Deputeti demokrat i Qarkut të Dibrës, Xhemal Gjunkshi, shprehet se zgjedhjet parlamentare të 2017 kanë rënë dhe se qeveria e pavlefshme do të rrëzohet më 16 shkurt nga shqiptarët.
Përmes një reagimi në rrjet, Gjunkshi ka reaguar lidhur me vendimin për anullimin e koncensionit të llixhave, ku theksoi se kjo tërheqje e qeverisë ka ardhur pas presionit të opozitës dhe protestës së 16 shkurtit.
Postimi i Xhemal Gjunkshit
ZGJEDHJET E VITIT 2017 KANE RENE:
QEVERI E PA VLEFSHME , RRËZOHET ME 16 SHKURT NGA SHQIPËTARËT
Dhënia me konçesion e Llixhave ishte çështja më sensitive e këtyre ditëve .
– Po ç’farë ndodhi që trazoi Dibrën…
– Ndodhi pikërisht ajo që kushedi se sa herë e kanë menduar, që kushedi se sa njerëz janë munduar, të privatizojnë apo më shkurt të “zhvasin” Llixhat.
– Që të jemi të sinqertë ndoshta llixhat nuk janë nje gjë shumë e madhe në gjithë ato mori konçesionesh, që ka dhene dhe jep qeveria me miliona Euro, por llixhat për Dibrën dhe Dibranët janë aq shumë ,aq të mëdha dhe aq të rëndësishme sa të ngrejnë popullin në këmbë.
– Si Deputet i zgjedhur ,dhe përfaqësues i popullit kam ndjekur me shqetësim gjithë këtë situatë, jo tani por që kur nisi të përflitej në muajin Korrik, e në vazhdim.
Kam qenë në kontakt me banorët që kur nisën fjalët e para se një kompani private po grumbollonte dokumenta në Bashki, në ndërrmarjen e Llixhave, në ZRPP, Prefekturë etj.
Jemi konsultuar edhe pas mbledhjes kur doli vendimi për dhënien me konçesion të pjesës më të madhe të sasisë së ujit. Ishim ne Partia Demoktike që përkrahëm dhe mbështetëm banorët, protestuam së bashku me ta dhe do të jemi në krah të tyre deri në anullimin e atij konçesioni korruptiv.
Për ne dhe Partinë Demokratike ky është një konçesion korruptiv kriminal në dëm të Dibrës dhe Dibranëve.
– Së pari ngritëm shqetësimin në media dhe rrjete sociale, ndërsa Kryetari i Bashkisë shkonte dhe jua prezantonte banorëve pronarin e ri.
– Së dyti ne protestuam së bashku me banorët, ndërsa Bashkia, Prefektura dhe Deputetët e maxhorancës heshtnin.
– Së treti organizuam disa takime me banorët dhe pronarët e bizneseve, ndërsa Bashkia, Deputetet e Mazjorances dhe shumë të tjerë bënin të pa diturin.
– Ne nuk kërkojmë të na e dini për nder, ne bëmë detyrën si opozitë, ishin banorët vetë që qëndruan !
U deshën më shumë se një javë që të merrnin veten pasi “loja” u kuptua, ndaj u desh të thurnin planin B , dhe të dilnin me “parullat” e “pezullimit” , “anullimit” “shfuqizimit” e gjithëçfarë thanë në Kuvend “gjoja Deputete e gjoja Ministre”, a thua se u bënë nder të madh Dibranëve, në fakt ishin vetë këto që kush qëllimisht e kush për neglizhencë u krijuan gjithë atë zallamahi duke shfaqur një tragjikomedi.
– Në gjithë këtë lojë gjërat u kuptuan qartë, kush jua dha dokumentat, kush i ndihmoi , kush votoi dhe kush po u hedh hi syve se gjoja ne e anulluam, dhe më e keqja se duhet ti duartrokisni e tua dini për nder se dhanë një konçesion dhe tani po e pezullojnë.
Pra kjo Qeveri, këto kukulla Ministra japin “copa” Shqipërie me konçesion dhe i anullojnë veç kur hasin në rezistencën tuaj. Ata njohin vetem protestat si një mjet per tu terhequr nga veptimet megakorruptive.
Prandaj te protestojme te gjite se bashku me 16 Shkurt per te larguar njehere e mire kete kalbesire.
– Po asnjëherë nuk i sqaruan banorët për disa detaje të errëta ;
1-Ku është dosja me dokumentat e paraqitur nga firma NESIMI ?
2-Cilat institucione kanë dhënë dokumente dhe bënin të pa diturin ?
3-Pse përfaqësuesi i Bashkisë në Këshillin e Basenit Ujor nuk njoftoi Bashkinë për këtë vendim ?
4-Kush luajti me kordinata të gabuara , dhe me sasinë e ujit , dhe pse ky këshill mori një vendim pa parë studimin në terren të inspektoriatit teknik ?
5-Pse raporti i analizave nuk ka qene ne dosje ditën kur është miratuar, që do të thotë se ka shkelje ligjore me pasoja te renda.
Këto dhe plot pikëpyetje të tjera duhej tua sqaronte sot “gjoja Ministrja” sot banorëve .
– Sot gjoja Ministrja nuk duhej tu kërkonte llogari banorëve ,pse vidhen llixhat , ajo e din mirë se pse vidhen ,ku shkojnë paratë, dhe kush fshihet pas konçesionit .
– Sot Ministrja nuk njoftoi mediat në teatrin e mashtrimit me banorët e Llixhave , ku sërish u hodhi hi syve me “anullimin” e vendimit.
– Ai projekt vendim për anullimin që sot Ministrja nuk jua dha banorëve është ky dokument ,të cilin ne e posedojmë prej disa ditësh , por zonja duhet të sqarojë se si u flet banorëve për një Projekt-Vendim që ende nuk është votuar nga këshilli.
A është kjo sërish në shkelje të ligjit ?
Kush do të shkojë para drejtësisë për këtë mega aferë korruptive ?
Pse Ministrja nuk i kërkoi prokurorisë të nisë hetim për këtë çështje ku përfshihen zyrtarë të lartë ?