• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Darka Rama-Soros që vendosi fatin e Ministrit të Jashtëm

19:27 : 29/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për largimin e Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit të Jashtëm shkaktoi habi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në median ndërkombëtare. “Zëri i Amerikës” dhe DWelle e raportuan me doza pikëpyetjeje vendimin e kryeministrit shqiptar për lëvizjen e Bushatit dhe zëvendësimin e tij me një anonin në diplomaci, por edhe në politikë.

Edi Rama e ka për natyrë që të mos flasë publikisht për arsye e vendimeve të tij, sidomos kur ato janë drastike, si në rastin e Bushatit, të cilin e trajtoi me largimin nga puna, njëlloj si me ministrat e tjerë, të goditur nga skandale korruptive.

Analistë dhe diplomatë të ndryshëm ngrenë dyshimin se lëvizja e Bushatit nga detyra lidhet me qëndrimin e tij kundër marrëveshjes ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç për “korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi”, projekt i cili për shumë njerëz është thjesht dhe vetëm një “shkëmbim territoresh”.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

Pjesa më e madhe e politikës kosovare, e cila e kundërshton projektin Thaçi-Vuçiç, është e mendimit se pas idesë së shkëmbimit të territoreve qëndron fondacioni i multimiliarderit Xhorxh Soros.

Në Shqipëri, idea e “korrigjimit të kufijve”, pra shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, mbështetet nga Baton Haxhiu, kryekëshilltar i kryeministrit Edi Rama. Haxhiu është gjithashtu personi që i ka sugjeruar analistin riosh kosovar, Gent Cakaj, për t’u emëruar në postin e kryediplomatit shqiptar.

Djaloshi 28-vjeçar, i panjohur totalisht në arenën politike dhe diplomatike, është produkt i “akademisë” Soros. Ai ka shërbyer në projekte të ndryshme të KFOS (Fondacioni Shoqëria e Hapur për Kosovën-Soros).

Soros në Kosovë konsiderohet si “kumbari” i shkëmbimit te territoreve. Në Shqipëri, mbështetësi kryesor i kësaj teze, Baton Haxhiu, i sugjeron Ramës për të emëruar Ministër të Jashtëm një “pinjoll” Soros-i. Ky “pinjoll” do të ulet në postin e Ditmir Bushatit, i cili e ka kundërshtuar tezën e “korrigjimit të kufijve”, e cila besohet se është “shkëmbim territoresh”.

Pra, Edi Rama vendosi të largojë nga qeveria e tij diplomatin, i cili kundërshtonte planin Thaçi-Vuçiç, duke emëruar një “vartës” të Baton Haxhiut, këshilltarit që mbështet fuqishëm korrigjimin e kufijve në Kosovë, sipas projektit të mbështetur nga Soros.

Lëvizja e Bushatit dhe hija e Soros-it duket se janë të pashmangshme. Burime konfidenciale konfirmojnë se të premten e kaluar, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim jashtë fokusit të medias me Alex Soros, djalin e Xhorxh Soros. Natyrisht, është e vështirë të mësohet se çfarë është diskutuar realisht mes tyre. Por, nuk duket rastësore që, pak ditë pas këtij takimi, Edi Rama vendos të shkarkojë Ditmir Bushatin, kundërshtuesin e projektit Thaçi-Vuçiç për ridimensionimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Dyshimi i ndikimit të Soros në këto lloj vendimmarrjesh të rëndësishme të kreut të Ekzekutivit shqiptar ka një bazë të fortë. Fondacioni Soros ka alokuar një fond prej rreth 600 mijë dollar, i cili u ndahet këshilltarëve të Edi Ramës, të cilët kanë pasur për detyrë detajimin e planit për ristrukturimin e qeverisë, pra ndarjen dhe bashkimin e ministrive, siç ndodhi me kabinetin “Rama 2”.

Me shumë mundësi, nëpërmjet këtij fondi, Soros-i i dikton Edi Ramës edhe emërimin apo shkarkimin e ministrave të tij. Shkarkimi i Ditmir Bushatit, me shumë hije, mund t’i sjellë më shumë problem Edi Ramës sesa shkarkimi i të gjithë ministrave të tjerë bashkë.

Sinjalet e para, Edi Rama i mori nga lajmet e Zërit të Amerikës dhe Dwelle-s gjermane.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025
BOTA

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
SHENDETI

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025
KULTURE

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025
SHOW BIZ

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025
Para

Temperatura rekord, Australia pret 2019 me 49,3 gradë Celsius

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com