• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jemi copë-copë. Ata vijnë këtu dhe na mashtrojnë”/ Basha shpalos planin për bujqësinë: 100 milionë dollarë për fermerët

12:19 : 03/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, VIDEOT KRYESORE TE DITES

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi qytetarët në qarkun e Fierit t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë “për t’i dhënë fund braktisjes nga qeveria”. Gjatë takimit me fermerë në Frakull, këta të fundit u shprehën se janë mashtruar nga qeveria. Fermerët i thanë kryetarit të PD se nuk kanë marrë asnjë subvencion, asnjë mbështetje nga qeveria këto 5 vjet.

“Jemi copë-copë. Qeveria na vjen këtu e na mashtro, jemi në mëshirë të fatit”, u shprehën fermerët gjatë takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, i cili shpjegoi se shtylla e planit të PD për zhvillimin e bujqësisë është subvencionimi.

“Sektori i bujqësisë është një sektor, i cili nuk mund të mbijetojë pa subvencione. Zgjidhja jonë për fshatin është që të dedikojmë 100 milionë dollarë në vit për subvencione të drejtpërdrejta për fermerët, në mënyrë që edhe ju të nxirrni fitimin e punës suaj, edhe prodhimet tuaja të arrijnë tek konsumatori me një çmim të arsyeshëm. Pra, 50 milionë usd do të shkojnë për infrastrukturën, 100 milionë usd do të jepen si subvencione të drejtpërdrejta”, tha Basha,“si do të fitoni ju, kur ju nuk futeni dot në treg. Unë e di që ju nuk futeni dot as në tregjet e qyteteve, se edhe tregjet e qyteteve i kanë kapur dy duar. Kjo që po ndodh me ju, ka ndodhur me të gjithë tregun. Pra, në kuptimin politik, që të mos ju lodh me shifra, së pari ne do ta shkatërrojmë këtë rrjet oligarkësh, monopolistësh, gjakpirësish, sepse kjo është shkaktarja kryesore e fatkeqësisë suaj dhe e çdo prodhuesi, edhe e prodhuesve të tjerë që nuk jetojnë me tokën. Ne, mjete politike, veç zgjedhjeve, për të ardhur në pushtet, nuk kemi. Por zgjedhje të lira e të ndershme me Niçen, me Gjushin, me Ramën, nuk ka. Kjo është arsyeja që ju kemi thirrur në një protestë në 16 shkurt. Sepse këtë zgjidhje mund ta jepni vetëm ju si popull. Nuk ju kam thirrur për të mbajtur fjalime më 16 shkurt. Nuk kam çfarë t’ju them më. E vetmja gjë që mund t’ju them, është ejani aty, me pjesëmarrjen tuaj, bëni atë që bën çdo popull europian: deklaroni fundin e këtij regjimi dhe të hapim rrugën për një zgjidhje politike”.

Gjatë qëndrimit në Frakull, Basha pa kushtet në një serë me luleshtrydhe dhe dëgjoi nga pronarët e serave për braktisjen e plotë nga qeveria. Përveç mungesës së subvencioneve, ata pohuan se çmimi i naftës e dëmton rëndë biznesin.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

“Si ai që bredh me X6 dhe unë që punoj tokën time, paguajmë 1.700 lekë litrin e naftës dhe nuk marrim asnjë lloj ndihme nga shteti”, u shpreh një fermer, i cili ngriti zërin edhe për dëmin që i shkaktohet prodhimit nga plehrat kimikë të skaduar: “Konsumatori nuk e ha dot këtë luleshtrydhe këtu, sepse kjo është spërkatur 10 herë, sepse helmi nuk bën efekt.”

Basha shpjegoi se subvencionimi direkt i fermerit do të ndikojë menjëherë tek cilësia e prodhimit, sepse edhe plehrat kimikë do të këtë mundësi t’i blejë nga më cilësorët me paratë që financon buxheti për ta.

Lulzim Basha i dha përgjigje edhe dilemës së mijëra shqiptarëve, e cila i erdhi si pyetje nga fermeri i Frakullës: Të rrimë në këtë vend apo të marrim familjen e të arratisemi një orë e më parë.

“Synimi kryesor i programit tonë është punësimi dhe ju, nëpërmjet aktivitetit tuaj siguroni punësim, pra meritoni mbështetje. Ju kërkoni mundësi. Me këtë qeveri nuk i keni patur, por me ne do t’i keni këto mundësi. Mesazhi që dua të të jap sot është një mesazh shprese tek e nesërmja, jo t’i mbyllësh gjërat e të ikësh, por të qëndrosh, të përballemi dhe të merrni atë që është e juaja dhe ju takon”, tha Basha. /Boldnews.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025
AKTUALITET

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025
AKTUALITET

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025
AKTUALITET

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025
Para

Bashkitë si gurore, pas Tiranës betonizohet edhe Parku i Elbasanit (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com