Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Në mbledhje është diskutuar për infrastrukturën dhe personelin gjatë zgjedhjeve.
Për të administruar procesin, KQZ do të punësojë 337 personave me kontratë të përkohshme nga 5 deri në 3 muaj.
Komisioni u përfshi në debate lidhur me numrin e rekrutimit të personelit dhe kohës.
Sipas njoftimit për shtyp të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme janë shqyrtuar projektvendimet: – “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të caktojë masën e shpërblimit për në vlerën 65.000 lekë për kryetarin dhe zëvëndëskryetarin e KZAZ-së dhe masën e shpërblimit 60.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Gjithashtu, vendosi të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 4.000 lekë për Kryetarin e KQV-së, 3.500 lekë për anëtarin dhe sekretarin e KQV-së, si edhe në vlerën 6.000 lekë për anëtarin e Grupit të Numërimit të Votave.
“Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi përdorimin e kamerave rregjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për rregjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit, në Vendin e Numërimit të Votave, si edhe përdorimin e sistemit të monitorimit të numërimit të votave në VNV nga ambjentet e KQZ-së, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2019.
“Për miratimin e strukturës organike dhe strukturën e pagave , të punonjësve me kohë jo të plotë pune, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e strukturës, organikës dhe strukturën e pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
”Për emërimin e auditit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 Qershor 2019”. KQZ vendosi të emërojë audit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor, z. Lorenc Bako, propozuar nga Zëvëndëskryetari i KQZ-së.