• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Ja 5 shtyllat e shtetit që ka goditur Rama

12:12 : 15/12/2018
në AKTUALITET, POLITIKE


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, në fjalimin e mbajtur në Këshillin Kombëtar. Kryeopozitari theksoi se “brenda pesë vitesh, përmes bashkëpunimit me krimin dhe grabitjes së pasurive të vendit, Edi Rama shkatërroi procesin zgjedhor, shkatërroi procesin politik, vuri nën kontroll ekonominë, median e pavarur, vuri në gjumë shoqërinë civile.”

Basha tha se Rama “po kërkon që këto “arritje” kriminale t’i përjetësojë.” Sipas kreut të PD, kryeministri po kërkon që kjo të jetë gjendja e përhershme të Shqipërisë, duke goditur shtyllat kryesore të shtetit, për të qeverisur: Pa demokraci, pa ekonomi tregu, pa media, pa shoqëri civile, pa drejtësi.

Kryedemokrati tha se vitet e fundit, vendi është zhytur në autokraci, po vuan nën sundimin e krimit dhe të korrupsionit, po lëngon në mjerim ekonomik dhe është e izoluar nga bota e politikës, ekonomisë, kulturës, dijes, shkencës dhe vlerave perendimore.

Ai pranoi se korrupsioni, krimi dhe oligarkët nuk kanë lindur vetëm pesë vitet e fundit, por me Ramën në qeveri, këto dukuri shkatërruese janë ngritur në sistem.

“Është e vërtetë se korrupsioni nuk lindi këto pesë vitet e fundit. Është e vërtetë se krimi ka tentuar dhe ka mundur edhe më parë të ndikojë apo të ketë lidhje me qeverinë. Është e vërtetë se biznesmenët kanë synuar edhe më pare, jo pa sukses, të ndikojnë vendim-marrjen e qeverisë në favor të tyre. Por me qeverisjen e fundit socialiste të gjitha këto dukuri shkatërruese për demokacinë dhe zhvillimin, u ngritën në sistem. Projekti i ashtuquajtur i rilindjes në fakt ishte një projekt për institucionalizimin e krimit, të korrupsionit dhe kapjen e shtetit nga interesat private dhe kriminale”, tha Basha.

Lexo edhe:

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

Sipas Bashës, “sot politika, biznesi dhe media janë shkrirë në një. Një grusht njerëzish të politikës, të biznesit të medias dhe të krimit kontrollojnë krejtësisht pushtetin politik, pushtetin ekonomik, pushtetin mediatik të vendit. Ajo që synon tani ky grup i kriminalizuar është të çimentojë kontrollin e vet mbi këto pushtete për dekadat e ardhshme duke duke futur në dorë dhe kontrolluar të gjitha burimeve ekonomike dhe natyrore të vendit.”

“Breza të tërë shqiptarësh do të paguajnë në të ardhme këto borxhe që kanë përfunduar në xhepat politikanëve dhe klientëve të tyre, nëse nuk e ndalim këtë projekt. Përmes pushtetit ekonomik dhe kontrollit të burimeve të vendit, Ky grup kriminal politik ekonomik dhe mediate, kërkon të kontrollojnë procesin politik për sot dhe për nesër ose me mirë të asgjesojë atë: vullneti i shqiptarëve nuk do të ketë asnjë rëndësi dhe asnjë ndikim në punët e vendit; vota e tyre nuk do të vlejë veçse për t’u blerë pasi ky grup kriminal do ta mbajë pushtetin përmes parasë dhe dhunës”, deklaroi kreu i PD-së

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025
SPORT

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

23:05 : 09/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025

22:58 : 09/07/2025
BOTA

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025
Para

Premtimi i fortë i Bashës: PD-ja nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma!

TË GJITHA

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

23:05 : 09/07/2025

Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025

22:58 : 09/07/2025

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025

I moshuari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve: Është montazh

22:24 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com