Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj është rikthyer protagonist me skuadrën e Albasetes në Ligën e Dytë spanjolle.
21-vjeçari realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në fitoren 2-0 të ekipit të tij në transfertë ndaj Numancias.
Ky ishte goli i katër për lushnjarin në kampionat, ndërkohë hera e fundit që ai shënonte ishte data 28 shtator në përballjen ndaj Zaragozës.