• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Triptik nga tropiku i trishtë

11:06 : 11/02/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

 

Nga Ilir Kalemaj

I

Rasti i vajzës në para-adoleshencë në Kavajë shpërfaqi dhe spin-in qeveritar që përveç qesëndisjes së rëndomtë të kundërshtarit politik, rrekej të përftonte ca pikë simpatie në publik kësaj rradhe nëpërmjet një rregjie fugiste aspak të goditur. Nga sekëlldisja e Ramës te filmi i Elisës, ngjarja la një përshtypje mjaft të hidhur te opinioni publik që vështirë e ha sapunin për djathë,  aq më tepër kur u njoh dhe me reagimin dinjitoz të Haradinajt në Kosovë në një rast të ngjashëm, si ai i ngjarjes në Drenicë. Politika këtejpari dështon jo vetëm të marrë përgjegjësitë në raste të tilla fatkeqe, palé më të dalë mbi veten dhe të nisë fushatë ndërgjegjësimi publik, por vijon telenovelën duke mos marrë parasysh as dinjitetin e familjes  dhe as të drejtën e privatësisë që si rrallëherë u dhunua nga vetë shteti dhe jo “kazani”.

Madje shkon dhe më larg dhe tenton të përdorë varfërinë apo nevojën e familjes në fjalë duke u hedhur një “bursë” shtetërore si të ishte një qokë personale apo rryshfet i kamufluar apo larg qoft shantazh i tipit mafioz, me pak seriozitet dhe aspak dinjitet që i takon instancave më të larta shtetërore. Natyrisht që ngjarje të tilla ndodhin rëndom edhe në botë, por reagimi shtetëror dhe publik në këto raste është inkurajues, edukues, ndëshkues për fajtorët dhe solidar për viktimat, hap debat për shëndoshjen e institucioneve dhe marrjen e përgjegjësive nga lidershipi partiak.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

II

Përdorimi banal i fjalorit parlamentar që sa vjen dhe degradon, jo vetëm që nuk ngjall shpresë për përmisim të legjislacionit, për rritje të kontrollit të legjislativit mbi ekzekutivin apo për nevojën për të pasur një konsensus për çështjet si integrimi, por të lë dhe një përshtypje të hidhur kur sheh “baballarët” e kombit të përfliten dhe kacafyten me gjeste dhe fjalë që s’iu rrinë për shtat as lacave të rrugës. Të krahasosh këtë mejdan me atë të viteve 20-të dhe 30-të të shekullit të 20-të janë aq larg sa Marsi me Venusin, sa Antarktida me Afrikën, sa Shqipëria me Amerikën. Dhe të vjen keq se ka kaluar një shekull dhe gjërat sa vjen dhe vithisen në vend që të ndreqen. Vaj vatani dhe mjerë mileti!

III

Një tjetër koncesion i pakërkuar, i tipit monopol, sapo u miratua po i’u dredhur qerpiku. Me një të rënë të lapsit, iku në drejtim të ditur dhe të paracaktuar edhe koncesioni i pompave të naftës. Qeveri që jep koncesione dhe partneritete pirat-plaçitëse që shtrihen tej mandatit të saj qeveritar si të ishin karamele. Taksa direkte dhe indirekte që rëndojnë kurrizin e qytetar-mavrisë që sa vjen dhe kërruset deri sa të shpërthejë apo ikë nga sytë këmbët. Qeveritarë halldupë që shijnë si kau në lëmë pa u hyr ferrë në këmbë. Pasuri publike që grabitet ditën për diell. Tek-tuk ndonjë zë i veçuar që zukat, por që e mbysin tellallët qeveritarë si të ishte malukat. Qeveri e drejtuar si call-center, ndërkohë që mungon vizione dhe prioritetet strategjike i mbivendosen njëra-tjetrës ose ndryshojnë sipas kandarit sa herë që nuk i del llogaria të parit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025
RAJONI

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025
RAJONI

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025
BOTA

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025
SPORT

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025
BOTA

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025
Para

Qeveria pakt me krimin/ Rama ra nga gracka e Fb në prehërin e Dritan Dajtit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com