• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit zbulon planin e masave

13:12 : 22/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit që ka të bëjë me akset rrugore, sheshet dhe ambientet me njerëz si dhe pikat kufitare.

Albert Dervishaj, Drejtor i Rendit Publik deklaroi sot se Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, ka marrë një sërë masa shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit dhe në pritje të Vitit të Ri 2019, pasi pritet të ketë rritje të numrit të shtetasve që hyjnë e dalin nga territori i Republikës, rritje të numrit të mjeteve në qarkullim, zhvillim të aktiviteteve festive, në sheshe, qendra dhe lokale etj.

Gjithashtu janë hartuar Planet e Vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare. Bazuar në informacione, do të organizohen shërbime të përbashkëta, të këtyre strukturave dhe do të mbështeten edhe nga Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurtë të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli.

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj. Në veçanti nga DVP Tiranë, gjatë natës së nderimit të viteve janë planifikuar punonjës policie në terren, nga të cilët në Sheshin “Skënderbej”, ku do të festohet nata e ndërrimit të viteve dhe ku Bashkia e Tiranës organizon koncertin festiv, siguria është organizuar në bashkëpunim me të gjitha institucionet që kanë detyrime.

Nga ana e strukturave të Kufirit dhe të Migracionit, vazhdojnë masat me shtimin e posteve të punës në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim kryerjen e procedurave të shpejta dhe krijimin e lehtësirave gjatë hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.
Janë evidentuar dhe organizuar shërbime, në vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale dhe objekte ku administrohen vlera monetare e materiale, për të parandaluar ngjarje kriminale.

Lexo edhe:

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet

Gjithashtu strukturat e Policisë do të organizojnë takime me subjektet e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF), për përforcimin e shërbimeve të sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare.

Policia e Shtetit dëshiron të sigurojë të gjithë qytetarët që do të festojnë natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri, se do të jetë pranë komunitetit për garantimin e rendit publik, të sigurisë së jetës dhe të pronës.

Policia e Shtetit ka hartuar planet e masave dhe planet e veprimit në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj për këtë fundviti, nëpërmjet të cilave synohet:
– Rritja e sigurisë së komunitetit në të gjithë territorin.
– Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë.

– Evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal e penal, i automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë.

– Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave.

– Identifikimi dhe kapja e personave të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës dhe personave në kërkim.

– Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

– Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale

– Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.

Në këtë drejtim strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera të Task Forcës së krijuar me Urdhër të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve” dhe në zbatim të detyrimeve që përcaktohen, do të ushtrojnë kontrolle për verifikimin e kushteve të prodhimit, të magazinimit dhe të përdorimit nga subjektet e licencuara për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët.

Strukturat e Policisë do të analizojnë dhe rivlerësojnë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet

19:40 : 29/06/2025
BOTA

Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

19:37 : 29/06/2025
AKTUALITET

6 rekordet tona

19:35 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën

18:52 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar

18:36 : 29/06/2025
Para

Punë në Gjermani/ Aplikimi për vizë, si shmanget ngadalësimi i procedurave

TË GJITHA

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet

19:40 : 29/06/2025

Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

19:37 : 29/06/2025

6 rekordet tona

19:35 : 29/06/2025

Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën

18:52 : 29/06/2025

Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar

18:36 : 29/06/2025

“Kam shitur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tmerrshme: Si më shfrytëzuan për prostitucion

17:54 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com