Në një shkrim të tij, Mero Baze pas akuzave të Sali Berishës i cili deklaronte se ishte pikërisht ai që i nxori dosjen gjyqësore Edi Ramës, ka sqaruar zanafillën e një “patateje të nxehtë” që e shoqëron kryeministrin aktual prej gati 20 vitesh.
“Për të qenë i qartë deri në fund në atë histori që mendon se është peng Edi Rama, po i kujtoj se ai i ka ofruar gazetës TemA dhe gazetës “RD”, botimin e asaj dosje dhe asaj që e paraqiti si “kartelë” shendetësore të Edi Rames. Dosjen e serviri si dosje origjinale të Gjykatës, kurse kartelën kam frikë se e ka plotësuar dhe vetë, pasi ishte format i viteve ’80.
Ma ka dhënë dosjen në zyrë të tij, duke më thënë se e kishte siguruar nga njerëz të afërt të ish- gruas së Edi Ramës. Dhe meqë përmend dosjen origjinale, ajo me siguri është në Gjykatë, dhe Gregu ka të drejtën e zotit të ballafaqojë dosjen e ofruar nga Berisha për TemA-n dhe “RD”, dhe orgjinalen, se Rama eshte i qartë çfare është ajo histori” thuhet në shkrimin e botuesi Mero Baze.
Por një “larje” e tillë duarsh nuk është anashkaluar nga aktivistë apo gazetarë, ndonëse shkrimi u shpërnda si një alibi për të vërtetat e Edi Ramës.
Gazetari Ylli Dylgjeri në një postim të tijin në Facebook akuzon gazetarin Mero Baze si të paskrupullt në dhënien e informacionit, duke e etiketuar madje dhe si gjobaxhi.
“Ka mashtruar. Ka bëre pis, e ka prishur familjen e tjetrit për politikë!! Ka nxjerrë lot fëmijësh e të rriturish, e sot pa i hyrë gjëmb shkruan mbi çarçafë letre se kush ish Ky e kush ishte Ai njëherë e një kohë që “flinte” me Mua. Ashtu siç do të shkruaj edhe per Ustanë e rradhës, e nesër sërisht… “, thuhet në qëndrimin e Dylgjerit.
Postimi i plotë
Kazanët venë e vinë,
nga Berisha në Tepsinë…
“Dosjen ma ka dhënë Berisha në zyrë!!!”- shkruan në një shkrim sot Mero BAZE.
Nuk i them dot as gazetar këtij shkruesi gjobaxhi e djallëzi.
Ky gjobaxhi që i jep mënd dynjasë e mbahet
si maja e shkruesit në Albanistan. Por sot,
më në fund e rrëfeu si Ai Ylli tjetër i gazetarisë se e ka botuar dosjen pa verifikim!
Ka mashtruar. Ka bëre pis, e ka prishur familjen e tjetrit për politikë!! Ka nxjerrë lot fëmijësh e të rriturish, e sot pa i hyrë gjëmb shkruan mbi çarçafë letre se kush ish Ky e kush ishte Ai njëherë e një kohë që “flinte” me Mua. Ashtu siç do të shkruaj edhe per Ustanë e rradhës, e nesër sërisht… do të dali vetë gazetari më i mënçur i kohërave të mutit në Shqipërinë demokratike.
Ik ore zarbo. Katundar malinj. Pthuuu!













