• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Lapsusi 1.5 milionë lekë, makina dhe shtëpia në Golem/ Çështjet e ‘nxehta’ të prokurorit Artan Bajrami

19:28 : 13/02/2019
në KRYESORE, VETTING

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda Artan Bajrami u përball në seancë dëgjimore pranë KPK-së me dyshimet rreth burimit të pasurisë dhe mbi pronësinë e një makine. Bajrami kërkoi të konfirmohej në detyrë dhe “një pasaktësi të mos përdorej për vlerësimin e gjithë karrierës”.

Artan Bajrami e cilësoi një “lapsus prej neglizhencës” deklarimin në “Deklaratën Veting” se një pagesë sipas tij prej 1.3 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti 110 metra katrorë në Tiranë në vitin 2000, kishte si burim kursimet dhe shitjen e një shtëpie në Gramsh.

Bajrami, siç iu vu në dukje nga relatorja gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kishte pranuar në një deklarim të mëvonshëm se pagesa, që sipas Komisionit ishte 1.5 milionë lekë, ishte bërë prej baxhanakut të tij, biznesmenit Llazar Angjeli.

Ky deklarim i pasaktë ishte edhe fokusi kryesor i seancës dëgjimore për Bajramin, i cili prej 14 vjetësh është drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda (PAKR). Trupa gjykuese e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Brunilda Bekteshi, bëri me dije se kishte hetuar prokurorin në të tre kriteret.

Lexo edhe:

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

Vizita me Alban Pezën te “Met Building”, si e la Ajola Xoxa pa blerë apartamentin se nuk i pëlqeu ndriçimi

Institucionet ndihmëse, Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe Prokuroria e Përgjithshme dorëzuan raporte pozitive për Bajramin.

Megjithatë, KPK në relacion i mëshoi gjetjeve të pasaktësive në deklarimin e burimit të krijimit të apartamentit, mospagesën e 10 mijë dollarëve për një apartament në Golem pavarësisht kontratës së shitblerjes, dyshimeve mbi pronësinë e një makine BMW X5 dhe mosdeklarimin para vitit 2014 të pronave pyll e arë të përfituara nga Komisioni për Kthimin e Kompensimin e Pronave (KKKP).

Bajrami pranoi para komisionit pasaktësinë, por tha se shpresonte “që kjo pasaktësi të mos ndikonte në vlerësimin e gjithë karrierës së tij”. Ai tha se për 14 vjet ai vetë dhe institucioni që drejtonte nuk kishin cënuar besimin e publikut te drejtësia dhe se një neglizhencë nuk mund të prishte statistikat e punës së tij dhe institucionit. Ai kërkoi të konfirmohej.

Deklarimi i pasaktë

Relatorja Suela Zhegu vuri në dukje se pavarësisht raportit pozitiv nga ILDKPKI, Bajramit i ishin gjetur një sërë problemesh mbi pasuritë pas hetimit të thelluar të KPK-së. Zhegu theksoi se Bajrami kishte bërë deklarim të pasaktë në “Deklaratën Veting”. Ai kishte deklaruar aty se një pagesë sipas Zhegut prej 1.5 milionë lekësh për të blerë apartamentin 110 metra katrorë në Tiranë në vitin 2000 ishte mbuluar nga kursimet dhe nga shitja e një shtëpie në Gramsh për 4 mijë dollarë.

KPK, siç del nga relacioni, kishte zbuluar se ky deklarim ishte i pasaktë. Ndër të tjera 4 mijë dollarë që supozohej të ishin shpenzuar në vitin 2000, rezultonin të ishin deklaruar kursime nga Bajrami në vitin 2003. Relatorja vuri në dukje se kur i ishte kaluar barra e provës rreth këtij deklarimi Bajrami kishte ndryshuar atë duke i thënë KPK-së se paratë për të paguar këtë këst të shtëpisë i ishin dhuruar nga baxhanaku, Llazar Angjeli.

Angjeli, biznesmen në fushën e hidrokarbureve dhe produkteve ushqimore, doli sipas relacionit, se kishte bërë po ashtu edhe dhurata të tjera familjes së prokurorit, përfshi pagesën e qirasë pas transferimit në Tiranë dhe një sërë ndihmash të tjera në vlerë 2.2 milionë lekë. KPK tha se personi i lidhur në këtë rast kishte burim të ligjshëm.

Vetë Bajrami tha gjatë fjalës së tij se kishte një marrëdhënie të ngushtë familjare me baxhanakun, gjë që shpjegonte dhuratat. Ai po ashtu i tha KPK-së se në vitin 2000, Angjeli ishte ofruar të blinte apartamentin dhe t’ia linte atij në përdorim pa dëmshpërblim. Prokurori tha se për shkak të karakterit dhe dinjitetit nuk e kishte pranuar këtë dhuratë, por kishte pranuar pagesën e këstit për shtëpinë dhe se pjesën tjetër 5 milionë lekë e kishte paguar me kredi.

“Unë nuk i kisha parë as në ëndërr 40 mijë dollarë”, tha Bajrami, ndërsa pohoi se baxhanaku ishte në gjendje shumë të mirë ekonomike.

Ai tha se kishte fatura që sqaronin faktin se pagesa ishte bërë prej Angjelit dhe jo prej tij dhe po ashtu pranoi pasaktësinë duke kërkuar që të shihej si lapsus i tij.

“Kur u miratua kredia, u ndjeva sikur m’i kishin falur ato para”, tha Bajrami duke lënë të kuptohej se megjithëse kishte pranuar dhurata nga baxhanaku, pranimi i pagesës për të gjithë shtëpinë nuk ishte i pranueshëm për të.

I pyetur nga Komisionerja Bekteshi nëse kishte dokument ligjor që provonte dhurimin, prokurori përsëriti dorëzimi e faturave të pagesave të këstit të parë dhe bëri po ashtu një shpjegim të marrëdhënieve me baxhanakun. Ai tha se kishte dorëzuar edhe një deklaratë noteriale të Angjelit, që sipas tij, një burrë në moshë 80-vjeçare që nuk kishte pse të bënte deklarime të rreme.

Prokurori pretendoi se nuk kishte bërë deklarim të rremë dhe as kishte synuar të fshihte pasurinë, sipas tij, provë për këtë ishte fakti se ai kishte deklaruar në vitin 2003 se shuma prej 4 mijë dollarësh që ishte përfituar nga shitja e shtëpisë në Gramsh ishte e kursyer. Ai tha se nuk mund ta kishte kursyer këtë shumë nëse do e kishte përdorur atë 3 vjet më parë.

Makina dhe shtëpia në Golem

Lidhja financiare mes familjes Bajrami dhe asaj të baxhanakut u përmend sërish nga KPK kur u vu në dukje se prokurori dhe i biri kishin përdorur kryesisht për dalje jashtë vendit, por edhe brenda Shqipërisë një makinë BMW X5 që rezultonte në pronësi të kompanisë së sigurimeve “AN SECURITY”, që siç doli gjatë seancës, drejtohej nga djali i Llazar Angjelit.

Relatorja tha se policat e sigurimit për këtë makinë ishin paguar nga Bajrami dhe i biri dhe nëse në disa raste ata ishin shënuar aty si përdorues, në raste të tjera ishin shënuar si pronarë, gjë që ngjalli dyshime për pasuri të fshehur.

Prokurori mohoi që makina të ishte në pronësi të tij dhe të birit. Ai sqaroi çështjen e policave të sigurimit që sipas tij kishte të bënte me faktin se i biri kishte punuar në kompaninë e kushëririt të tij. Ai tha se vetë nuk kishte pasur nevojë për makinë pasi me ligj që prej vitit 2004 ishte i pajisur me makinë dhe me shofer për shkak të funksionit.

Komisioni po ashtu e kishte gjetur si jo bindës arsyetimin e Bajramit se pse ai nuk kishte paguar 10 mijë euro për një apartament në Golem. Sipas relatores, nga kontrata ishte parashikuar që vetëm 1500 euro mund të mbaheshin deri në përfundimin e apartamentit, por prokurori nuk kishte shlyer 10 mijë dollarë.

Bajrami përsëriti në KPK shpjegimin e tij se kjo shumë ishte mbajtur pasi apartamenti ishte ende pa hipotekë dhe madje në proces legalizimi. Ai tha se kishte sjellë po ashtu kontrata të tjera në të njëjtin pallat, ku pagesat nuk ishin kryer pasi ndërtuesi nuk kishte mundësuar pajisjen me hipotekë. Ai tha se kësti i fundit do të paguhej në momentin që merrej hipoteka.

KPK po ashtu tha se Bajrami kishte deklaruar vetëm në vitin 2014 kthimin e një prone në fshatin e lindjes në Gramsh. Sipas relatores bëhej fjalë për një sipërfaqe pylli dhe tokë arë në zotërim të familjes së prokurorit, në të cilën ky kishte marrë një pjesë dhe një pjesë i ishte njohur e drejta për kompensim. KPK vuri në dukje se ajo nuk ishte deklaruar më herët se viti 2014 edhe pse ishte përfituar më herët. Bajrami nuk ndaloi të jepte shpjegime rreth kësaj pasurie.

KPK vuri në dukje se ndaj Bajramit nuk kishte asnjë denoncim dhe se ai kishte marrë vlerësim pozitiv si nga DSIK si nga Prokuroria e Përgjithshme në kriterin profesional. Sipas KPK-së ndaj tij nuk kishte pasur asnjë vërejtje dhe se përgjithësisht Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda kishte pranuar konkluzionet e akuzës në çështjet që ai kishte përfaqësuar./reporter.al

 

Etiketa: apartamentartan bajrami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vizita me Alban Pezën te “Met Building”, si e la Ajola Xoxa pa blerë apartamentin se nuk i pëlqeu ndriçimi

09:02 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shiti dy herë të njëjtin apartament/ Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim noterja (EMRAT)

09:48 : 24/07/2025
AKTUALITET

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

21:32 : 10/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit

11:14 : 17/06/2025
Para

VIDEO/ Këngëtari: Kur e dashura dëgjoi këngën filluan ti rridhnin lotë

TË GJITHA

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

11:50 : 27/07/2025

Zjarret në qarkun e Korçës, Prefektura: 5 mushka të ngarkuara me ujë janë në terren

11:34 : 27/07/2025

Zjarri që ndezi rrezikoi banesat, arrestohet 58-vjeçari në Shijak

11:25 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com