Dëshironi të zhdukni rrudhat dhe të keni një lëkurë perfekte? Veç kremrave e serumeve të bukurisë mund t’i riktheni shkëlqimin lëkurës, duke përdorur si hidratues edhe një nga përbërësit e mëposhtëm natyralë:
1.Qumështi
![]()
Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm vitaminash e mineralesh, që kontribuojnë në shëndetin e lëkurës. Ka vetitë anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së thatë. Mjafton ta aplikoni me ndihmën e një pambuku qumësht në fytyrë dhe ta lini për 5 minuta. Do të ishte edhe më mirë nëse do të lyenit fytyrën me ajkën e qumështit.
2.Mjalti
![]()
Jo vetëm që pastron lëkurën nga bakteret, por komponentët e mjaltit ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar. Nga ana tjetë, do të shikoni efektin e tij jo vetën nëse e palikoni në fytyrë, por edhe nëse e konsumoni. Dhe nëse jeni në kërkim të një shije të re, provoni anaas të karamelizuar.
3.Avokado
![]()
Acidet yndyrore dhe vitaminat e gjetura në avokado, mund të ushqejnë lëkurën tuaj. Vitamina A ndihmon në hidratimin e lëkurës.
4.Kosi
![]()
Kosi ka veti anti-inflamatore që hidratojnë lëkurën e thatë. Acidi laktik pastron lëkurën nga bakteret dhe mikrobet, që shkaktojnë tharjen e lëkurës.
5.Vaj kokosi
![]()
Për shkak të acideve yndyrore, vaji kokosit ka veti rigjeneruese dhe hidratuese. Aplikojeni në mbrëmje, para se të flini dhe në mëngjes do të shihni sa të butë do e keni lëkurën. Ai këshillohet të përdoret edhe nëpër gatime të veçanta!













