Protesta/ Studentët mblidhen nesër para zyrës së Ramës (VIDEO)

Nuk pranojnë plotësim gjysmak të kërkesave.

Studentët janë shprehur se kërkojnë arsim publik falas, ndërsa nuk do ti ndalojnë protestat.

Ata janë shprehur nesërm do të vijojnë sërish me protestën, ndërsa në orën 8:00 do të mblidhen para Kryeministrisë.

‘Do e diskutojmë me të gjithë studentët dhe do të marrim një vendim. Duke qenë se kishim deklaruar se ministra do të na kthente përgjigje, për sot, e mbyllim protestën. Me thirrjen që do të mblidhemi sërish nesër në të njëjtën mënyrë. Do shihet nëse do ketë reagim’, -tha një prej përfaqësuesve të Këshillit studentor, ndërsa shtoi se protesta per sot mbyllet.

Ndërkohë një tjetër studente tha: ‘Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet’.

Qeveria dhe Ministria u tërhoqën nga haraçi i padrejtë për studentët!Por nuk kanë plotësuar kërkesat e tjera dhe po përpiqen t'u bishtnojnë! Ama ne nuk ndalemi!NESËR VAZHDON PROTESTA PARA MINISTRISË! DERI NË REALIZIMIN E PLOTË TË KËRKESAVE!NË ORËN 08.00 BOJKOTOJMË NË ÇDO FAKULTET/UNIVERSITET! NË ORËN 10.00 PROTESTOJMË PARA MINISTRISË!

Gepostet von Për Universitetin am Donnerstag, 6. Dezember 2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here