• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sheraton kthehet në Hyatt/ “Më në fund një hotel me 5 yje në Shqipëri”

19:46 : 06/12/2018
në AKTUALITET

Nuk është bërë asnjë një vit nga mbyllja e hotel Sheraton. Hoteli, i cili aktualisht menaxhohet nga Kastrati Group me emrin Mak Tirana, kalon sërish në menaxhim ndërkombëtar. Rrjeti ndërkombëtar “Hyatt” ka përfunduar marrëveshjen me investitorin shqiptar.

Kastrati Group e bleu strukturën e Mak Albania këtë vit. Vlera e transaksionit me Hyattende nuk është bërë e ditur. Paraprakisht, flitet se investitori e jep në menaxhim pjesën e strukturës së Mak Albania (ish Sheraton) për 20 vite.

Mesditën e kësaj të enjteje, në kryeqytetin shqiptar është nënshkruar marrëveshja për të sjellë në Shqipëri të gjithë eksperiencën dhe menaxhimin në fushën e hotelerisë, të kompanisë gjigante amerikane “Hyatt Hotels Corporation”, me seli në Chicago. Standardet më të larta të hotelerisë vijnë në Shqipëri falë bashkëpunimit të këtij “brand”-i të famshëm amerikan me “Kastrati Group”, për të menaxhuar pikërisht ambientet e ish-hotel Sheratonit pasi bleu “Mak Albania”-n.

Turizmi elitar shqiptar do të ketë tashmë një “Hyatt Regency and Residency”, hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri dhe që do të ketë kapacitete më të mëdha sesa më parë, por edhe një pasaportë “gold”.

Bashkë me Sheraton, kjo është marka e tretë ndërkombëtare që futet në tregun vendas në fushën e hoteleri-turizmit. Në fund të muajit gusht ka nisur të mirëpresë pushuesit e udhëtarët e parë, “Hilton Garden Inn”. Përfaqësues të biznesit thonë se prania e markave të specializuara në fushën e shërbimit, do të rrisë standardin në këtë sektor.

Në fjalën e tij mbajtur gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Rama theksoi ndër të tjera rekomandimet apo ankimet që lënë zakonisht vizitorët e huaj kur vijnë në Shqipëri, teksa të bie në sy problemi i akomodimit jo të përshtatshëm. Një investim kaq i rëndësishëm për një hotel me 5 yje në Shqipëri sjell shumë përfitime për ekonominë shqiptare, qoftë me punësimin e stafit të tij, ashtu dhe me shpenzimet më të mëdha që do të bëjnë turistët kur gjejnë një shërbim dhe akomodim më të rehatshëm.

“Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi ende një hotel me 5 yje, që janë elita e industrisë së turizmit. Tashmë jemi në nisje të një projekti gjigant për sjelljen e Hyatt, që do të lërë në harresë njëherë e mirë edhe lotët e atyre që u pikëlluan kur u largua Sheratoni. Në fakt, as ai nuk ishte një hotel i mirëfilltë me 5 yje, pavarësisht pretendimeve”, tha Rama.

Lexo edhe:

Nis numërimi i votave në Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet e para

Turistët italian flasin në protestën para Kryeministrisë: Shqipëria ka një popull krenar, vazhdoni

Duke uruar ata që bënë të mundur këtë marrëveshje, Rama tha se nuk i mbetej gjë tjetër veçse të priste për të qenë i pranishëm në ceremoninë e radhës së nënshkrimit të një tjetër kontrate me një tjetër markë të fuqishme.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis numërimi i votave në Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet e para

19:54 : 07/06/2026
AKTUALITET

Turistët italian flasin në protestën para Kryeministrisë: Shqipëria ka një popull krenar, vazhdoni

19:40 : 07/06/2026
AKTUALITET

Zjarr pranë “Vila L” në Astir, përfshihet nga flakët një garazh

19:36 : 07/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

19:27 : 07/06/2026
AKTUALITET

Qytetarja: Kryeministër, diaspora këtë vit nuk do vij për pushime, por për protestë

19:17 : 07/06/2026
AKTUALITET

Detaje nga plagosja në Vlorë, i riu u qëllua sapo doli nga lokali

19:07 : 07/06/2026
Para
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

Zbulohet dokumenti/ Lindita Nikolla me mesatare 6

TË GJITHA

Nis numërimi i votave në Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet e para

19:54 : 07/06/2026

Turistët italian flasin në protestën para Kryeministrisë: Shqipëria ka një popull krenar, vazhdoni

19:40 : 07/06/2026

Zjarr pranë “Vila L” në Astir, përfshihet nga flakët një garazh

19:36 : 07/06/2026

Protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

19:27 : 07/06/2026

Qytetarja: Kryeministër, diaspora këtë vit nuk do vij për pushime, por për protestë

19:17 : 07/06/2026

Detaje nga plagosja në Vlorë, i riu u qëllua sapo doli nga lokali

19:07 : 07/06/2026

Plagosja në Shijak/ I lënduari pronar i një lokali, autori në kërkim

18:59 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibomcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom giriş