• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasuria/ Si ia “amnistoi” prokuroria gjyqtarit Arjan Qafa mijëra euro “dhurata”

12:26 : 25/12/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Një qark i mbyllur brenda sistemit të drejtësisë ka justifikuar disa dhjetra mijëra euro të gjyqtarit të Apelit Administrativ, Arjan Qafa, i kallëzuar penalisht për fshehje pasurie në vitin 2014.

Arjan Qafa kishte deklaruar pasurinë disa vite para se të bëhej gjyqtar, duke qenë se kishte mbajtur funksionin e Inspektorit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në mars 2014, pas një kontrolli të detajuar, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) konstatoi problematika të shumta me burimin e parave të Arjan Qafës dhe bashkëshortes së tij.

Në përfundim të atij kontrolli, ILDKPKI dorëzoi kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës. Për këtë rast, institucioni i kontrollit publikoi edhe një njoftim zyrtar, ku renditeshin shkeljet e konstatuara. Konkretisht:

“Në përfundim të verifikimeve të kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Arjan Qafa,-thotë ILDKPKI në njoftimin e datës 31 Mars 2014,- u konstatuan problemet si më poshtë vijon; 

Lexo edhe:

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

Incident në Elbasan/ Qytetarja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

 1.Fshehje e depozitës në shumën 1.000.000 lekë në Raiffesien Bank. 

 2.Fshehje të llogarisë rrjedhëse në shumën 2.400 Euro në Raiffeisen Bank. 

 3.Deklarim të rremë për dhuratat në vlerën 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar cash dhe më pas kanë shërbyer si burim për blerje apartamenti. 

 4.Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor financiar të vlerës prej 70.000 euro të deklaruar nga bashkëshortja si gjendje cash në deklarimin e interesave private të vitit 2008. 

 5.Deklarim i rremë për gjendjet cash të deklaruara nga bashkëshortja, në shumën prej 5.000.000 lekë e cila është përdorur si huadhënie duke përfituar; 900.000 lekë në vitin 2009; 900.000 lekë në vitin 2010; 1.200.000 lekë në vitin 2011,duke shtuar likujditetet cash për tre vitet në vazhdim me 3.000.000 lekë  vetëm nga interesat. 

 6.Lidhur me kontratën e sipërmarjes për prenotimin e apartamentit me vlerën 40.000 Euro, subjekti ka paraqitur të dhëna kontradiktore në sqarimet e bëra në ILDKPKI, dhe rrjedhimisht deklarimet e tij janë të rreme. 

 Për sa më sipër subjekti Arjan Qafa ka konsumuar elementët e veprës penale të “ Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.  

 Pas 3 muaj hetimesh, Prokuroria e Tiranës vendos pushimin e çështjes, duke argumentuar se i kallëzuari Arjan Qafa nuk kishte fshehur pasurinë apo të kishte bërë deklarim të rremë. Në hetim, prokuroria e kishte ndarë verifikimin e pasurive të Qafës në dy periudha. Në periudhën e parë përfshiheshin deklaratat e pasurisë nga formulari i parë, deri në vitin 2008, kohë kur bashkëshortja e Arjan Qafës deklaron se ka krijuar 70 mijë euro.

Për këtë periudhë kohore, prokuroria e Tiranës, në vendimin e pushimit, sqaron se nuk mund të kryhen hetime, për shkak të parashkrimit të veprës penale. Pra, në këtë mënyrë, Arjan Qafës dhe bashkëshortes së tij iu “amnistuan” 70 mijë euro, pa u kryer asnjë verifikim mbi ligjshmërinë e burimit.

Për pasuritë e krijuara në periudhën 2009-2013, prokuroria e Tiranës ka argumentuar sërish se nuk ka fshehje pasurie nga ana e Arjan Qafës. Në deklaratat e pasurisë për këtë periudhë, i kallëzuari Qafa ka deklaruar rreth 35 mijë euro “dhurata” nga familjarët e tij të afërt. Prokuroria e Tiranës, në hetimet e saj, është mjaftuar vetëm me deklarata huaje dhe deklarime të familjarëve të Qafës, të cilët pranojnë se i kanë dhënë atij dhurata. Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, nuk rezulton të jetë kryer asnjë verifikim nëse familjarët e personit nën hetim kishin apo jo mundësi reale për t’i krijuar këto shuma, të cilat më pas ia kanë dhënë “dhuratë” Arjan Qafës.

Gjithësesi, bazuar në këtë hetim sipërfaqësor, prokuroria e Tiranës vendos pushimin e hetimeve. Por ky vendim duket se nuk e ka kënaqur plotësisht inspektorin e atëhershëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot gjyqtar i Apelit Administrativ.

Ai nuk ka qenë dakord që në vendimin e pushimit të prokurorisë, i cili, për një pjesë, ka argumentuar se nuk janë kryer hetime për shkak të efektit të parashkrimit. Arjan Qafa ka kërkuar në gjykatën e Tiranës ndryshimin e vendimit të pushimit dhe të shënohej që “fakti penal nuk ekziston”.

Kjo kërkesë e inspektorit të KLD-së, Arjan Qafa, u pranua nga ana e gjykatës së Tiranës. E, në këtë mënyrë, me një kartelë të pastër penale, ai hyri i qetë në garë dhe u zgjodh gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ, detyrë që vijon ta mbajë edhe sot, në pritje të procesit të Vetingut.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

08:11 : 11/05/2025
AKTUALITET

Incident në Elbasan/ Qytetarja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

08:09 : 11/05/2025
AKTUALITET

Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik! Qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

07:51 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit nisin me probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi

07:45 : 11/05/2025
AKTUALITET

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

07:28 : 11/05/2025
AKTUALITET

Përplasja në Dibër/ Arrestohet oficeri i policisë Esat Gjura, babai i kandidatit socialist

07:26 : 11/05/2025
Para

Lali Eri tall b…içikletën, para Ramës, kryeministri bën për ujë të ftohtë FRESH-istët!

TË GJITHA

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

08:11 : 11/05/2025

Incident në Elbasan/ Qytetarja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

08:09 : 11/05/2025

Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik! Qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

07:51 : 11/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit nisin me probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi

07:45 : 11/05/2025

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

07:28 : 11/05/2025

Përplasja në Dibër/ Arrestohet oficeri i policisë Esat Gjura, babai i kandidatit socialist

07:26 : 11/05/2025

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com