Ditën e sotme janë arrestuar në flagrancë tre persona nga ana e Policisë së Gjirokastrës, burimet bëjn me dije se banesa që po tentohej të vidhej ishte ajo e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Tomor Skreli.
Ende nuk ka një burim zyrtar nga policia epër ngjarjen në fjalë por raportohet se personave të arrestuar u janë gjendur leva dhe kaçavida, si dhe sende të tjera të cilat shërbenin për të kryer vjedhjen.
Personat që janë arrestuar janë:
Laurenc Driza
Arbër Korbeci
Ilirian Skënderi










