Horoskopi javor nga 11 shkurt deri 17 shkurt 2019
Jave pozitive dhe e mbushur me momente te veçanta kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te reja me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do u mbushe mendjen aq shume sa për te hedhur hapa. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas masave qe do merrni gjithçka do përmirësohet. Ne pune yjet do kenë ndikim te madh. Ato do ju ndihmojnë t’i arrini shpejt objektivat dhe do merrni shpërblime te majme. Klima ne familje do jete e ngrohte.
Priten aventura te rrezikshme këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka qe keni ndërtuar deri tani mund te shkatërrohet brenda disa orëve. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni se tepërmi. Beqaret do kenë një jave te paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndihen te përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shume, megjithatë fati do jete me ju dhe situata nuk do ketë aspak tronditje. Shlyeni sa me pare te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jene goxha me te mira. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Ne pune çdo gjë do ece si zakonisht. Nuk priten gjera te jashtëzakonshme kështu qe bëni thjesht atë qe do ju duket me e mira. Familja e qete.
Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do thellohet me tepër. Beqaret do pranojnë te njihen me personat qe do i joshin dhe disa mund te afrohen edhe me tepër nga fundjava. Zemra do ju rrahe edhe me fort. Financat do kenë përmirësime te paimagjinueshme. Edhe vete nuk do dini sesi do ju ndodhin gjithë ato gjera pozitive. Shëndeti gjithashtu do jete i kënaqshëm. Do keni energjinë dhe dinamizmin qe ju ka munduar deri me sot. Ne pune do i përkushtoheni me pasion çështjeve te rëndësishme dhe do arrini shpejt atje ku e keni planifikuar. familja nuk do jete ne periudhën me te mire.
Do ketë rivalitet te forte këtë jave ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, prandaj ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje te vogla. Tregohuni pak me tolerante. Beqaret do bien koke e kombe ne dashuri me dike qe do e njohin ditën e mërkure. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ndryshonin ne këtë mënyrë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj çdo gjë do iu ece mire ne këtë sektor. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lere për te dëshiruar. Mund te ndiheni te dobët dhe pa force si dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni me shume fat dhe mund te merrni edhe propozime për rritje ne detyre. Familja pa asnjë problem.
Ju qe jeni ne një lidhje duhet te dilni sa me shume dhe te argëtoheni gjate kësaj jave. Vetëm ne këtë mënyrë do e largoni rutinën dhe do ndiheni te gëzuar. Beqaret ka shume mundësi qe te fillojnë një lidhje serioze me një person te cilin e kane pasur pranë, po asnjëherë nuk e kane pare me atë sy. Ne planin financiar mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë sepse mund te bëni gabime. Gjendja shëndetësore do jete shume me e mire se me pare. Mund te keni vetëm disa probleme te vogla me tretjen e ushqimit. Jeta profesionale do vazhdoje te mbetet e njëjtë. Te papunët do jene me shume fat dhe do fillojnë pune goxha fitimprurëse. Jeta ne familje do jete goxha e mire.
Jave shume e qete do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Qe ditët e para do i zgjidhin keqkuptimet dhe do afrohen me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës me mënyra te ndryshme dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe duan. Gjendja financiare fatmirësisht do ketë përmirësime te vogla dhe do dilni nga situata delikate. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do jeni dinamike dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Fusha profesionale do jete gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri, planeti i fatit. Te gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shume me mire se me pare. Ne familje do mbizotërojë mirëqenia.
Venusi do ju nxite te jeni me tolerante dhe me bashkëpunues me partnerin tuaj këtë jave. Me durim do ja dilni te zgjidhni gjithçka. Paragjykimet lërini mënjanë. Beqaret do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë me te një lidhje pasionante. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet pas shume përpjekjeve qe keni bere. Kur doni ju mund ta arrini atë qe programoni. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju mbështesë fort dhe do ju tregoje rrugën te cilën duhet te ndiqni. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire për shkak te perkudjesit te treguar dhe mënyrës se te ushqyerit. Jeta profesionale do jete tejet e qëndrueshme. Do i kaloni vështirësitë qe keni pasur me pare. Familja do ketë jave te bekuar.
Këtë jave asgjë nuk ka për te ecur mire ne jetën tuaj ne çift. Do jeni shpeshherë me nerva dhe do debatoni ashpër. Mund te thoni edhe gjera te pamenduara te cilat di i dhembin partnerit. Beqaret do jene te angazhuar me çështje te tjera te rëndësishme dhe do e kalojnë ne plan te dyte dashurinë. Ne planin financiar duhet te bëni te pamundurën derisa ta stabilizoni situatën sepse po i late gjerat pas dore hendeku mund te thellohet me tepër. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, megjithatë për me tepër energji duhet te merreni me më shume aktivitet fizik. ne pune do hidhni hapa galopante dhe do ndiheni krenare për veten. Marrëdhënia me familjaret do vazhdoje te mbetet e mire.
Jave goxha e animuar dhe e mbushur me surpriza kjo për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ketë me tepër kohe te lire dhe atë do e kaloje me ju. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes ne mënyrë qe te mos hedhin hapa te nxituara. Ndonjëherë edhe me mire te qëndruarit vetëm sesa ne shoqëri te keqe. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume kujdes. Investimet e panevojshme dhe shlyerjet e borxheve lërini për me vone. Shëndeti do varet nga imuniteti dhe perkujdesi juaj. Mos abuzoni me kafen, me duhanin, me alkoolin apo me gjerat pikante sepse do ju lindin shqetësime me vone. ne pune tregohuni te kujdesshëm dhe mos ua tregoi idetë qe keni te gjithë kolegeve. Disa do ju prishin planet. Familja e qete.
Këtë jave, surprizat ne jetën tuaj ne çift do jene te njëpasnjëshme. Do ndiheni si ne një ëndërr nga e cila do preferoni te mos zgjoheni. Beqaret do pëlqejnë dike, por do ngurrojnë te hedhin vete hapat e pare. Po nuk e bëtë shpejt te tjera do ua kalojnë. Financat do i menaxhoni me mire se kohet e fundit dhe gjendja do filloje te stabilizohet paksa. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni shqetësime nga koka, dhembet, barku dhe muskujt. Mire është te bëni pak regjim qe ta kaloni me shpejt gjendjen delikate. Puna do jete me pak stresuese se me pare dhe do arrini me shpejt tek objektivat qe i kishit vene vetes. Te papunët do jene me fat. Për një jete te mire familjare do ju duhet durim dhe tolerance.
Nen ndikimin e madh te Marsit ju do bëni te pamundurën qe te krijoni një klime sa me romantike ne jetën tuaj ne çift. Do përgatisni surpriza ne çdo moment dhe do e bëni partnerin t’iu dashuroje me shume se zakonisht. Beqaret jo vetëm qe do njihen me persona te rinj, por do mund te fillojnë edhe lidhje serioze te cilat do iu japin kënaqësi te pafundme. Ne planin financiar Plutoni do sjelle fat me shumice. Nuk priten probleme. Shëndeti here do jete i mire dhe here mund te paraqesë shqetësime te vogla. Mire është te mos lini pas dore asnjë detaj sado te vogël. Ne pune duhet te reflektoni disa here para se te hidhni hapa ne mënyrë qe te mos gaboni asnjë moment. Jeta familjare do jete paksa e trazuar.
Jave e qete dhe e bukur për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i merrni gjerat shtruar dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do përjetojnë emocione te forta gjate mesit te javës. Shume gjera kane për te ecur ashtu si ata i kishin ëndërruar. Financat do i mbani gjithë kohës nen kontroll prandaj asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur me to. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë. Gjendja shëndetësore do lere paksa për te dëshiruar ne ditët e para, megjithatë gjithçka do përmirësohet nga fundjava. Kujdes me te ftohtin dhe me lodhjen. Ne pune mendohuni gjere e gjate para se te hidhni çdo lloj hapi. Nuk është e lehte te arrish suksesin menjëherë. familjen do e keni pike mbështetëse.
/Horoskopi shqip/