Një grua përballet me akuza për vandalizëm, pasi u kap me kamera duke rrëzuar qëllimisht një kryq brenda kishës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin verior Kalifornian të Ëatsonville.
Jackeline Chavira, 23 vjeç, mori një grumbull trëndafilash nga një dyqan në Main Street përpara se të shkonte në një dyqan ku thuhet se vodhi dhe theu një statujë fetare.
Më pas, ajo shkoi në një furrë buke duke ikur pa papaguar për të vijuar më pas në kishën e “Shën Patrikut”.
Ndërkohë që ishte në kishë, ajo shihet duke shkuar drejt altarit, ku shtyn me forcë kryqin e gjatë rreth 4.5 metra.