• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Del dalin pamje të reja/ Si ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Bomba nga Elbasani në Shkodër… (VIDEO)

19:53 : 08/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

13 janari 2018 dukej një ditë brenda rutinës në qytetin e Shkodrës.

Deri në çastin kur në afërsi të tregut shfaqet me makinën e blinduar Lulzim Kulla, një nga personazhet sfidues jo vetëm për kundërshtarët, por edhe për policinë. Në këtë çast, qetësia zëvendësohet me pamje lufte. Kamera e sigurisë që Top Channel disponon tregon se pasi ai ka parkuar pranë biznesit, menjëherë ndodh një shpërthim i fuqishëm dhe mes tymit, brenda pak sekondash, të plagosurit dhe kalimtarët e rastit përpiqen të largohen nga vatra e rrezikut.

Të rinjtë nga Elbasani, Argent Lulaj, Serxho Teta dhe Endri Copja konsiderohen nga prokuroria si autorët e atentatit që kishte në shënjestër Lulzim Kullën. Në përfundim të hetimeve, prokuroria i dërgoi ata të pandehur në gjykatë për veprën “vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme”, pasi, sipas prokurorisë, ata rrezikuan dhe plagosën edhe 7 persona të tjerë.

Në dosjen e dërguar për gjykim me tre të dyshuarit, që të 3 mohues për atentatin e telekomanduar, prokuroria përmend se eksplozivi ishte vendosur në një motoçikletë, që ishte transportuar më herët me një makinë me targat AA 801. Por, ky mjet shfaqet në kamera bashkë me një automjet tjetër që pas verifikimeve në sistemin e gjobave, kanë nxjerrë në dritë përdoruesit e tyre.

Lexo edhe:

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Siç pretendon prokuroria, automjeti është gjobitur pak ditë para atentatit dhe si shofer kishte 30-vjeçarin Copja. Ai, shpjegojnë prokurorët, në vazhdim rezulton me rekorde kriminale në qytetin e Elbasanit duke nënkuptuar se atentati ndaj të fortit të Shkodrës mund të jetë nënkontraktuar nga kundërshtarët e tij tek një grup aleat në Elbasan. Edhe mjeti tjetër që shfaqet në kamera në Shkodër ditën e ngjarjes i përket të dyshuarit tjetër Argel Lulaj.

Por, të dyshuarit mbajnë qëndrim mohues duke deklaruar se gjendeshin në Shkodër pasi kishin blerë 20 kilogramë hashash nga një person me emrin Toni, të cilit nuk ia kujtojnë më as mbiemrin dhe as numrin e telefonit.

Atentati ndaj Lulzim Kullës u hetua edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si akt terrorist, pasi aty pranë ishin edhe disa shoqata të huaja të cilat u ankuan për pasigurinë. Prokuroria pretendon se tashmë e ka zbardhur gjithë mekanizmin, megjithëse ende nuk ka përcaktuar saktë se sa ishte sasia e lëndës plasëse që shkatërroi disa biznese e plagosi 8 vetë.

/Top Channel/

Lajme të lidhura

RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
AKTUALITET

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025
BOTA

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

10:53 : 26/10/2025
Para

Ndërron jetë një person nga gripi

TË GJITHA

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

10:53 : 26/10/2025

PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën, ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

10:43 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com