• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Renditja: Hysaj është shqiptari ‘i artë’, por vlera e tij pëson rënie

11:39 : 29/12/2018
në SPORT

Është ende Elseid Hysaj shqiptari më i shtrenjtë në qarkullim, ndër gjithë futbollistët anembanë botës. Faqja e specializuar e vlerësimit të lojtarëve në treg, transfermarkt.de, përditëson çdo 3-6 muaj vlerën e çdo futbollisti në treg, duke u bazuar te kritere të ndryshëm: mosha, ecuria, kampionati ku luan, minutazhi, rëndësia e lojtarit për ekipin e vet, etj. Natyrisht, vlerat nuk janë 100% korrekte, sepse shpesh çmimi i një futbollisti ndryshon në mënyrë drastike krahasuar me vlerësimin online, por gjithsesi çmimi i caktuar nga transfermarkt.de është një tregues i mirë mbi vlerën e lojtarëve dhe shumë klube janë mjaft të kujdesshëm, duke bërë një kërkim edhe në këtë drejtim.

Hysaj, pas vlerësimit të pak ditëve më parë, vlen 23 milionë euro, duke humbur 2 milionë euro në krahasim me vlerësimin e mëparshëm. Këtu ndikon natyrisht rendimenti me luhatje i mbrojtësit kuqezi, i cili te Napoli nuk është më një pikë kyçe, si në të shkuarën. Në rang global Hysaj është lojtari i 312-të më i shtrenjtë, ndërsa i 59-ti në Serinë A.

Gjithsesi, Hysaj mbetet “mbreti” i gjithë futbollistëve shqiptarë, sepse i vetmi futbollist që e konkurron, Thomas Strakosha, është “betonuar” te shifra e 20 milionë eurove. Portieri kuqezi është në një moshë mjaft të re dhe kjo përbën avantazh të madh, me vlerën që mund të rritet në të ardhmen. Strakosha është aktualisht i 16-ti në renditjen e portierëve më të shtrenjtë në planet.

ImageTë tjerët janë shumë larg, sepse Etrit Berisha kompleton podiumin me 5 milionë euro, ndërsa Taulant Xhaka e ndjek me 3 milionë euro. Berat Gjimshiti ka pasur një ecuri të mirë këtë sezon dhe vlera e tij ka shkuar në 1.5 milionë euro, ndërsa vijon rënia konstante e Bekim Balajt, i cili prej një viti e gjysmë ka humbur vlerë në treg, për shkak të dëmtimeve të shumta.

Lexo edhe:

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: Shqipëria i vetmi vend me zv.kryeministre të pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

Nga të rinjtë, në vlerësimin e radhës pritet të pësojnë rritje të jashtëzakonshme Uzuni dhe Ndoj, protagonistë të mëdhenj me ekipet përkatës në pjesën e parë të sezonit. Uzuni vlente 450 mijë euro në fillim të sezonit dhe Ndoj 600 mijë euro: nuk është çudi që çmimi i tyre të dyfishohet.

KOSOVA – Për sa u përket futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës, futbollisti më i shtrenjtë mbetet Valon Berisha. Mesfushori i Lazio-s vlen 7.5 milionë euro, por vlera e tij është në rënie, për shkak se ka luajtur shumë pak te Lazio.

Rritje fantastike për Arbër Zenelin, i cili tashmë vlen 6 milionë euro, duke qenë i dyti në renditjen e Kosovës, me Milot Rashicën pas tij. Ky i fundit ka zbritur në renditje dhe në vlerë, sepse në verë vlente 7 milionë euro, ndërsa tani vlen vetëm 4.5 milionë, natyrisht për faktin se nuk po arrin të bëhet lojtar i rëndësishëm te Werder. /TS/

Image

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

18:23 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: Shqipëria i vetmi vend me zv.kryeministre të pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

18:17 : 12/11/2025
RAJONI

Çfarë dihet deri më tani për votimin në Mitrovicë të Jugut

18:12 : 12/11/2025
SHOW BIZ

Humbi vëllain në aksident, shoku i Gjestit tregon gjendjen e këngëtarit pas tragjedisë

18:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

17:59 : 12/11/2025
SHOW BIZ

Pas ndarjes, Sara Hoxha u përgjigjet ndjekësve në Instagram për Ledrin (Foto)

17:38 : 12/11/2025
Para

Kthim në shtëpi, Jahmir Hyka drejt firmës në Superiore

TË GJITHA

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

18:23 : 12/11/2025

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: Shqipëria i vetmi vend me zv.kryeministre të pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

18:17 : 12/11/2025

Çfarë dihet deri më tani për votimin në Mitrovicë të Jugut

18:12 : 12/11/2025

Humbi vëllain në aksident, shoku i Gjestit tregon gjendjen e këngëtarit pas tragjedisë

18:04 : 12/11/2025

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

17:59 : 12/11/2025

Pas ndarjes, Sara Hoxha u përgjigjet ndjekësve në Instagram për Ledrin (Foto)

17:38 : 12/11/2025

Rinasi sërish në krye të Europës për rritjen e fluturimeve edhe për muajin tetor me 173% më shumë se para pandemisë

17:29 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com