Letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia ka dërguar homologut të tij kosovar, Hashim Thaçit, në të cilën thuhet se Uashingtoni është i gatshëm që presidentit Thaçi t’i ofrojë ndihmë në përpjekjet për të arritur marrëveshje në dialogun me Serbinë ka pushtuar mediat në Serbi, përcjell lajmi.net
Mediat beogradase shkruajnë se Trump ka shprehur kënaqësi për bisedën që ka zhvilluar me Thaçin në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të Përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ç’rast ka theksuar se Kosova është partnere vendimtare e Uashingtonit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë.
Presidenti i SHBA-së, shkruajnë mediat serbe, ka përshëndetur përpjekjet e Thaçit për pajtim me Serbinë.
Mediat në Serbi shkruajnë së presidenti Thaçi në mesazhin e tij në Twitter është shprehur se edhe ai i gëzohet kremtimit të përmbylljes së paqes në Shtëpinë e Bardhë dhe hapjes së shtegut për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Bashkim Evropian dhe Kombe të Bashkuara.