Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë vëmendjen e gjithë botës me hapin e saj të papritur. Ajo ka mbyllur llogarinë e saj në Facebook, duke njoftuar se deri ditën e premte do të ketë fshirë cdo të dhënë të saj në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë kancelarja ka njoftuar edhe përfundimin e karrierës së saj politike duke nënkuptuar se shumë shpejt do të tërhiqet nga skena politike.
Aty Angela Merkel deklaroi, se “Ju e dini, që nuk jam më kryetare e partisë CDU, dhe prandaj do ta mbyll faqen time të Facebook-ut.”
Më shumë se 2,5 milionë vetë e kishin klikuar me “pëlqim” faqen e kancelares Merkel, që kishte lënë kështu pas presidentin Macron, i cili ka vetëm 2,3 milionë ndjekës në Facebbok, apo kryeministren Theresa May me 503.000 ndjekës. /Boldnews.al/