Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me disa studentë të përzgjedhur të fakultetit të Mjekësisë, ku përveç mesazheve në drejtim të tyre dhe sulmeve ndaj pedagogëve, ka veçuar edhe një mesazh për tifozët e Interit.
Rama është një tifoz i Juventusit, por herë pas here thumbon ata të Interit.
“Interistet jetojnë që një herë në jetë të humbë Juventusi. E di sa lekë i kam kursyer me mbylljen e basteve tifozëve të Interit. Fituesit më të mëdhenj të mbylljes së basteve janë interistët”, ishte batuta e Ramës.













