• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kjo qeveri meriton shporrjen

15:45 : 04/12/2018
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Luçiano Boçi

Arsimi u trajtua në buxhetin e 2019, përsëri si sektori më pa vlerë dhe si vrima e fundit e kavallit qeveritar. Pak a shumë, ai konsiderohet nga kjo qeverisje, ndër këto vite, si një i vdekur klinik që mbahet gjallë, sa për sy e faqe të publikut e që megjithatë, nga i cili mund “të nxjerrësh dhjam” korruptiv, sa herë të duhet. “Ushqimi” financiar për fushat e tij është po ai standarti. Anemik dhe përçmues.

Ky buxheti i arsimit, mbulon shpezimet operative dhe disa nga iniciativat që përsëriten shabllon vit pas viti, duke shmangur investimet kapitale të domosdoshme si dhe financime të tjera, pa të cilat nuk mund të pretendosh cilësi arsimore. Buxheti i arsimit mbetet mjeran, i pamjaftueshëm dhe gropat e tij nuk i mbushin, as iniciativat boshe formale për orare të cuditshme e as shkollat për drejtorë militantë.

5% i PPB i premtuar, as nuk përmendet e jo më të synohet. Pak para për paga që me rritjen e pretenduar, nuk mbulojnë as normën e inflacionit të këtyre viteve. Pak para për mjete mësimore, apo ndonjë libër falas. Pak para për Arsimin e Lartë. Aspak para me shumë për kërkimin shkencor. Aspak para për shkolla të reja e infrastrukturë moderne, përveç PPP-ve. Asgjë për sportin. Asgjë për rininë. E kjo është revoltuese e meriton protestën.

Edhe kaq sa i japin arsimit, Ramës i duket shumë dhe nuk është çudi që, sikurse vitin e kaluar, nga mesi i vitit, ai t’i fusë një drapër tjetër buxhetit skandaloz të arsimit. Braktisja vazhdon rrjedhshëm, ndërsa mbyllja e 228 shkollave shitet rrejshëm për sukses. Ministrinë vërtetë, këto ia kanë lënë Linditës, por arsimin e vërtetë askujt. Arsimi ka mbetur jetim dhe trajtohet si thesi që sa herë i bihet me shqelm, nxjerr miell përfitimi e të mirash vetëm për ato që e drejtojnë. Arsimi profesional mbetet i degdisur pa lidhje, në zyrat me merimanga të stërministrisë së Financave, Ekonomisë e Punës.

Lexo edhe:

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

Gjermania goditet nga temperatura rekord

Vlera e arsimit paruniversitar tretet çdo ditë e më shumë në lumin e paaftësisë e papërgjegjshmërisë ministrore. Mësuesi denigrohet, me trajtimin që i bëhet, ndërsa pedagogët vuajnë rënien në pikiatë të ardhurave e kredibilitetit të tyre. Nxënësit shihen si numra, ndërsa studentët si klientë, xhepat e të cilëve rrëmohen nga qeveria, nga fakulteti, nga konviktet, apo qeratë marramendëse. Ka kohë që Universitetet publike, të detyruar nga Ligji i Arsimit të Lartë, janë kthyer në sportele që vetëm vjelin, për të mbajtur gjallë ekzistencën. Tarifë për këtë apo atë. Tarifë këtu e tarifë atje.

Ndërkohë, shteti as përkrah dhe as mbështet e akoma më keq rrit tarifat, duke krijuar kështu hendekun e rrrezikshëm ndërmjet studentit dhe institucionit, duke fikur misionin e Universitetit dhe rolin e studentit. Prandaj sot protesta e studentëve ka nisur dhe prandaj ajo duhet të vazhdojë. Derisa qeveria t’i vendosë gishtin kokës, për të financuar arsim në masën që meriton. Derisa ajo të mbështesë arsimin e lartë, kërkimin shkencor e universitetet, studentët e pedagogët. Përndryshe kjo qeverisje meriton shporrjen.

Lajme të lidhura

BOTA

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

11:11 : 27/06/2026
BOTA

Gjermania goditet nga temperatura rekord

10:54 : 27/06/2026
AKTUALITET

Kamëz/ 18-vjeçari qëllon me automatik drejt servisit të celularëve, arrestohet

10:31 : 27/06/2026
AKTUALITET

Parcelë me kanabis në Shkodër, arrestohen dy persona, procedohet kryeplaku

10:17 : 27/06/2026
BOTA

AfD kritikon Bauhaus-in, hap debat mbi historinë gjermane

10:06 : 27/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Lezhë, 28-vjeçari tenton të vrasë vjehrrën

09:49 : 27/06/2026
Para

Vodafone Albania bëhet pjese e propagandës së “Rilindjes”

TË GJITHA

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

11:11 : 27/06/2026

Gjermania goditet nga temperatura rekord

10:54 : 27/06/2026

Kamëz/ 18-vjeçari qëllon me automatik drejt servisit të celularëve, arrestohet

10:31 : 27/06/2026

Parcelë me kanabis në Shkodër, arrestohen dy persona, procedohet kryeplaku

10:17 : 27/06/2026

AfD kritikon Bauhaus-in, hap debat mbi historinë gjermane

10:06 : 27/06/2026

E rëndë në Lezhë, 28-vjeçari tenton të vrasë vjehrrën

09:49 : 27/06/2026

Pronat në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës

09:39 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet