• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Raporti, 36 deputetët që nuk kanë folur asnjëherë. Më aktivët janë …

22:01 : 30/01/2019
në POLITIKE

Raporti monitorues për Kuvendin i Institutit të Studimeve Politike ka nxjerrë një numër të madh deputetësh, që nuk e kanë marrë asnjëherë fjalën në foltoren e tij.

Raporti përfshin sesioni parlamentar shtator-dhjetor 2018. Në listë bëjnë pjesë një numër i madh deputetësh nga opozita, të cilët janë penalizuar edhe për shkak të hapësirës së kufizuar për t’u angazhuar në 1-3 seancat ku opozita ishte e pranishme dhe që kanë pasur marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin.

“Në total në këtë listë bëjnë pjesë 16 deputetë të PD-së dhe 6 të LSIsë. Në listën e deputetëve të PDsë bëjnë pjesë edhe deputetë me nivel të lartë angazhimi në periudhat e mëparshme, si Albana Vokshi e Grida Duma, ndërkohë që në listë bëjnë pjesë edhe disa deputetë që tradicionalisht qëndrojnë pasivë në aktivitetin dhe debatet parlamentare e publike. Edhe në listën e LSI-së, pa diskutime në katër muaj bëjnë pjesë deputetë që kanë pasur angazhime më përpara, si Spahiu etj.”, thuhet në raportin e Institutit të Studimeve Politike. Nuk janë të paktë dhe emrat e deputetëve nga maxhoranca, mes tyre dhe ministra, të cilët nuk kanë dalë as edhe një herë në foltoren e Kuvendit.

“Në listë bëjnë pjesë edhe deputetë të mazhorancës, PS-së dhe partive të vogla, të cilët kanë qenë gjithë kohën në Parlament, kanë votuar rregullisht “pro” të gjitha akteve parlamentare sipas vendimit politik të partisë së tyre, por që nuk janë përfshirë në asnjë nga debatet mbi ligjet apo vendimet e tjera të Parlamentit. Në listë marrin vëmendje deputetët e mazhorancës, të cilët kanë qenë pothuajse 100% pjesëmarrës në seancat plenare dhe megjithatë nuk janë aktivizuar në asnjë nga debatet e zhvilluara.

Deputetët, përveçse në debatet mbi ligjet dhe projektet e ndryshme në axhendë, kanë edhe të drejtën e diskutimeve të lira mbi problematika që lidhen me zonën e tyre zgjedhore, ose çështje që ata i çmojnë si të rëndësishme. Në këtë sesion, kjo e drejtë thuajse nuk është përdorur fare”, thuhet në raport.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

AKTIVËT

Studimi ka evidentuar dhe deputetët më aktivë të Parlamentit shqiptar nga tri partitë kryesore. “Në klasifikimin e deputetëve sipas nivelit të efikasitetit në aktivitetin parlamentar, rezultoi se deputetët Erion Braçe dhe Vasilika Hysi (PS), Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashki (PD), si dhe Kejti Mehmetaj e Luan Rama (LSI) ishin deputetët më aktivë në tri grupet më të mëdha parlamentare. Bojkoti i pjesshëm i opozitës dëmtoi procesin e vlerësimit të deputetëve, por edhe dobësoi fuqinë e deputetëve për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë parlamentare”, thuhet në raportin monitorues të Institutit të Studimeve Politike. Raporti ka parë deputetet gra si më aktive nga deputetët burra. “Në tërësi, gratë deputete ishin 10% më shumë efektive sesa deputetët meshkuj, gratë ishin dominuese edhe në angazhimin në seancat plenare. Deputetët politikanë të karrierës patën angazhim dhe efektivitet më të lartë sesa prurjet e reja dhe se niveli i angazhimit të deputetëve që vijnë nga biznesi ishte në kuotat më të ulëta”, thuhet në raportin e Institutit të Studimeve Politike. Deputetët më aktivë ishin ata të Qarkut Fier dhe Elbasan, deputetët më pak efikas ishin ata të Qarqeve Shkodër e Lezhë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025
SPORT

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025
SHENDETI

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025
AKTUALITET

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025
AKTUALITET

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025
Para

Dhëndri i Qazim Sejdinit probleme të rënda me ligjin, ja si i ka shpëtuar drejtësisë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com