Prokurori Lorenc Mërkuri, mik me vëllain e personit që po e heton për shkatërrim prone me eksploziv (Fotot)

Në foto: Prokurori Lorenc Mërkuri dhe Mariglen Iljazi

Nga Boldnews.al

Prokurori i Sarandës, Lorenc Mërkuri, është ngarkuar me hetimin e dy rasteve të shkatërrimit me zjarr dhe eksploziv të disa njësive tregtare në bregdetin e Ksamilit, pronarët e të cilëve akuzojnë pronarin e lokalit “Orange”, Evo (Spiro) Iljadhi se fshihet pas këtyre akteve të rënda.

Por, ndërkohë që shtetasit e dëmtuar presin veprimet hetimore të prokurorit Mërkuri, ky i fundit nuk e fsheh aspak faktin se ka miqësi të ngushtë më Mariglen Iljadhin (Iljazin), vëllain e personit që ka nën hetim për ngjarjet e Ksamilit.

Në dhjetor 2018, në dy ngjarje të ndryshme, dy njësi tregtare u shkatërruan plotësisht. Njëra prej tyre, e ndërtuar nga Abdullah Skënderi dhe në proces legalizimi, u rrafshua me anën e zjarrit. Një javë më pas, një tjetër objekt, shumë pranë të parit, u shkatërrua me eksploziv.

Në të dy rastet, personat që i kanë pasur këto objekte akuzojnë Spiro (Evo) Iljadhin, si personin që ka organizuar shkatërrimin e objekteve të tyre. Gjithashtu, po në të dy rastet, policia vendore ka shkuar me shumë vonesë në vendngjarje, pavarësisht se është njoftuar që në momentin e ndodhjes së shkatërrimit.

Poseduesit e objekteve të shkatërruar ishin në proces legalizimi. Por, sipas kallëzimit të tyre, zhvillimi i këtyre procedurave nuk i ka interesuar pronarit të lokalit të njohur në Sarandë, “Orange”, Evo Iljadhi, i cili po synon të zgjerojë aktivitetin e tij tregtar në zonën e bregut të Ksamilit, aty ku gjendeshin ndërtimet e të dëmtuarve.

Kallëzimet e tyre të dorëzuara në polici kundër Evo (Spiro) Iljadhit po hetohen bashkërisht nga prokurori Lorenc Mërkuri. Por, kallëzuesit kanë mbetur të pakënaqur me ecurinë e hetimeve. Ata kanë kryer verifikimet e tyre dhe rezulton që prokurori Mërkuri është mik i ngushtë me vëllain e të kallëzuarit prej tyre, Mariglen Iljadhin (Iljazin).

Kjo miqësi ndërmjet prokurorit Mërkuri dhe vëllait të të hetuarit prej tij është e dukshme edhe në fotot që shoqërojnë këtë shkrim. Siç shihet, raporti mes tyre është shumë i ngushtë dhe kjo situatë e pastër konflikti interesi, me shumë mundësi, pritet të ndikojë në ecurinë e hetimeve për Evo Iljadhin, i kallëzuar për shkatërrim prone me dashje me eksploziv dhe me lëndë djegëse.

Këto vepra penale konsiderohen të rënda dhe marzhi i dënimit të tyre është i lartë. Por, pavarësisht fakteve, prokurori Mërkuri nuk ka kërkuar asnjë masë sigurimi ndaj personit të dyshuar si autor të këtyre ngjarjeve të rënda.

Përkundrazi, prokurori nuk tregohet aspak diskret, por e shfaq hapur miqësinë me vëllain e të akuzuarit, duke shënuar një prej rasteve më skandaloze të këtyre kohëve të fundit në sistemin e drejtësisë.

Në foto: Prokurori Lorenc Mërkuri dhe Mariglen Iljazi

 

Zjarr dhe tritol, situata del jashtë kontrollit në Ksamil, policia hesht

“Gjyqësi private”, si u shkatërrua prona e Abdullah Skënderit para syve të Policisë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here