Ambasada Amerikane, nëpërmjet një njoftimi në Facebook u bën thirrje të gjithë nxënësve të interesuar, se nëse duan të ikin në Amerikë nëpërmjet një programi shkëmbimi, kanë afat deri nesër.
“Jeni nxënës në shkollë të mesme dhe të interesuar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një programi shkëmbimi? Afati i aplikimit për Institutin Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2019 në Shtetet e Bashkuara është nesër. Dërgoni me e-mail aplikimin e plotë në [email protected]”,shkruhet në faqen e Ambasadës.
Ndërsa për të aplikuar duhet të klikoni në linkun e mëposhtëm: https://bit.ly/2CqLADT #ExchangeOurWorld