• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alarmi i PD: Veliaj po përgatit dy afera të mëdha korruptive

16:22 : 30/01/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike, ka akuzuar kryebashkiakun, Erion Veliaj, se po përgatit dy afera të mëdha korruptive: dhënien me koncesion të parkimeve në Tiranë dhe grabitjen e tokës publike tek Policia Bashkiake për interesa private.

Zëdhënësja, Ina Zhupa, thotë se keto vendime synojnë grabitjen e pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës.

“Erion Veliaj po përgatit dy afera të mëdha korruptive përpara se të lëshojë zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Afera e parë është dhënia me koncesion tek një firmë private e mbledhjes së të ardhurave nga parkimet me pagesë në Tiranë. Për të rrjepur më shumë nga lekët qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj do të vendosë disa pajisje për prerjen fizike të biletës. Ky shërbim do të paguhet ekstra nga qytetarët trk firma private që ka përzgjedhur Veliaj. Ky është një plan i hershëm i Erion Veliajt për të zhvatur para të tjera nga xhepat e qytetarëve, plan i cili do të miratohet nesër me votat e paligjshme të Këshillit Bashkiak. Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë shndërrimin e Tiranës në një qytet të pajetueshëm, ku parkimi i makinës është kthyer në nje ferr, për të cilin duhet të paguash akoma më shtrenjtë për koncesionin e Erion Veliajt”, deklaroi Zhupa në një konferencë nga selia blu.

“Afera e dytë korruptive është e ngjashme me atë të Teatrit. Synon të vjedhë pronën publike për t’ia dhënë një firme private për ndërtim. Bëhet fjalë për një pronë  të Bashkisë tek Policia Bashkiake, në rrugën e Kavajës, të cilën Veliaj ia ka premtuar një prej klientëve të tij. Por ky vendim nuk është në rendin e ditës së Këshillit bashkiak nesër, sepse Erion Veliaj nuk ka 38 votat që i duhen për të bërë pazar me pronën publike. Partia Demokratike e dënon këtë politikë të neveritshme që synon grabitjen e pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interesa korruptivë të Erion Veliajt”, shtoi ajo.

“Vendimi i Partisë Demokratike është i pandryshueshëm! Këshilltarët tanë do të vazhdojnë të mos marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, duke mos u bërë pjesë e blerjes së votave nga Erion Veliaj për projekte që grabisin pronën publike. Vendime të tilla korruptive, kundër interesit publik, janë një nga arsyet pse Transparency International e renditi ketë vit Shqipërinë si vendin më të korruptuar të Europës.   Vendimet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të grabitur qytetarët dhe për të pasuruar me taksat tona disa klientë privatë janë arsye e mjaftueshme që organizata më e specializuar në luftën kundër korrupsionit ta rendisë Shqipërinë 8 vende më poshtë, duke na klasifikuar si vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë. Protesta e datës 16 Shkurt është një mundësi që çdo qytetar i Tiranës të bashkohet me ne për t’i dhënë fund modelit të neveritshëm të hajdutëve Rama-Veliaj! Së bashku të vendosim për një model të ri, që nuk është në shërbim të disa klientëve privatë të kryeministrit dhe kryebashkiakut, por në shërbim të qytetarëve dhe interesit më të mirë publik”, e mbylli deklaratën zëdhësja e PD-së.

Lexo edhe:

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

“Lali Eri” gati projektin e ri: Qytetarët do të paguajnë edhe për…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025
AKTUALITET

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Mbolli 3 parcela me kanabis me të vëllain, arrestohet një 50-vjeçar në Kukës

13:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përplasja në qendrën e numërimit në Shkozë, polica shoqëron 7 persona

13:02 : 13/05/2025
BOTA

Lëkundje të forta tërmeti në Itali

12:54 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përplasja për votat nga Greqia, PD: Thasë të mbushura nga patronazhistët e PS

12:31 : 13/05/2025
Para

Ëndrra për tu bërë miliarder/e, sa para duhet të kurseni çdo ditë

TË GJITHA

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025

EMRI/ Mbolli 3 parcela me kanabis me të vëllain, arrestohet një 50-vjeçar në Kukës

13:21 : 13/05/2025

Përplasja në qendrën e numërimit në Shkozë, polica shoqëron 7 persona

13:02 : 13/05/2025

Lëkundje të forta tërmeti në Itali

12:54 : 13/05/2025

Përplasja për votat nga Greqia, PD: Thasë të mbushura nga patronazhistët e PS

12:31 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ PS fiton bindshëm edhe në burgun e Fierit

12:21 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com