Nga Boldnews
30 milion euro me një tentativë për tu marrë me një dorë të vetme. Disa qindra familje të nxjerra jashtë në mes të dhjetorit në një tentativë për tu prishur shtëpitë e tyre kursimet e një jetë. Kjo është prognoza e korrupsionit e ditëve të fundit e cila po mbytet mediatikisht për shkak të protestës studentore që ka mbërthyer sheshet e Tiranës.
Njeriu që qëndron nga pas këtyre aferave korruptive, zyrtari që duhet të mbante përgjegjësi është ministri i kabinetit Rama Damian Gjiknuri.
Nëse klikon në “Google” me togfjalëshin “Damian Gjiknuri korrupsion”, motori i kërkimit të jep mbi 70 mijë faqe, të cilat flasin pa pushim për bëmat e këtij “njeriu me fytyrë hajduti, ose hajduti me fytyrë njeriu” sicc e cilëson shpesh ish kryeministri Berisha.. Në këto kushte, nuk ke nga t’ia fillosh për t’i përmbledhur gjynahet e tij lidhur me korrupsionin në Shqipëri. Por le ta fillojmë nga fundi i ngjarjeve për të përmendur kulminacionet e karrierës prej grabitësi të pronës publike të një prej ministrave që bën çmos të duket simpatik në public duke investuar një profil prej babaxhani përpara shqipëtarëve dhe ndërkombëtarëve..
Damian Gjiknuri është mbreti i Unazës. Zyrtari i lartë shtetëror që ka gatuar gjithë këtë katrahurë me prishje banesash, korrupsion në tender dhe gjithfarë shkeljesh e allishverishesh. Sigurisht me urdhër dhe në bashkpunim me liderin suprem, Edi Rama.
Sot, Gjiknuri luan rolin e të shqetësuarit për fatin e 20 milionë euro fonde publike, të cilat, sipas tij, shpëtuan për shkak se u zbuluan dokumentat e fallsifikuara të kompanisë DH-Albania. Por, fakti është që Gjiknuri dhe të gjithë vartësit e tij, u detyruan të anulojnë tenderin për Unazën e Re, vetëm kur emisioni “Të paekspozuarit” publikoi dokumentat skandaloze të fallsifikimit, të kryera nga ana e kompanisë off-shore. Dhe me siguri nuk ka shqiptar të besoj se e gjithë kjo aferë e pastër korruptive , është realizuar pa dijeninë e zotit Gjiknuri dhe shefit të tij, Edi Rama.
Damian Gjiknuri. nëpërmjet OST i dha një 26 vjeçari më shumë se 11 milion euro, në një tender kryekëput të manipuluar, ku dhe, me siguri, “Damo” kishte pjesën e vetë. Me kaq lekë mund të bëheshin shumë gjëra nga ato që mund të përfitonin shqiptarët, por sigurisht që jo ministri faqekuq i Ramës.
Në fakt këto më sipër mund të quhen thërrime para megaaferës së CCez ku grabitja ndaj fiancave publike kalonte gjysëm miliardi euro.
Damian Gjiknuri, “hajduti me fytyrë njeriu”, ishte në krye të aferës CEZ, duke i shkaktuar financave publike pasurisë së shqiptarëve një humbje prej më shumë se 600 milion euro dhe jo vetëm që nuk i hyri gjemb në këmbë, por nëpërmjet mediumeve të korruptuara dhe propagandës së Liderit Suprem, e shiti këtë si një fitore të Shqipërisë.
Gjiknuri, si edhe e gjithë qeveria e tij, u vunë në dijeni në vitin 2015, për një kallëzim që kishte përgatitur Kontrolli i Lartë i Shtetit për aferën skandaloze që shoqëronte Marrëveshjen e Arbitrazhit me kompaninë çeke, CEZ, e cila u largua nga Shqipëria me një mal me borxhe. Për të paraprirë këtë kallëzim, Gjiknuri dorëzoi në Prokurori një kallëzim për disa ish-zyrtarë të lartë, të cilët i konsideronte si përgjegjës për privatizimin e “dështuar” të OSHEE-së, në vitin 2010.
Prokuroria, në hetimet e saj, siguroi prova të shumta se Gjiknuri kishte përgjegjësi të mëdha për humbjet e rreth gjysëm miliardi euro nga zgjidhja me marrëveshje të kontratës me CEZ-in. Por, megjithatë, Prokuroria e “toleroi” Damian Gjiknurin, duke ia pushuar hetimin
Damian faqekuqi, sektari dhe ndjekësi i fesë së indianëve, në Shqipëri është përfolur për korrupsion në dhënien e lejeve të ndërtimit në miniera. Konçensionet e dhëna prej tij kanë marrë jetë minatorësh në Bulqizë dhe kanë skllavëruar fëmijë në malet e kromit.
Pasi përfitoi nga “dashamirësia” e Prokurorisë, e cila vendosi t’i pushonte hetimin për aferën CEZ, Damian Gjiknuri përfshihet në një tjetër situatë skandaloze. Ai është përfolur për lidhje me rusët dhe marrëveshjen me Gazprom, duke dalë kundër interesave ekonomike politike dhe strategjike të Shqipërisë. Kompania e fuqishme ruse kishte planifikuar ekspansionin e saj në Shqipëri dhe, që prej këtej, në të gjithë territorin e Ballkanit.
Por kjo aferë, e cila me shumë mundësi do të shoqërohej me bakshish të majmë për qeveritarët përgjegjës për marrëveshjen, nuk u arrit të realizohej, për shkak të ndërhyrjeve të fuqishme të ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Diplomati amerikan, për këtë rast, një ndër të rrallët kur ai mbronte interesat e vendit të tij në Shqipëri, i ka qëndruar ngjitur Kryeministrit Edi Rama për disa javë, në përpjekje për të parandaluar firmosjen e aferës së Gjiknurit me Gazprom-in rus. Këmbëngulja e Donald Lu pati rezultat dhe Gjiknuri nuk arriti të nënshkruajë një dokument zyrtar me kompaninë e fuqishme ruse të gazit.
Për këtë rast ka pasur dhe shumë diskutime se egzistojnë dhe video të hipnozave të Damian Gjiknurit mes të cilave diskutohej dhe për lidhjet e tij me oligarkinë ruse.
Damiani ka lundruar në ujëra të ndërmjetme mes Rilindjes dhe Partisë Socialiste, për t’u kthyer ndoshta në ministrinë e qeverisë Rama më të përfshirë në afera korruptive dhe më të fuqishëm financiarisht.
Me kaq shumë çështje dhe kaq shumë prova publike, a nuk ka ardhur koha që duart e Damianit të çlirohen nga byzylykët e indianit dhe të ndiejnë ftohtësinë e çelikut të prangave?
A ka ende ndonjë prokuror, i cili ndjen se s’mund të jetë nën eunukërinë e Arta Prelës dhe të vendosë nën arrest një nga baronët e korrupsionit të këtij pesëvjeçari të Rilindjes?
Po gjyqtar, a ka ende Republika, të cilët duan vërtet të shkëputen nga bataku i zhytur dhe të na japin një drejtësi aq shumë të munguar?
Të gjitha këto pyetje mund të marin vërtet përgjigje nëse dikush do dalë të përballet me korrupsionin dhe do ta nisë me Damianin. Ky është nga veprimet më emergjente që sot kemi nevoje. Arrestojeni Damian Gjiknurin!