Prokuroria e Durrësit ka depozituar në Gjykatë dosjen në ngarkim të 8 adoleshentëve që akuzohen për përdhunimin e një 13-vjeçareje.
Boldnews.al ka mundur të sigurojë fashikujt e dosjes, ku tregohen detajet e krimit të rëndë që ka fillesat në tetor të 2018, ndërsa vajza e mitur ka bërë denoncimin në janar 2019.
Më katër shkurt, Gjykata ka lënë nën masën e sigurimit “arrest me burg” 7 të mitur, të cilët akuzohet se kanë abuzuar seksualisht me vajzën 13 vjeçe.
Hetimet e Prokurorisë
Njohja ne Instagram – Shoku i saj A me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë i ka kërkuar që ti bënte një ese. E mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar me foto nga tableti që kishte në shtëpi. Gjatë bisedës të miturës i ka bërë përshtypje fakti që shoku i saj po e zgjaste bisedën dhe në bisedë e sipër e i ka thënë se e kishte qejf. E mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej por ai i ka zënë be vëllanë dhe pjesëtarët e tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura me kalimin e ditëve fliste për çdo gjë me A përmes Instagramit ku adresa e të miturit ka qenë “a” dhe “a7”.
Lutja për marrëdhënie seksuale – Duke qenë se në fillim të tetorit 2018 i mituri kishte ditëlindjen dhe mbushte 14 vjeç e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do i bënte ajo duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë por donte që të kryente marrëdhënie seksuale së bashku. E mitura i ishte përgjigjur duke thënë direkt ‘jo’, raporton Boldnews.al. Fillimisht, i mituri nuk ka këmbëngulur, por më pas çdo tre katër ditë kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë vazhdimisht se një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson dëshirën. Djali ka qëndruar i ftohtë dhe pas shumë lutjeve vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie së bashku.
Plani në shtëpinë e shokut – Në fund të tetorit 2018 e mitura së bashku me të miturin A, ka shkuar tek një dyqan që ka qenë dikur bilardo në oborrin e shtëpisë së të miturit H, i cili është dhe shoku i ngushtë dhe shok klase i të miturit A, shkruan Boldnews.al. E mitura dhe i mituri A kanë hyrë brenda në objekt në të cilin kishte disa gjëra të vjetra (tavolinë, rafte, bilardo), dhe kanë kryer marrëdhënie së bashku. I mituri tjetër H ka qëndruar jashtë (e mitura shprehet se ai ishte jashtë pasi nuk e shikonin) duke u siguruar që të mos vinte njeri pasi në shtëpinë e tij, e cila është pranë objektit në fjalë, ndodheshin prindërit.
Pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale, e mitura dhe i mituri A janë larguar pasi i mituri H kishte frikë se mos vinin prindërit e tij. Lidhur me marrëdhënien seksuale e mitura është shprehur se: “me marrëdhënie seksuale unë nënkuptoj se ne u zhveshëm të dy nga brezi e poshtë dhe ai me organin e tij gjenital ka penetruar në organin tim gjenital” dhe po ashtu e mitura u shpreh se ka pasur pak hemoragji ndërkohë që po shkonte në shtëpi.
Pas dy ditësh i mituri A i ka shkruar në Instagram të miturës duke i thënë se shoku i tij H i kishte marrë nga telefoni videon e ditës që kishin kryer marrëdhënie dhe ia kishte dërguar disa kushërinjve të tij dhe konkretisht shtetasve D, B, dhe C. Lidhur me këtë video e mitura nuk e ka parë A me telefon në dorë ditën që kanë kryer mardhënie dhe për këtë arsye nuk e di se si e kishte bërë videon. I mituri A i ka thënë gjithashtu se shoku i tij H i kishte thënë se ajo do duhej që të kryente marrëdhënie seksuale edhe me kushërinjtë e tij, në të kundërt ata do ta publikonin videon në internet. E mitura i ka thënë të miturit që këtë punë duhej ta zgjidhte ai, por ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte çfarë të bënte pasi ia kishin marrë videon nga telefoni me pabesi. I mituri H i ka lënë disa ditë afat të miturës për të kryer marrëdhënie me të dhe persona të tjerë, përndryshe do ti nxirrnin videon. E mitura i ka thënë vazhdimisht jo dhe ndërkohë fliste në Instagram edhe me të miturin A, por ky i fundit i thoshte se nuk kishte se çfarë të bënte.
E ndodhur në këto rrethana, e mitura ka pranuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale në magazinën (ish-bilardo) e shtetasit H, fillimisht me të miturin A, ndërkohë që jashtë qëndronin të miturit H dhe C, më pas me të miturin C ndërkohë që jashtë qëndronin të miturit A dhe H dhe pasi është larguar i mituri C e mitura ka kryer marrëdhënie edhe me të miturin H, ndërkohë që jashtë qëndronte dhe bënte roje i mituri A. Po kështu e mitura ka deklaruar se ndërkohë që ka qenë me të miturin C i ka kërkuar që ta fshinte videon dhe ky i fundit i ka thënë se e kishte fshirë. Në vijim në fund të muajit nëntor 2018, e mitura ka shkuar tek shtëpia e gjyshërve të të miturit A, duke qenë se ata kishin ikur në Itali. Në tualetin e kësaj shtëpie ajo ka kryer marrëdhënie seksuale fillimisht me të miturin D, ndërkohë që në kuzhinë qëndronin të miturit A dhe B. Pasi është larguar i mituri D në tualet është futur i mituri B me të cilin ajo ka kryer marrëdhënie dhe i ka kërkuar edhe telefonin, por ky i fundit i ka thënë se e kishte me defekt. Ndërkohë që e mitura ka kryer marrëdhënie me shtetasin B, në kuzhinë ndodheshin të miturit A dhe H, duke qenë se i mituri tjetër D ishte larguar për në kurs. Pas të miturit B, e mitura ka kryer me shtetasin A dhe më pas me shtetasin H.
Në fillim të muajt dhjetor 2018 e mitura vazhdonte komunikimin normalisht në Instagram me të miturin A, por me datë 17.12.2018 ky i fundit i ka shkruar se duhej të ndaheshin. Të nesërmen i mituri B i ka shkruar në instagram duke i thënë se donte të kryenin marrdhënie së bashku dhe se nëse ajo nuk do të pranonte ai do të njoftonte prindërit dhe mësuesen.
Kërcënimi me video – Më datë 20.12.2018 ajo është ndarë me A dhe pas 2-3 ditësh i ka shkruar në Instagram dhe i mituri tjetër H duke i thënë se shtetasit E, shok i ngushtë i tij i kishte rënë në dorë videoja dhe se nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të ai do të përhapte videon. Po kështu shtetasi H i ka thënë se kjo gjë duhej të ndodhte para vitit të ri dhe bazuar në këto rrethana e mitura ka pranuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta. I mituri H i ka thënë se do të shkonin tek një pallat i ri pranë lagjes së tij dhe me datë 27.12.2018 pasi ka mbërritur atje e mitura ka parë që përveç shtetasve H dhe E, aty kishte shkuar edhe i mituri A. Fillimisht e mitura ka kryer marrëdhënie me të miturin E të cilin e ka pyetur se ku e ka gjetur videon, por ky i fundit nuk ia ka treguar.
Më pas e mitura ka kryer marrëdhënie me shtetasin A dhe më pas me shtetasin H. Pas pushimeve të fund-vitit, të miturës i ka shkruar në Instagram i mituri B duke i kërkuar që të kryenin marrëdhënie se bashku duke i thënë se të gjithë njerëzit e tij kishin pistoleta dhe mund ti vrisnin motrat, mamanë dhe babanë.
Kërcënimet – Pas disa ditësh, po në muajin janar 2019, shtetasi B i ka shkruar në Instagram duke i thënë se ai kishte edhe një shokun e tij i cili quhej F dhe që donte të kryente marrëdhënie me të në pallatin e “Bajazitëve”. E frikësuar nga shtetasi B, referuar edhe faktit se ai ishte në klasën e nëntë, e mitura ka kryer marrëdhënie seksuale në katin e shtatë të pallatit me shtetasin F. Pas disa ditësh të miturës i ka shkruar sërish në Instagram i mituri B dhe ajo ka kuptuar se videon e kishin shumë djem të klasës.
Plani për të fituar para – Po kështu, ndërkohë që ishin në klasë i mituri A i ka thënë se videon e kishte edhe shtetasi G dhe për këtë arsye ajo duhej të kryente marrëdhënie seksuale edhe me të. Bazuar në këto rrethana, po në muajin janar 2019, e mitura ka kryer marrëdhënie me të mituri G dhe më pas me të miturin A. Përpara se të paraqiste kallëzim penal e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se djemtë po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do ti jepnin ata pasi të kryenin marrëdhënie seksuale i mituri A do të blinte pajisje lojërash në internet. Pasi e ka pyetur shtetasin A lidhur me këtë fakt ky i fundit e ka pohuar duke i thënë që sapo të blinte pajisjet do ta mbyllnin si muhabet.
Rrëfimi – Të premten e javës përpara se të bënte kallëzimin penal mësuesja kujdestare, shtetasja M.B, e ka pyetur se çfarë marrëdhënie kishte ajo me A dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha. Mësuesja ka njoftuar nënën e të miturës dhe ia ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës. Po kështu të dielën në drekë e ka marrë në telefon mësuesja kujdestare dhe pasi ka shkuar në shkollë me nënën e saj është takuar me mësuesen kujdestare, psikologen e shkollës, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit. E mitura ka deklaruar se për shkak të kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë edhe vetëvrasje, edhe pse është tip social dhe e shkathët.
Mesazhi – Pas paraqitjes së kallëzimit penal është proceduar me këqyrjen e vendeve të referuara nga e mitura dhe nga procesverbali i kryerjes së vendeve rezulton se vendndodhia dhe gjendja e tyre përputhet me ato të përshkruara nga e mitura. Po kështu me datë 29.01.2019 është marrë dhe vendimi për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor të shtetases së mitur, vendimi i cili është nënshkruar edhe nga nëna e të miturës, psikologia dhe mbrojtësi i caktuar kryesisht për të miturën. Në vijim është këqyrur telefoni i shtetasve C,D dhe A si dhe janë sekuestruar aparatet celular të shtetasve H, A, D, C, E, G F si dhe tableti i të miturës. Sipas procesverbalit “për këqyrjen dhe marrjen e provës materiale’, datë 03.01.2019, rezulton se është administruar një kopje e procesverbalit Nr.91.Prot., datë 28.01.2019, i mbajtur në shkollën “XXXXX”, në Kavajë.
Sipas këtij procesverbali rezulton se mësuesja kujdestare është njoftuar nga punonjësja e shërbimit të katit, shtetasja M.A., se në telefonin e djalit të saj shtetasit K kishte gjetur një mesazh të dërguar nga i mituri A ku i kërkonte ndonjë vend ku të kryente marrëdhënie me të miturën pas mësimit. Në vijim të procesverbalit përshkruhen edhe veprimet e ndërmarra nga shkolla lidhur me çështjen në fjalë. Lidhur me ngjarjen është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja S.B. e cila ka deklaruar se ka ardhur në dijeni të ngjarjes pasi ka kontaktuar me mësuesen kujdestare të vajzës së saj dhe më pas vetë kjo e fundit ia ka treguar gjithë historinë.
Nga djemtë e përmendur nga e mitura shtetasja S.B ka deklaruar se njeh vetëm shtetasit A dhe H, ndërsa djemtë e tjerë nuk djemtë e tjerë nuk i njeh. Në cilësinë e personave që kanë dijeni për veprën penale janë pyetur edhe shtetaset M.B (mësuesja kujdestare), N.K (psikologia e shkollës) dhe H.Q (drejtoresha e shkollës) të cilat kanë shpjeguar edhe rrethanat se si kanë ardhur në dijeni të ngjarjes si dhe veprimet e ndërmarra nga ana e tyre.
I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale i mituri K ka shpjeguar se rreth disa ditë pasi kishte filluar shkolla është takuar tek lagjja me shtetasit A, L, G dhe M.
A u ka thënë se do të vinte e mitura dhe se do të kryenin marrëdhënie seksuale me të tek një pallat i quajtur ‘Bajazitit”, i cili ishte i papërfunduar. Ata kanë shkuar të gjithë dhe janë ngjitur në katin e fundit i cili ishte i papërfunduar dhe më pas ka shkuar edhe e mitura e cila ka hyrë në një dhomë dhe më pas ka shkuar i mituri A. Pasi ka dalë shtetasi A, në dhomë ka hyrë i mituri K i cili ka biseduar me të miturën duke qenë se e ka shoqe banke në shkollë dhe i ka thënë që ti thoshte nënës ose mësueses për situatën por e mitura nuk fliste. Pasi kanë biseduar i mituri K ka dalë nga dhoma (të miturit nuk kanë kryer marrëdhënie së bashku) dhe pas tij është futur i mituri G, i cili ka ndenjur disa minuta, dhe më pas shtetasi A i ka thënë të miturës të vishej dhe të ikte. /Boldnews.al/