• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kryegjyqtari” Rama: Do të zhbëjmë vendimin për Dritan Dajtin. Si do e bëj këtë?

18:30 : 13/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama, i akuzuar nga opozita se qëndron pas lehtësimit të dënimit për Dritan Dajtin, zgjodhi të reagonte nga Rrësheni, me një mënyrë populiste, por aspak realiste: “Besoj se do ta zhbëjmë atë vendim!”

Rama reagoi nga një takim me qytetarët e Rrëshenit të Martën, 5 ditë pasi Gjykata për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar për vrasësin e 4 policëve, duke i zbutur në këtë mënyrë burgimin e përjetshëm të marrë nga shkalla e parë.

Zbutja e dënimit për Dritan Dajtin shkaktoi reagim të fuqishëm publik, aq sa detyroi qeverinë, fillimisht me ministrat Etilda Gjonaj e Sandër Lleshaj, e, së fundmi me vetë kryeministrin, që të nisnin një furi sulmesh ndaj pesëshes së gjyqtarëve që morën atë vendim.

Lexo edhe:

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi nis në orën 22:00

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

Por ky reagim agresiv qeveritar vjen më shumë pas akuzave të opozitës për lidhjet e Edi Ramës me Dritan Dajtin. Prej disa vitesh, eksponentë kryesorë të opozitës kanë ngritur dyshime për komunikime mes Ramës dhe Dritan Dajtit. Madje, flitet edhe për biseda telefonike, njëri nga posti i kryeministrit e tjetri nga qelitë e paraburgimit.

Pikërisht, për të hedhur poshtë këto akuza, Rama zgjodhi një takim ku rrëshenasit do të tregonin hallet e tyre, për të mbajtur një fjalim të gjatë e të rrëmbyeshëm kundër gjyqtarëve. Të pranishmit në takim, militantë të Partisë Socialiste, harruan për minuta të tëra problemet e tyre të jetesës dhe u habitën se si kryetari i tyre lëshoi përroin e akuzave për gjyqtarët.

Kryeministri u premtoi rrëshenasve të pranishëm se Ai do të zhbëjë vendimin e gjykatës. Por, natyrisht, ai nuk u tregoi se si do të arrinte ta realizonte këtë “premtim”. Me pozat e “kryegjyqtarit”, post që ia ka siguruar prej kohësh Reforma në Drejtësi, Rama deklaroi se do të vinte drejtësinë në vend.

Por, në fakt, qëndrimi i tij është thjeshtë dhe vetëm një populizëm, i treguar përballë banorëve të qytetit verior, për të cilët kryefjala e përditshmërisë së tyre është varfëria ekstreme.

Kryeministri nuk ka asnjë mjet ligjor në dorë për të ndryshuar vendimet e gjykatës. Ai, po, ka në dorë levat e Vetingut, të cilët mund t’i përdorë kundër gjyqtarëve, por jo kundër vendimit të tyre.

E, nëse merren të mirëqena akuzat e opozitës për lidhjet e tij me Dritan Dajtin, ai, jo vetëm nuk ka mundësi, por nuk do të kishte as dëshirë për të ndryshuar ai vendim.

Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në një përplasje me armë në vitin 2009, në plazhin e Durrësit, u dënua nga Gjykata për Krime të Rënda javën e kaluar me burgim të përjetshëm. Por, gjykata i pranoi atij gjykimin e shkurtuar e, në këtë mënyrë, dënimi iu konvertua në 25 vjet burgim.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi nis në orën 22:00

19:12 : 09/11/2025
AKTUALITET

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025
AKTUALITET

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025
AKTUALITET

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025
AKTUALITET

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025
AKTUALITET

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025
Para

VIDEO/ Sulm kamikaz, 20 ushtarë elitarë humbin jetën

TË GJITHA

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi nis në orën 22:00

19:12 : 09/11/2025

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com