Nga Taulant Kopliku
Ne nje skute te erret perballe kryeministrise, ishin te mbeshtjelle me kapuca dy deputete te opozites bashke tre shoqerues.
Ne ate ore te vone te nates, pak metra larg tyre, kishin mbetur vetem nje grup shume I ngushte djemsh dhe vajzash protestues.
Aktivistja Anxhela Cikopano po shperndante caj te ngrohte, ndersa ata, te mbeshtjelle me batanije kendonin dhe hidhnin parulla.
Iu afrova nje grupi prej tre vetesh dhe kerkova te mesoj dicka mbi protesten. Kishte entuziazem ne ta. Entuziazem, por jo ide.
Ndersa I pyeta per grupimet e shfaqura, u hodhen perpjete dhe nisen ti marrin fjalen njeri tjetrit nga goja. Argumenti ishte OP dhe Arlind Qorri.
“Ata jane marksiste, jane njerezit e Rames dhe duan te na minojne. Nje vajze te Fressh e zbuluam sot dhe e larguam. Nuk do ti lejojme te na e marrin levizjen studentore e ta perdorin per interest e Rames“.
“Mire“ – I them. – “Ata mund te jene marksiste dhe kane idhull Qemal Stafen dhe Chè Guevaren, por protestave ia qr ama. Kane super organizim dhe ide qe ju si patet asnjehere ne keto vite. Pastaj, nese une shoh keta te Arlindit qe ju I etiketoni sit e shitur, pse mos mendoj se ju jeni te FRPD dhe shkembeni mesazhe me ata deputetet atje te qoshja“?
“Nese ata thone jo politike, atehere po kerkojne te shuajne gjithcka. Te thuash jo politike ne keto dite eshte si ti ruash b*then Rames“.
“Po sikur ate “Jo politike“, ta kene per forumet e partive qe sillen si cakenj rrotull protestes? Kjo eshte shume me e demshme per ju, sesa Arlind Qorri“.
“Or shok, lidera nuk kane shans me na u ba ata ne protesten tone. Kjo asht kryesorja“ – Ma kthen me nje ton qe nuk le vend per diskutim.
Vazhdova rrugen drejt sheshit Skenderbej, dhe nga aty ne rrugen e Durresit. Atje mund te ishin diku te 150 studente. E njejta skene e entuziazmit dhe thirrjeve e kengeve. Kartonat me slloganet dhe batutat ironike ne shqip dhe anglisht, kishin mbushur kangjellat e ministrise se arsimit, nderkohe qe qindra shenja te verdha vezesh ishin stampuar ne mur e xhama dritaresh.
Pyeta serish nje grup. Desha te di nese kjo fryma antiQorri ishte tek te gjithe.
“Nese eshte dikush qe ka bere te mundur kete, eshte Levizja per Universitetin. Kjo nuk eshte koha per dekorata e merita, por tendenca e dhunshme per ti larguar ata, nuk diskutohet qe eshte e gabuar, madje edhe e kundershtuar nga ne“.
Eshte nje student qe mundohet te jete I detajuar ne cdo fjali qe hedh. Ndoshta prania e Giulias, koleges time italiane aty, e ben te zgjedhe fjalet dhe njekohesisht te tregohet shume energjik.
E pyes per forumet rinore dhe impaktin qe ata kane. “Prit“ – me thote, dhe nxjerr menjehere celularin. Nje ore me perpara kishte perfunduar Top Show ne te cilin kryeministri, “debatonte“ me studentet.
“Shiko ketu: Kjo vajza, e Fressh. Kjo tjetra, gjithashtu. Shiko fotot neper fushata dhe takime“.
Shiko kjo tjetra qe perqafon Lalin. Me demonstron rreth 15 foto ne pak sekonda. Te gjithe studente te “debatit“ me Ramen.
Kerkoj te kuptoj dicka per impaktin ne proteste te LRI dhe FRPD, aq shume te perfolura keto dite. I them se cila do ishte idealja per ju, plotesimi I kerkesave 100% dhe kthimi ne auditore, apo perseritja e Dhjetorit 1990, dhe rrezimi I qeverise. E pyes nese kjo proteste do te kthehet ne politike te mirefillte.
Shoh hezitim dhe papergatitje per t‘iu pergjigjur ketyre dilemave.
“Forumet partiake duhet te rrijne larg protestes por ne nuk kemi sesi te pengojme studentet qe aderojne ne ta. Nese ata do te na sjellin liderat e tyre apo do te na diktojne axhenda te ndryshme dhe te pista, atehere do ti perzejme. Ajo qe kemi ne dore, eshte te mos reshtim ti demaskojme me foto. Sa per ndryshimin e objektivave, nuk kemi vendosur ende asnje gje. Jemi ketu dhe kjo ka rendesi“.
Kur pyes nese ka nje lider qe mund ta takoj, ai me sheh me sy plot dyshim dhe pergjigjet shkurt: “Ketu nuk kemi lider“.
“Pikerisht, kjo eshte ceshtja“ – I them. – “Ky eshte problem I madh. Mungesa e nje perfaqesie dhe e liderave. Kjo sjell pastaj, njehere perzenien e Tupes, e me pas edhe grushtet ndaj profesorit tjeter. Kjo sjell edhe listat paralele me kerkesa, dhe ne fund percarjen dhe mbytjen e zerit tuaj, ashtu sic duan shume ketej rrotull“.
Pershendetemi dhe ne ikje I ngre grushtin lart. I pelqeu provokimi. Ma ktheu menjehere. Qesha me vete dhe vijuam rrugen drejt qendres bashke me Giulian, ndersa te rinjte kendonin “Xhamadanin“.
“Ky grupi ketu me mire te kendojne “Bella Ciao“ – I them mikes time teksa nisa te dridhem nga I ftohti I nates se Tiranes.
“Perchè“?
“No, no. Niente“.
Ora po shkonte drejt 01.00
Tirane, 11 Dhetor 2018.