Nesër do të zhvillohet një protestë në Londër nga shqiptarët të cilët jetojnë atje në mbështetje të studentëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Genc Sejko i cili njihet si “njeriu i memeve”. Ai është kritik i politikanëve shqiptarë, dhe i ironizon nëpërmjet memeve. Sejko ka mbështetur protestën e studentëve që prej ditës së parë.
“Në mbështetje të protestës studentore. Të shtunën në orën 11:00 am”, shkruan Sejko në një njoftim në Facebook.
Kujtojmë që ai ka lajmëruar një protestë tjetër që pritet të jetë masive të emigrantëve me 28 dhjetor para kryeministrisë.