altman: Musk po abuzonte me pushtetin, Trump e kuptoi këtë

20:35 : 20/06/2025

Punonjësit e transportit protestojnë në Tiranë, kërkojnë kushte më të mira dhe konkurrencë të ndershme

20:30 : 20/06/2025

Botërori i klubeve, ndërpritet ndeshja Benfica-Auckland City

20:24 : 20/06/2025

“Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane”/ Tabaku: Ky realitet duhet ndryshuar

20:18 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com