• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video ekskluzive/ Si i shpëtoi atentatit njeriu që denoncoi miqtë e deputetit dhe prokurorit

23:04 : 08/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Abdullah Skënderi nga Ksamili, personi që akuzon për shkatërrim prone me zjarr dhe eksploziv pronarin e lokalit të njohur “Orange” në Sarandë, Spiro (Evo) Ilijadhi, i ka shpëtuar mbrëmjen e së Enjtes një agresioni të rëndë fizik, që mund të ishte shoqëruar me pasoja fatale.

Kallëzuesi Skënderi ka qenë në drejtim e mjetit të tij tip furgon, kur tre automjete me disa djem të rinj, kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën  dhe ta sulmojnë. Abdullah Skënderi ka identifikuar mes agresorëve edhe vetë të kallëzuarin prej tij, Evo Iljadhi, i cili ka pasur në dorë një shufër hekuri.

Shtetasi Skënderi ka arritur t’i shpëtojë bllokimit dhe agresorët janë kthyer në mjetet e tyre, pa e dëmtuar “objektivin” e tyre.

Lexo edhe:

U kap me kok*inë në makinë, vajza e Eli Farës lihet në arrest shtëpie

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë në disa objekte të zonës, videon e të cilave e ka siguruar në mënyrë ekskluzive “Boldnews.al”. Siç shihet nga pamjet, furgoni i drejtuar nga Abdullah Skënderi është duke dalë nga një rrugicë, kur tre automjete i bllokojnë rrugën.

Nga automjetet dalin disa persona, ndër të cilët Skënderi shquan të kallëzuarin prej tij, Evo Iljadhi, me veshje të kuqe, i cili mban një shufër hekuri në dorë. Po ashtu, pavarësisht se në pamje nuk dallohet shumë qartë, krijohen dyshime që një prej shoqëruesve të Iljadhit ka pasur një pistoletë në dorë.

Fatmirësisht, ngjarja nuk është shoqëruar me pasoja dhe agresorët janë larguar pa arritur qëllimin e tyre. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Abdullah Skënderi ka njoftuar Policinë, e cila ka shoqëruar disa persona të dyshuar. Deri mesditën e së Premtes nuk kishte asnjë arrestim për këtë ngjarje, ndërkohë që burime nga grupi hetimor deklaruan për “Boldnews.al” se po kryhen hetime intensive.

Konflikti ndërmjet Abdullah Skënderit dhe Spiro (Evo) Iljadhit ka nisur në në fillim të muajit Dhjetor 2018. Shtetasi Skënderi ka pasur një njësi shërbimi në zonën e Ksamilit, pranë tre ishujve. Pranë godinës së tij të shërbimit, shtetasi Spiro (Evo) Iljadhi po synon të zgjerojë aktivitetin e tij. Iljazhi është pronari i lokalit të njohur “Orange” në Sarandë dhe biznesin e tij synon ta shtojë edhe në zonën e preferuar të Ksamilit.

Por, me shumë mundësi, objekti njësi shërbimi i Abdullah Skënderit, i cili gjendej përballë biznesit të tij, pengonte klientët e lokalit për të dalë lirisht në breg të detit. E, për këtë arsye, sipas Abdullah Skënderit, shtetasi Spiro Iljadhi dhe persona të tjerë, në 8 Dhjetor 2018, kanë shkatërruar me zjarr objektin që ai kishte ndërtuar.

Për këtë ngjarje, Abdullah Skënderi ka denoncuar në polici shkatërrimin me zjarr të objektit njësi shërbimi. Por, nga kontaktet që ka zhvilluar me “Boldnews.al”, kallëzuesi Skënderi deklaron se Policia nuk ka kryer asnjë veprim, as në momentin e ngjarjes dhe as më pas, duke mos i arrestuar apo shoqëruar agresorët.

Prej fillimit të Dhjetorit, raportet ndërmjet Skënderit dhe Iljadhit janë acaruar ndjeshëm. Pronari i lokalit “Orange” rezulton që ka lidhje të fuqishme me zyrtarë lokalë të Sarandës, por edhe në Tiranë.

Në lokalin e tij, Partia Socialiste e qytetit organizon shpesh aktivitete kulturore. “Boldnews.al” ka publikuar më parë pamje të “super-deputetit” socialist, Alket Hyseni, duke festuar Vitin e Ri, së bashku me të rinjtë fresh-istë në lokalin “Orange”.

Rezulton gjithashtu se Spiro (Evo) Iljadhi ka lidhje edhe në Prokurorinë e Sarandës. Prokurori që hetoi për disa javë kallëzimin e Abdullah Skënderit kundër Spiro Iljadhit, Lorenc Mërkuri, ka lidhje të ngushta me vëllain e tij. “Boldnews.al” ka publikuar më parë disa foto, ku prokurori Mërkuri dhe vëllai i të hetuarit prej tij, duket që kanë afrimitet shumë të madh.

Këto lidhje të fuqishme të Spiro Iljadhit duket se kanë ndikuar që autoritetet shtetërore të mos marrin asnjë masë ndaluese ndaj tij.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me kok*inë në makinë, vajza e Eli Farës lihet në arrest shtëpie

10:55 : 23/08/2025
AKTUALITET

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025
AKTUALITET

Zgjohet AKU: Bllokon fruta e perime në Shkodër, ndërsa djathi i kontaminuar shitet lirshëm

10:30 : 23/08/2025
BOTA

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

10:14 : 23/08/2025
AKTUALITET

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u v*a nga bashkëshorti në Greqi, flet e motra: Nuk ishte me probleme mendore

09:59 : 23/08/2025
AKTUALITET

Dhu*uan me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir në Kukës

09:40 : 23/08/2025
Para

Skandal i ri seksual me të mitur, arrestohet pjesëtari i Forcave të Sigurisë

TË GJITHA

U kap me kok*inë në makinë, vajza e Eli Farës lihet në arrest shtëpie

10:55 : 23/08/2025

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025

Zgjohet AKU: Bllokon fruta e perime në Shkodër, ndërsa djathi i kontaminuar shitet lirshëm

10:30 : 23/08/2025

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

10:14 : 23/08/2025

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u v*a nga bashkëshorti në Greqi, flet e motra: Nuk ishte me probleme mendore

09:59 : 23/08/2025

Dhu*uan me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir në Kukës

09:40 : 23/08/2025

Nga call center-at te bujqësia, si IA po riformëson punësimin në Shqipëri

09:25 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com